Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me 7 medalje të arta nga Lojërat Olimpike Rinore në Kinë

БНР Новини
Foto: BGNES

Lojërat olimpike kanë për qëllim të përhapin frymën olimpike dhe sportive dhe të stimulojnë aktivitetin sportiv ndër të rinjtë. Edicioni i dytë i forumit, i cili u zhvillua në qytetin kinez Nanxhin, mblodhi të rinj nga e gjithë bota. Atletët e rinj morën pjesë në 28 lloje sporti, për të treguar, se olimpiada vazhdon t’i bashkojë njerëzit.

Bullgaria mori pjesë me 27 sportistë në 14 lloje sporti. Gjatë edicionit të parë në Singapor para 4 vjetësh ajo fitoi dy medalje të arta dhe një të bronzit, por gjatë kësaj vere sukseset e mëdha të sportistëve të rinj bullgarë i gëzuan fansat dhe analizatorët sportivë. Sukseset e të rinjve bullgarë sjellin shumë optimizëm për të ardhmen e sportit në vendin tonë.

Betina Temellkova i solli dallimin e parë Bullgarisë. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në turneun e xhudos tek të reja në kategorinë deri në 52 kg. Bozhidar Andreevi fitoi medaljen e parë të artë për vendin tonë, duke fituar titullin në kategorinë deri në 69 kg në turneun për peshëngritjen. Lidija Nençeva fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Nanxhin. Ajo fitoi titullin në 10 metra me pistoletë sportive për ekipe të përziera në turneun e qitjes sportive. Medalja e tretë e artë ishte fituar nga 18 vjeçari Bllagoj Najdenov, boksier, në kategorinë deri në 81 kg. Në fushën e boksit Dushko Mihajlov fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri në 56 kg. 17 vjeçari Kirill Millov fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri në 85 kg në turneun e mundjes, stil klasik duke dëshmuar, se në këtë sport Bullgaria është një force e patundshme.

Gjimnastika artistike është sport, ku Bullgaria ka suksese serioze dhe gjimnastet tona të reja demonstruan se traditat nuk janë harruar. Elena Bineva, Aleksandra Mitroviç, Emilija Radiçeva, Sofia Rangellova dhe Gabriella Stefanova fituan medaljen e argjendtë. Në vendin e parë u klasifikua ekipi rus, ndërsa në vendin e tretë mbeti ai i Kazakistanit.

Kështu pas përfundimit të lojërave bilanci për Bullgarinë është 7 medalje të fituara. Bullgaria është e lumtur për sukseset e talenteve të saj të rinj në fushën e sportit. Olimpiada tjetër e rinisë do të zhvillohet në Buenos Aires në vitin 2018 dhe pritjet nga sportistët bullgarë do të jenë të larta. Duhet të theksojmë, se dallimet nga Nanxhini janë për disiplina, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në plotësimin e koleksionit të pasur të medaljeve të vendit. Këto medalje tregojnë gjithashtu, se rruga drejt sukseseve botërore sportive pa tjetër kalon përmes stimulimit të zhvillimit të sportit të rinisë dhe të fëmijëve.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Pajtashev

Gjithmonë ka shpresë se futbolli bullgar do të largohet nga fundi

Nga sot, dashamirësit e futbollit në Kontinentin e Vjetër do të qëndrojnë para ekraneve televizive për të triumfuar me skuadrat e tyre të preferuara dhe për të ndarë bashkë edhe humbjet. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të familjarizohen me historinë..

botuar më 24-06-14 7.30.PD

Jahte do të garojnë për dy ditë pa ndalesë në "Varna 200"

"Regata për jahte keel  - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..

botuar më 24-06-12 7.30.PD

Duke notuar për Oceans Seven, Petër Stojçev vendosi një rekord në Triple Crown

Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..

botuar më 24-06-11 1.22.MD