Vallë, a mund të transferohemi pa ndonjë farë nostalgjie prapa në fëmijërinë e pakujdesshme ose në rininë dhe të përpiqemi të krijojmë një përfytyrim 100 përqindshëm objektiv për kohën, në të cilën jetuam? Përgjigja është – jo. Doemos kjo nuk është e mundshme! Për më tepër se kur bëhet fjalë për breza të tëra bullgarësh, që rritën në erën e “socializmit të pjekur” të damkosur nga kontradikta, aluzione ose... mashtrime. Mirëpo, atëherë si të shpjegojmë guximin e dy bullgarëve të rinj, të cilët pa menduar shumë, hidhen në ujërat e turbullta të së kaluarës jo aq të largët, që të studiojnë thellësitë e saj dhe të nxjerrin në pah kryevepra unike nga koha e socializmit. Sajti “Kujtime nga Republika Popullore” provokoi një interes të paparë në rrjetet sociale. Ndërsa autorët e tij Milen Danov dhe Stojan Gëllëbov pranojnë, se nuk pritën një sukses të tillë.
Kur bëhet fjalë për të kaluarën socialiste, pasionet ndizen. Mezi ka ndonjë periudhë tjetër nga historia e Bullgarisë, e cila të provokojë aq shumë diskutime të gjallëruara dhe konkluzionepërfundimtare. Mirëpo, pse është ashtu? “Ndoshta për arsye, se akoma nuk kemi menduar ato vite, ndryshe nga vendet e tjera ish socialiste”, është i bindur 30-vjeçari Milen Danov – njeri prej autorëve të sajtit. Ai sqaron, se përpiqet të jetë maksimalisht objektiv dhe i paanshëm, kur boton artikuj dhe fotografi nga kjo periudhë. Mirëpo, socializmi ekzistonte shumë vite më parë, jo vetëm para 25 vitesh siç është kjo në përfytyrimet e moshatarëve të tij. Për shkak të mangësive të pafalshme në sistemin arsimor, brezi i ri nuk di pothuajse asgjë për 45 vitet e regjimit totalitar, i cili patjetër hodhi një hije mbi të kaluarën dhe të tanishmen e Bullgarisë. Prandaj të rinjtë ndjekin dhe ndajnë pikëpamjet dhe mendimet e tyre në rrjet pasi lexojnë artikujt e botuara në sajtin“Kujtime nga Republika Popullore”. Mirëpo, edhe brezi më i moshuar shfaq interes ndaj këtij portali dhe regjistron komentet e tij nën artikujt, disa prej të cilëve tepër ekstreme plot emocione. Në përgjithësi dominon qëndrimi i mirëfilltë dhe qesharak ndaj viteve “të lavdishme” të socializmit.
“Njeriu mund të shikojë fotografi të nxënësve nga periudha, kur at