Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremena Nikollova për gjurmët e një traku në kulturën e Parisit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Më intereson e kaluara, mungesa e kujtimeve reale për kohën para nesh, të cilën ne jo gjithmonë kemi përjetuar personalisht, por e cila është pjesë prej nesh” – kështu filloi tregimin për jetën e vet personale dhe profesionale piktorja, dramaturg, skulptor dhe fotograf Kremena Nikollova.

Ka lindur në vitin 1979 në qytetin Varna, ku për herë të parë ka kuptuar me çfarë do të merret gjatë gjithë jetës së saj – me art. Mban mend edhe vendin – atelienë e përpunimit të drurit të gjyshit të saj, i cili ka qene pedagog në Shkollën Kombëtare të Arteve “Dobri Hristov” në Varna, me dritare të mëdha dhe erën specifike të terpentinës dhe shume letra me vizatimet e Kremenës së vogël. Fjalët janë dashuria e saj tjetër e madhe. Që në fëmijëri ajo ka mbushur dhjetëra fletore me historira të ndryshme dhe kur erdhi koha për të bërë zgjedhjen e saj të parë të madhe – ajo ka vendosur të bëhet studente në specialitetin “Filologji bullgare” në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ndërsa arsimin në fushën e artit e la për një kohë më të vonshme dhe për një vend tjetër.

“Kur erdhi koha për diplomimin në universitet u tremba shume nga fakti se më pret një e përditshme e parashikueshme, me kufij dhe mundësi të qarta. Ndërsa unë kisha dëshirë të hapem drejt njerëzve të tjerë dhe ndaj kulturës tjetër” – rrëfen Kremena. Dhe kështu në vitin 2002 ajo mori vendimin të niset për në Paris. “E dija gjuhën, kisha dy shokë shumë të mirë, që tashmë jetonin atje, por edhe për shkak të trashëgimit jashtëzakonisht të pasur të këtij qyteti, sepse unë prej kohe dija, se dua të punoj me kujtime”. Që atëherë kanë kaluar 12 vjet, ajo ka mbaruar kursin e plotë të arteve vizuale në Akademinë e Arteve të Bukura në Versaj dhe studim në Louver te kritiku i njohur i artit Bernard Blistene.

“Mbeta atje për shkak të njerëzve me të cilët u njoha, për shkak të projekteve artistike në të cilat u përfshiva – pohon me buzëqeshje Kremena. – Takohem me njerëz me të cilët kemi tema të përbashkëta për punë. Aktualisht punoj me një aktore franceze Anzhel Ljomor, jemi takuar me të në mënyrë të papritur dhe dy javë pas njohjes filluam të flasim për një projekt të përbashkët, i cili çoi në krijimin e spektaklit tonë të përbashkët “T(h)race”. Me Anzhelën punojmë bashke tashmë 6 vjet”. Gjatë vitit 2012 të dyja bëhen autore të tekstit “Lettre A Deux Voix” (“Letër me dy zëra”) për një përmbledhje, kushtuar 50 vjetorit të vdekjes së Merilin Monros. Në të 18 burra dhe 16 gra në moshë nga 17 deri në 71 vjeç shkruajnë në gjuhët franceze, angleze, ruse, arabe, italiane dhe bullgare për secilin prej 36 vjetëve të aktores. “Ne me Anzhelën jemi mësuar të punojmë bashkërisht, duke plotësuar njëra-tjetrës dhe kështu në “Letra në dy zëra” shkruam dialogun midis Merilinit dhe Norma Xhinit. Kuptohet pjesa ime është në gjuhën bullgare, ndërsa pjesa e saj – në frëngjisht. Përmbledhja doli si një libër dygjuhësh, ne vet bëmë pastaj përkthimin e tërë tekstit në frëngjisht. Pësuan lexime letrare, prezantime të librit dhe aventura vazhdon.”

Aventurë tjetër e dy krijuesve është pjesa e tyre e përbashkët teatrale “Trace/Thrace”. Në varësi të shkrimit të emrit të spektaklit ai do të thotë “gjurma” ose “trak – banor të Trakisë” dhe kjo nuk është e rastit.

“Bëhet fjalë për një histori familjare. Familja është bullgare, ka emigruar në Francë pas Luftës së Dytë Botërore, duke lënë foshnjën e vet në atdhe te motra e nënës. Ky fëmijë nuk shfaqet më në histori dhe siç bëhet e qartë lidhjet midis prindërve dhe fëmijës janë të shkëputura. Ky sekret familjar rëndon si fantazmë në jetën e një gruaje që ka lindur dy gjenerata më vonë, e cila vazhdimisht sheh në ëndërr një të kaluarën që nuk është e saj. Në fund arrihet në një zhvillim shumë interesant dhe të papritur të ngjarjeve, por unë nuk do të tregoj çfarë është, sepse shpresoj që shumë shpejtë pjesa do të vihet në skenën bullgare. Është interesante që arritëm të mbledhim një ekip internacional prej artistëve francezë, bullgarë dhe belgë. Bëmë shumë eksperimente gjatë provave dhe u zhvillua një shkëmbim i jashtëzakonshëm krijues midis aktorëve. Ata ishin nga fusha të ndryshme të teatrit, nga shkolla të ndryshme dhe ishin në moshë të ndryshme.”

Për Kremenën shfaqja e pjesës “Trace/Thrace” në skenën e Festivalit Teatral në Avinjon në vitin 2012 është një prej sukseseve më të mëdha në jetën e saj deri tani. Tjetri sukses është vendi i saj ndër finalistët në Konkursin Kombëtar “Letra në artin bashkëkohor” gjatë këtij viti, organizuar nga Fondacioni “Jordan Parushev”, sepse për herë të parë ajo prezanton veprat e saj në Bullgari. Me siguri nuk do të jetë hera e fundit. “Gjithmonë kam dashur të jem piktore. Dhe mendoj, se ajo vajze e vogël nga Varna – Kremena do të ishte shumë e lumtur, në qoftë se do të më takonte sot, sepse arrita të realizoja ëndrrën e saj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD