Profesori Krasimir Gatev renditet mes pianistëve më të mirë bullgar nga shekulli i XX-të. Është i njohur me interesat e veta të larmishme lidhur me artin muzikor, por mbetet në vetëdijen e dëgjuesit me interpretimin e vet poetik dhe depertues. “...Krasimir Gatev e hap instrumentin deri në mundësitë e tij më të mëdha...” – mbase ky mendim i një kritiku muzikor me saktësi e përshkruan dhuntinë e tij lavire. Interpretuesi, të cilit Panço Vlladigjerovi i përkushton dy opuset e tij të fundit, vdes gjatë vitit 2008, por le gjurmë me numrin e madh të incizimeve të veta.
Pothuajse gjithmonë koncertet, të cilat i ka mbajtur Krasimir Gatevi kanë përfshirë dy ose më shumë stile të kundërta diametrale. Realizimin e këtij mendimi ai e arrin përmes një studimi mjaft të shumanshëm të krijimeve dhe epokën e tyre. Ai e nxjerr tingullin në një mënyrë krejtësisht të kundërt. Në një intervistë, të ruajtur në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare bullgare, pianisti tregon:
“Përpiqem që muzika të tingëllojë në mënyrë të tillë, siç do të doja ta dëgjoj unë – as fortë, as shumë butë. Përpiqem të nxjerr tingullin real, që të mund ta arrijë nuk përdor vetëm drejtimin e zërit. Kërkoj larminë e timbrit dhe nuancat e ndryshme. Bashkimi i mendimit është diçka logjike, ai thjesht është rrjedhoje dhe jo mjet. Në qoftë se e ndajmë muzikën në tone të veçanta, kjo do t’i përngjajë leximit të fjalëve të veçanta, pa u menduar për fjalë, fraza dhe fjali. Gjithmonë kam qenë kundërshtar i virtuozitetit bosh. Kjo thjesht është mjet dhe jo vet qëllim. Mundohem të dëgjoj muzikën të cilën e ekzekutoj në këtë moment. Për mua dëgjimi është kthyer në një disiplinë dhe në nënshtrim të përbashkët të mendjes dhe të ndjenjave. Një nga rregullat e mia bazë është që muzika të mund nganjëherë të ndiej me arsyen e vet dhe të mendoj me ndjenjat e veta.
Për mua gjithmonë më e rëndësishme ka qenë vet muzika – thotë interpretuesi. – Asnjëherë nuk jam munduar të jem në qendër të vëmendjes. Nganjëherë jam mërzitur jo kaq nga mossukseset e mia, sesa nga ato të tjerëve. Kjo më shumë ka rastisur gjatë një muzicimi në ansambël. Muzika është kthyer në “natyrën time të parë” me kalimin e kohës. Ajo është një harmoni e përsosur dhe pastërti, si për nga ana e ndjenjave ashtu dhe të intelektit. Diçka e cila nuk mund të falsifikohet.”
Kontaktet me shumë personalitete me famë botërore nga bota e muzikës kontribuojnë për rritjen e Krasimir Gatevit si interpretues.
“Në qoftë se duhet të kujtoj çastet yjore, një gjithësi e tërë nuk do të më arrijë, që ti përmbledh të gjithat. Këto janë konkurset, përmes të cilave kam kaluar. Takimet e mia me muzikant të rinj, koncertet në sallat e mëdha botërore, si kjo e filarmonisë së Berlinit, një varg i tërë shfaqjesh në Operën e Milanos, të pasuar me një pllakë gramafoni me Rajna Kabaivanskën. Interpretimi im në sallën “Trivoli” në Danimarkë, shfaqjet e shumta të cilat kam pasur në Belgjikë, Greqi dhe vende të tjera. Nganjëherë lodhesha shumë nga udhëtimet e shpeshta, kurse tani më mungojnë pikërisht ato. Kur njeriu qëndron në një vend pak a shumë fillon të punoj pa cilësi. Sa i përket suksesit, nganjëherë ai mund të jetë mjaft i hidhur, por ka dhe mossuksese të ëmbla. Do të përcaktoja si të tillë secilin nga i cili njeriu në qoftë se është mjaft vetëkritik, mundet të marrë mësim. Një sukses ose mossukses nuk e bën personalitetin as më të madh, as më të vogël.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e..