Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

125 vjet nga krijimi i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Sofje

БНР Новини
Foto: arkiv

Mbreti Ferdinand dhe dr. Ivan Buresh (drejtor i muzeut) në Egjipt gjatë vitit 1929.Në vitin e largët 1889 monarku bullgar Ferdinand ekspozoi në sallat e pallatit koleksionin e tij personal me zogj, gjitarë dhe flutura bullgarë dhe tropikal. Kështu është vënë fillimi i muzeut të parë bullgar, i cili sot është i njohur si Muzeu Kombëtar i Shkencave të Natyrës. Ferdinandi ishte i njohur me interesat e tij në ornitologjinë – në shkencën për fluturat, në botanikë, gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e tij në ekspedita shkencore nëpër xhunglat e Brazilit, në Afrikën Veriperëndimore dhe në tokat bullgare.

Sot koleksionet e Muzeut me të pasur në Ballkan për historinë e shkencave të natyrës janë vendosur në një godinë katërkatëshe, të ndërtuar posaçërisht për të në vitet 30 të shekullit të XX nga i biri i Ferdinandit – Boris i III. Sivjet muzeu shënon 125 vjetorin e tij si një prej instituteve prijëse në fushën e shkencave klasike të natyrës. Gjatë viteve ai gjithmonë ka qenë një vend tërheqës si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët. Më shumë hollësi mësojmë nga drejtori i tij prof. dr. Nikollaj Spasov: “Është e drejtë, ndërrohen epoka dhe qeveri, por muzeu vazhdon të ekzistencën e vet. Një prej shkaqeve për këtë është, se njerëzit ka nevojë instiktive për natyrën. Ne jemi krijuar prej saj dhe jemi pjesë prej saj. Fëmijët, p.sh. më mirë e ndjejnë këtë. Shkaku tjetër është, se tek ne punojnë njerëz, të lindur me dëshirën të merren me këtë punë dhe që janë të aftë të tërheqin edhe të tjerët.”

“Bota e insekteve” – ekspozita më e re nga marsi i 2014-ësInteres të madh, krahas eksponateve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve, shkaktojnë koleksionet e pasura shkencore në depot e muzeut, të cilët joshin shkencëtarët nga e gjithë bota, shpjegon prof. Spasov. Këtu punojnë shkencëtarë prijës bullgarë në fushën e arkeozoologjisë, mbrojtjes së natyrës, studimit të lakuriqëve të natës, paleontologjisë së vertebrorëve etj. Ata bashkëpunojnë me kolegë nga Franca, Anglia, Belgjika, Greqia, SHBA, Rusia, Kina dhe shtete të tjera.

Preparat nga foka-murg“Mund të themi se aktualisht koleksioni i muzeut numëron po thuaj 1 milionë e gjysmë njësi. Sidomos të pasura janë koleksionet e zogjve dhe insekteve – tregon shkencëtari. – Ndërsa në koleksionin e filialit tonë të paleontologjisë në qytetin Asenovgrad kemi afro 40 mijë fosile nga mioceni i vonshëm – përpara 7-8 mln vjetësh, kur natyra në Evropën Jugore ngjante më shume me atë të Afrikës – me kafshët me feçka, rinoqerontët, gjirafat, antilopat... Kemi një koleksion të madh, ku janë prezantuar më shumë se 1/3 e llojeve botërore të mineraleve.”

Sot koleksionet më shpesh pasurohen me gjetjet e shkencëtarëve të muzeut në kohën e pjesëmarrjes së tyre në ekspedita ose udhëtime individuale.

“Gjatë viteve 80 p.sh. organizuam një ekspeditë të madhe zoologjike në Mozambik, prej së cilës sollëm shumë eksponate të kafshëve – kujton prof. Spasov. – Mënyra tjetër është blerja e eksponateve, por bëhet gjithnjë më e vështirë për shkak të mungesës së mjeteve. Dikur nuk ka qene kështu. Mbreti Boris ka ndarë mjete për blerjen e koleksioneve nga e gjitha bota.”

Preparat nga papagalli i KarolinësCilat janë ekzemplarët më interesantë ndër eksponatet muzeore?

“Ndër unikatet tona është papagalli i Karolinës, i cili sot, për fat të keq, nuk ekziston më. Përpara 100 vjetësh këta zogj kanë mbuluar qiellin në disa rajone të Amerikës Veriore, por ishin asgjësuar nga njerëzit. Do të përmend këtu gjerin bullgar – një kafshë të vogël, që mund të shihet në një rajon të kufizuar – në Bullgarinë Juglindore dhe në pjesën evropiane të Turqisë. Tek ne është prezantuar edhe foka-murg. Si fëmijë kam parë foka të tilla nëpër shkëmbinjtë e kepit Kaliakra. Por sot nuk ka më në Detin e Zi dhe nuk do të kthehen kurrë – mungojnë ushqimi i tyre, plazhet, ku kanë dalë, vendet ku janë shumëzuar.”

Ka akoma gjera interesante. Ja se çfarë tjetër na tregon prof. Spasov:

Një copëz meteoriti prej Marsit“Gjatë këtij viti morëm një dhuratë të çmueshme – pjesë prej një meteoriti prej Marsit. Ajo është dhuratë nga gjeologu i shquar Dmitrij Lobanov-Rostovski, përfaqësues i familjes së lashtë aristokratike ruse, i cili jeton në Angli. Ruajmë një copëz edhe nga Hëna – dhuratë nga qeveria amerikane”.

Muzeu shënon 125 vjetorin e tij me një sërë aktivitetesh interesante. Ndër to është iniciativa që ai të jetë i hapur pa ndërprerje në vazhdim të 125 orësh në datat nga 19 deri më 24 gusht. Dhe si gjithmonë, shkencëtarët do t’u tregojnë mysafirëve të tyre për natyrën dhe sekretet e saj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga muzeu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në rajonin e shkëmbinjve të Bellogradçikut janë të koduara njohuri të lashta për botën

Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur..

botuar më 16-03-27 10.15.PD

Kështjella “Trajanovi Vrata” shkëlqen në historinë bullgare

“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën..

botuar më 16-03-20 11.55.PD

Vila “Armira” – pallati i mermertë në luginën lumore

Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij..

botuar më 16-02-28 9.05.PD