Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundi i Mbretërisë së Tretë Bullgare vjen me referendum

Foto: Arkiv

Më 15 shtator 1946 mbretëresha Joana, bashkëshorte e monarkut të vdekur bullgar Boris III përjeton një goditje të dyfishtë. Me referendum është anuluar monarkia dhe Bullgaria është shpallur republikë: kurse vet ajo merr ultimatum nga qeveria në ditën tjetërtë ik përgjithmonë nga kufijtë e vendit bashkë me fëmijët e vet në vegjël – mbreti Simeon II i cili ka qenë 9 vjeç dhe motra e tij 13 vjeçe, princesha Maria-Luiza. Në referendumin 95% nga bullgarët votojnë kundër monarkisë. Me vota të ngjashme pothuajse 100% populli do të duhet të mësohet gjatë 43 vjetëve të ardhshme, kur në pushtet do të jetë vazhdimisht Partia Komuniste Bullgare.

Gjatë shtatorit të vitit 1946 Bullgaria, e cila është mes shteteve, të cilat kanë humbur Luftën e Dytë Botërore, praktikisht është ende e pushtuar nga ushtritë sovjetike dhe votimi i referendumit është larg nga kuptimi ynë i sotëm për një votim të lirë. Pas paravanit të qeverisë së koalicionit të Frontit Patriotik pushteti i ri komunist fare "nuk trazon me dorashka prej kadifeje". Që nga dhjetori i vitit 1944 deri në prill të vitit 1945 vepron i ashtuquajturi Gjyq Popullor. Aty gjykojnë gjithë njerëz më të pasur dhe me influencë të cilët nuk mund “të zhduken pa lënë gjurmë” siç ndodh kjo për një pjesë të madhe të njerëzve të shquar në vend. Me këtë goditje të rëndë janë shkatërruar Regjentët, më shumë se gjysma e Kuvendit të 25 Popullor, përfaqësues të administratës së lartë shtetërore, të parisë ekonomike dhe të elitës intelektuale.

Përse atëherë të mos të shpallin për të vlefshme dhe rezultatet nga një referendum, i cili është krejtësisht i paligjshëm? Sipas kushtetutës së Tërnovos nuk mund të zhvillohet një pyetje e tillë deri tek populli, sepse ajo nuk parashikon ndërrim të rregullimit shtetëror. Prapë së prapi, ka mundësi për ndryshim në të, në qoftë se thirret kuvendi i lartë popullor. Por, kjo mund të rastis vetëm me vendim të monarkut, i cili atëherë është vetëm 9 vjeç.

Por asgjë nuk mund të ndalojë makinën e propagandës, e cila në prag të votimit përpiqet të ndikojë mbi popullsinë. Televizion nuk ka akoma, radioja atëherë nuk është dhe kaq e shpërndarë, prandaj kanali bazë për agjitacion janë gazetat. Kurse ato pasqyrojnë vetëm një pikëpamje - të pushtetit të frontit të përgjithshëm popullor dhe një pozicion: heqjen e monarkisë. Frika është kaq e madhe, saqë dhe kisha pranon. Për këtë dëshmon një letër e mitropolitit të Dorostollit Mihaill, në të cilën pohon se, është iniciativë e tij që emri i mbretit të mos përmendet gjatë kohës së shërbesave fetare.

“Sa i përket pjesëmarrjes sime personale mbi çështjen për referendumin, desha t'ju lajmëroj, se për fajin tim dhe për faj të mitropolitit të Vracës u miratua para një muaji vendimi i Sinodit të Shenjtë, dhe kjo jashtë sesionit, të ndërpritet përmendja e mbretit në kishë...”

Pavarësisht se është i paligjshëm, referendumi zhvillohet më 8 shtator 1946, 95,63% nga votimet janë “po” republikës. Pavarësisht nga falsifikimet e mëdha, rezultatet nuk janë të kundërshtuara.

Por është e domosdoshme të dihet, se zhdukja e monarkive në vendet e mundura në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, është një proces gjeopolitik, në një shkallë të madhe të dirigjuar nga shtetet-fituese. Përveç kësaj, atëherë ka qenë e pamundur të pritet një përkrahje e gjerë shoqërore për dinasti, lidhur me dy katastrofat kombëtare.

Më 15 shtator 1946 Legjislatura e 26 e Kuvendit Popullor e shpall Bullgarinë Republikë Popullore. Kryetar i përkohshëm i republikës bëhet Vasull Kollarov, duke qenë shef i parlamentit. Familja mbretërore duhet të ikë nga vendi në ditën tjetër. Më 16 shtator 1946 mbretëresha Joanna dhe fëmijët e saj ndahen me Bullgarinë dhe nisen për në Egjipt.

Në fondin e artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhen kujtimet e Mbretëresha Joanës për orët e fundit të familjes së saj në Bullgari.

“Më 16 shtator shkuam në Stamboll, ku turqit qenë tepër mikpritës. Shkuam në Aleksandria, ku atëherë jetonin babai dhe nëna ime - mbreti Viktor Emanuil III dhe mbretëresha Elena. Gjetëm një vilë të vogël dhe qëndruam aty 5 vjet. Simeoni nuk dinte anglisht dhe shkoi në Viktoria Kolixh, i cili është kolegji më i madh në Afrikën Veriore. Qëndroi aty dhe mësoi anglisht në mënyrë perfekte. Aty mësonte shumë mirë. Kurse vajza ime shkonte tek disa murgesha”.

A u përcollën kur po niseshit?

2-3 veta. Një i cili ka qenë regjenti - profesori Ganev (Venelin).

Por, a u përcollën me fjalë të mira?

Nuk kishte se kush. Na siguruan dy veta – një gjeneral dhe dy veta të tjerë na shoqëruan deri në Aleksandria. Pas kësaj ikën.

Simeoni dhe Maria-Luiza si e pranun udhëtimin?

Ju e dini si janë fëmijët. Ata interesohen nga të gjitha gjërat, vëzhgojnë.

A kishin ndjenjën se po ikin nga vendi për një periudhë më të gjatë kohe?

Po e dinin, patjetër, dhe unë e dija shumë mirë.

Referendumi gjatë vitit 1946 është një nga momentet e likuidimit të shtetësisë bullgare, sepse siç tregon historia jonë më e re, forcat e jashtme, të cilët kanë zgjatur dorën drejt monarkisë tek ne, gjithmonë e kanë bërë me qëllim të destabilizojnë shtetin dhe të imponojnë ndikimin e vet në të.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD