A jemi të ndërgjegjshëm, se globalizimi dhe teknologjitë e larta transformuan në mënyre rrënjësore mënyrën e jetesës sonë. Bota në ditët tona ndryshon shumë më shpejte se sa para gjysmë shekulli dhe bëhet gjithnjë e më shume e paparashikueshme dhe... e rrezikshme. A është i rrezikuar njerëzimi, ku ka nisur dhe çfarë e pret në fund të rrugës së tij të gjatë? Këto dhe pyetje të tjera shtrojnë futurologët në gjithë botën. Parashikimet e tyre afatgjata i marrin në konsideratë si menaxherët e korporatave të mëdha transnacionale, ashtu edhe liderët e Fuqive të Mëdha.
Ndër futurologët e shquar, që bëjnë parashikime për të ardhmen, është edhe dr. Mariana Todorova nga Instituti për studimin e shoqërive dhe dijeve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Para pak kohe ajo mori pjesë në Forumin Botëror të World Future Society në Orlando. Në kongres u diskutuan tendencat që do të përcaktojnë zhvillimin e njerëzimit për disa dekada përpara. Por a duhet pa tjetër të jesh futurolog që të kuptosh se bota nuk shkon tek më e mira? Sipas studimit të Institutit Pew Research Center, të bërë para pak kohe, mbi 70% prej popullsisë së Tokës është me predisponim negativ ndaj “sistemit”, duke e përkufizuar si e padrejtë dhe jo funksionuese. Dr. Todorva shpjegon këtë pesimizëm me pabarazinë në rritje midis njerëzve, me dallimet e mëdha midis të varfërve dhe të pasurve, midis shteteve në prosperitet dhe ato që mbeten në zhvillimin e tyre në rajone si Afrika dhe LM.
“Për këtë arsye gjatë 10 vjetëve të fundit kishte më shumë protesta në gjithë boten, se sa në tërë historinë e deritanishme të njerëzimit – bën konkluzionin shkencëtarja bullgare. – Duhet të kërkohen zgjidhje të reja, ndryshim në paradigmën e rendit shoqëror, sepse në rast të kundërt, kolegët e mi, futurologët paralajmërojnë, se demokracia është në rrezik. Themelet e saj diskreditohen gjithnjë e më shume dhe njerëzit fillojnë ta konsiderojnë si fasade. Pritet në të ardhmen proceset e migracionit për shkak të luftërave dhe ndryshimeve klimatike të përshpejtohen, që do të çojë në shfaqjen e superfuqive të reja dhe rigrupimin e botës në disa rajone të rëndësishme ose në megapolise. Kjo do të dobësojë idenë për shtetin kombëtar si i tillë. Shkencëtarët parashikojnë, se do të kthehemi tek varianti i butë i autoritarizmit demokratik me elemente të demokracisë, që sipas mendimit tim është një kthim prapa në arritjet e njerëzimit.”
Prognozat për Evropën janë për një zhvillim të pabarabartë dhe për varfërimin e një pjesë prej popullsisë së saj. SHBA do të humbasin disi ndikimin e tyre për shkak të problemeve në rritje sociale, luftërave dhe politikës së pamatur të jashtme – parashikojnë futurologët. Rusia nuk do të ushtrojë pa fund presion mbi Evropën në cilësinë e saj si furnizuesi kryesor energjetik. Cilat janë shkaqet? Sanksionet ekonomike të shpallura ndaj saj, izolimi i saj në rritje dhe aplikimi gjithnjë më i gjerë i burimeve alternative të energjisë në botë.
Çfarë mund të themi për fundamentalizmin islam, i cili fiton përmasa kërcënuese, duke shpresuar në forcën ushtarake dhe veprimet terroriste! A mund të presim globalizim të feve dhe thellim të konflikteve ushtarake në bazë fetare?
“Mund të pritet. Jemi dëshmitarë të proceseve rreth Shtetit Islamik, i cili ishte shumë i nënvlerësuar. Mendonim, se është diçka lokale dhe mund të kapërcehet, por u bë e qartë, se ka fituar fuqi të mëdha në po thuaj tërë territorin e Irakut dhe Sirisë. Tani bëhemi dëshmitarë të krijimit të një shtetit xhihadist, i cili është më i fuqishëm se sa lëvizja e talibanëve. Kështu që është me rëndësi të shikojmë në të ardhmen.”
A mund të themi, se njerëzimi i cili gjatë shekujve të fundit ka luftuar për liri, barazi dhe demokraci sot shkon te regresi dhe çfarë mund të presim për të ardhmen?
“Jeta jonë ka treguar, se gjithmonë ka ngjarje të papritura, të cilat vijnë dhe na befasojnë – thotë dr. Todorva. – Në futurologji ato quhen “mjellma të zeza” dhe një prej sfidave për ne është si t’i kapim. Kjo është një farë mosdije për padijen. Ne bile nuk dimë, se nuk dimë për ndonjë fushë. Pikërisht kjo i bënë të paparashikueshme. I tillë është shembulli me virusin Ebola ose në qoftë se ndonjë meteorit bie mbi në Tokë. Jeta është shumë e larmishme dhe në momente të veçanta imponon korrigjime dhe kthesa. Nuk mund të themi, se shkojmë te regresi, sepse mund të ndodhet një zbulim evolucioni në fushën e shkencës ose në ndonjë fushë tjetër, që mund të çojë në hop në zhvillimin tonë, mund të ndodhet dhe e kundërta.”
“Mjellma e zezë” është p.sh. rritja e rrjetit global, i cili depërtoi në të gjitha sferat e jetës sonë duke e kthyer botën në një fshat të vogël. Dhe në të vërtet, nuk kalon asnjë ditë kur ne të mos shtrojmë pyetjen “Si kanë jetuar para nesh pa internet?” Futurologët dhe ekspertët e NASA-së parashikojnë kontakt me alienët brenda 10-20 vjetëve të ardhshme. “Në të vërtetë unë besoj, se ka të ngjarë të bëhemi dëshmitar të një takimi me vëllezërit tanë alienë” – thotë dr. Todorva. Por si do të ndikojë mbi ne një kontakt i tillë me intelektin jashtëtokësor vetëm mund të supozojmë...
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..