Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kështjella “Trajanovi Vrata” shkëlqen në historinë bullgare

БНР Новини
Foto: bg.wikipedia.org

“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën përkujtimore në hyrjen e fortifikatës. Ajo shtrihet nja 60 kilometra në jug të Sofjes në bjeshkët e malit Sredna Gora në afërsi të autostradës “Trakija”. Këtu vijnë gjatë tërë vitit mijëra bullgarë. Kjo kështjellë është lidhur ngushtë me një nga fitoret më të mëdha në historinë bullgare.

Në fund të shekullit X midis Perandorisë Bizantine dhe Bullgarisë zhvillohej një luftë të madhe. Perandori Vasilij II kishte ndërmend të asgjësojë mbretërinë e bullgarëve. Romakët nisën të pushtojnë qytetin Sredec, Sofjen e sotme, me një ushtri 30 mijëshe. Mirëpo, pranë mureve të kështjellës së lashtë “Trajanovi Vrata” repartet e mbretit Samuill mundën bizantinët, duke asgjësuar pjesën dërmuese të ushtrisë. Vite me radhë gryka quhej “Portat Mbretërore”, por pas kësaj beteje të lavdishme fitoi popullaritet si  “Gryka Bullgare”.

Emri i kështjellës “Trajanovi Vrata” përmendet për herë të parë në shekullin XV. Ajo është pjesa më e madhe e një kompleksi të tërësishëm të fortifikuar, i cili shekuj me radhë mbronte rrugën drejt Kostandinopojës dhe ngushticat. Nuk dihet data e fillimit të ndërtimit. Emri “Trajanovi Vrata” vjen nga perandori romak Trajan, i cili lavdërohej për veprimtarinë e tij të famshme në fushën e ndërtimit. Që nga vjeshta e vitit 2015 kështjella u rindërtua dhe u hap për vizitues. Edhe u përfshi në Listën e “100 Objekteve Kombëtare Turistike”. Çfarë mund të shikojnë turistët kur vijnë këtu na shpjegon ciceroni Emanuill Gavrijski:

Снимка“Në radhë të parë kjo është kështjella e rindërtuar, e cila është tepër interesante. Ajo ishte garnizon ushtarak për afro 100 veta. Përbën një godinë të bukur përfaqësive. Kjo duke