Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojan Petrov: Vera më e suksesshme për alpinizmin bullgar

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Bojan Petrov në Broud Pikun, prapa shihet K2
Foto: arkiv personal

Maja më e lartë në botë është Everesti. Mirëpo, komersializimi i saj e bëri atë gjithnjë e më pak tërheqëse për alpinistët më të përgatitur. K2 është maja e dytë për nga lartësia dhe tani përbën sfidën më të madhe për alpinistët e mëdhenj. Në këtë piramidë shkëmbore me klimë të ashpër gjejnë vdekjen 29 nga të gjithë 100 alpinistët, që kanë guxuar ta pushtojnë. Më 31 korrik 2014 për herë të parë në K2 u ngjit një bullgar. Kështu, pasi gjatë majit ai arriti pikat më të larta të Kançendzjongës (Kangchenjunga) – 8586 metra (ngjitja e parë e një bullgari), dhe më 23 korrik – të Broud Pikut – 8047 metra (ngjitja e parë e një bullgari e vërtetuar me një dokumentar) pa oksigjen dhe pa ndihmën e sherpëve, Bojan Petrov, i cili është diabetik, u bë alpinisti i parë, i cili arriti të ngjitet në tri maja të larta mbi 8 mijë metra në kuadrin e 100 ditëve. Ngjitja e tij e dyfishtë – në Broud Pik dhe K2 për 8 ditë është një rekord botëror. Për këto suksese të mëdha alpinisti bullgar mori me anë të videos përshëndetjet e legjendës së alpinizmit Rajnhold Mesner dhe të gazetarit sportiv italian nga “Gazzetta dello Sport” Sandro Filippini.

A ka pasur dyshime Bojan Petrov se do ta arrijë qëllimin e vet, duke ndërmarrë ngjitjen e K2 menjëherë pas Broud Pikut, pa pasur kohë për t’u rimëkëmbur?

“Pata dyshime se nuk mund të kem mjaftë fuqi, që të ngjitem në të gjitha majat, por pasi shihja njerëz para meje, mobilizohesha – përgjigjet Bojan. – Në këtë ekspeditë nuk kishte njerëz, të cilët të ma tejkalonin, sepse ishin më të shpejtë. Ngrihesha 2-3 orë pas të tjerëve dhe pas kësaj i tejkaloja. Kjo i detyrohej formës sime të mirë pas Kançendzjongës dhe aklimatizimit tim atje. Në Kançenxjonga kisha halucinacione dhe probleme me përqendrimin mbi 8 500 metra. Kurse në K2 pata ndjenjën sikur të ngjitesha në një majë prej 7 mijë metrash. Ndjenja, që pata në Kançendzjonga, sikur se isha në kozmos, pothuajse u parandalua.”

Bullgari e arriti këtë sukses pas një ngjitjeje të pasuksesshme të K2 në vitin 2005. Mirëpo kjo ngjitje ishte shumë e dobishme për të, sepse këtë herë të panjohur për të ishin 400 metrat e fundit.

Ja se çfarë tjetër na tregoi alpinisti për rrugën deri në majë:

“E njohja më mirë itinerarin në Arbuci. Ai është klasik, por nuk është i lehtë. Në shumë prej kampeve ka rrezik orteku. I ngjitesha majës me një grup polakësh, por në fakt lëvizesha 2-3 orë para tyre. Isha i vetëm në itinerar – unë dhe një çantë e rëndë 16 kg. Gjatë tërë kohës i kisha me veten çadrën, ushqimin, një thes, rroba – nga kampi i bazës deri në majë.”

Historia e ngjitjeve të K2 tregon se arritja e majës ende nuk do të thotë një mision të suksesshëm, sepse vdekja të ndjek edhe në rrugën prapa.

“Duke dalë nga krehri i majës, u ndesha me një erë të fuqishme, me shpejtësi 60-70 km në orë dhe me pjesëza dëbore – tregon Bojan. – Nuk arrita ta shijojë majën. Pas 30-40 minutash e mora rrugën prapa. Zbrisja majën me ndihmën e një ore GPS. Kisha rënë në gjendjen “uait aut”. Kjo do të thotë se po ta shohësh poshtë në shpat, nuk mund të kuptosh se kur mbarojnë retë, ku fillon toka dhe ku është pjerrësia. Njeriu bën hapa, të cilët në fakt janë kërcime. Disa herë rrokullisesha derisa të kuptoja se ku ishte reliefi.”

СнимкаDuke u kthyer, pasi kaloi një natë në kampin 3, alpinisti u zgjua në çadër, i mbuluar me dëborë. Mezi arriti të shpëtohet nga kurthi i akullt.

“Zbritja poshtë është shumë e rëndësishme për suksesin e tërë projektit – nënvizon Bojan. – Po të shkujdesesh vetëm për një çast,vdekja është një hap larg teje. Stuhitë gjatë zbritjes sime, më bënin për t’u ndier më afër një momenti të pakëndshëm, sesa gjatë ngritjes. Zbritesh duke u ndier i shkarkuar nga mendja, sepse tashme e ke pushtuar majën. Por kjo nuk do të thotë zhdukje të fokusit. Edhe unë e di nga zbritjet e mia të tjera se fokusi duhet të mbetet deri në fund. Dhe unë e ruajta deri në kampin e bazës.”

Gjatë ekspeditave të veta Bojan Petrov, i cili është biolog dhe pjesë e ekipit të Muzeut të Shkencave Natyrore në Sofje, bëri disa zbulime dhe arriti të grumbullojë informacion të vlershëm për botën e kafshëve dhe të bimëve. Tani ka në plan të shkruajë një material shkencor me temë: “Kufiri i sipërm i jetës në Pakistan”. Diku në akullnajën Baltoro jeton merimanga Aulonia petrovi, e cila e mban emrin e alpinistit bullgar. Kjo është merimanga më e madhe e zezë në regjion dhe e vetmja, e cila ec këmbadoras lart nëpër kampet, saktëson alpinisti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Maria Petrova: Qëllimi im i madh është ta kthej artin në gjimnastikën ritmike

Në ditët e zgjedhjeve ne  mendojmë për bashkimin e kombit tonë. Dhe ajo që na ka bërë gjithmonë të jemi bashkë janë sukseset e sportistëve vendas, ndër të cilët janë padyshim gjimnastet ritmike. Gjatë kësaj vere vajzat nga ansambli ynë u ngjitën..

botuar më 21-11-23 7.15.PD

Boksierët tanë kombëtarë u kthyen nga Kosova me pesë medalje të arta

Boksierët bullgarë mbërritur sot nga Kosova, ku fituan pesë tituj në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Në edicionin e 23-të të garës Yassen Radev, Javier Ibáñez, Krassimir Dzhurov, Rami Kiwan dhe Yordan Morejon, nga gjithsej..

botuar më 21-11-22 4.18.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov mbetet në top 30-shen e tenisit botëror

Grigor Dimitrov e përfundoi vitin 2021 në vendin e 28-të në renditjen botërore të tenistëve në klasifikimin ATP. Kjo do të thotë se bullgari për të nëntin vit radhazi mbetet në top 30-shen e tenisit botëror. Në të njëjtën kohë, ky është pozicioni..

botuar më 21-11-22 11.48.PD