Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Traditat në qytet

БНР Новини

Edhe yjet më të njohur të Holivudit vështirë mund të lavdërohen me mishërimet e tyre në shumë role për një kohë të shkurtër. Kulinari i njohur, chef Penjo Ivanov vetëm për dy muaj arriti të misherohet në beqar fshati, kositës dhe mbjellës, korrës dhe bozaxhi, muzikant dhe në shumë personazhe të tjerë. U vesh me kostume të ndryshme popullore nga rajonet e ndryshme të vendit. Dhe e gjithë kjo me idenë që në mënyrë sa më atraktive të prezantohen mënyra e jetesës, zakonet, zejet e vjetra, veshja autentike të bullgarit të dikurshëm, si edhe traditat. Për këtë qëllim ishin xhiruar dhjetëra vende nëpër Bullgarinë: qytetet Sofje, Plovdiv, Vraca, Sopot, Dobriç, Çernjovo dhe Llogodazh. Përveç fotografive, disa videospote gjithashtu prezantojnë koloritin e kostumit popullor bullgar. Fotosesioni është pjesë e fushatës “Traditat në qytet”, iniciator i së cilës është chefi Penjo Ivanov. “Çdo bullgar është ruajtës i traditave. Është përgjegjësia jonë që t’i transmetojmë brezave të ardhshëm” – është i bindur ai.

СнимкаPohon gjithashtu, se kur vishesh me një kostum popullor autentik nga cili do qofsh rajoni të vendit emocionet janë të mëdha.

“Më pëlqen secili kostum popullor – shton ai. – Është fakt, se disa janë më praktikë dhe më të rehatshëm. Për disa të tjerë te nevojitet ndihmë për të veshur. Nuk ka të tillë, për të cilat të mund të them se është kostumi im i dashur. Përveç kësaj kam të afërm dhe rrënjë në shumë rajone të vendit, kështu realisht të gjitha këto rajone më sjellim një energji të veçantë.”

Në fotosesionet e ndryshme Penjo Ivanovit u bashkohen valltarë nga shkollat vendase folklorike dhe amatorë. Në Sopot si modele për fotografit kanë marrë pjesë nxënësit e Esnafit të qytetit. “Gjithmonë gëzohem, se ka njerëz të cilët i mësojnë fëmijët e tyre të duan traditat bullgare”, thotë shefi i kuzhinës. Fushata nuk mbaron me këtë. Frymëzuesi i saj pohon, se tani për tani nuk ka afat përfundimtar, ndërsa stacioni tjetër është qyteti Smioljan dhe mali mistik i Rodopeve. Dashuria e shefit të kuzhinës Ivanov ndaj traditave bullgare është prej kohe. Ai është themelues i Asociacionit për Zhvillimin e Arteve dhe Zejeve 7. Me iniciativën e tij tashmë viti të 5 të radhës zhvillohet Festivali Kombëtar i Kulinarisë “Tryeza e larmishme për vizitë në qytetin tim”. Kjo festë për të gjitha shqisat mund të lavdërohet me mbi 80 vizita ne lokalitetet të ndryshme të vendit.

Снимка“Kulinaria është theksi – shpjegon Penjo Ivanov. – Organizojmë ekspozitë të madhe, ku prezantohen gjella tipike, të gatuar nga njerëzit vendas. Në festival ka vend edhe për kuzhinën profesionale. Mjeshtër të kuzhinës demonstrojnë atësitë e tyre, duke përgatitur specialitete të ndryshme, të cilët mund të shijohen nga vizituesit. Vend i veçantë i është kushtuar folklorit. Amatorë dhe profesionistë – valltarë ose muzikantë, prezantojnë repertorin e tyre. Jo në vend të fundit do të përmend dhe konkursin për vizatime të fëmijëve “Recetat e gjyshes”. Vizatimi më i mirë përdoret për përgatitjen e pllakatit të festivalit.”

Mjeshtër zejtarë nga tërë vendi po kështu kanë mundësi të demonstrojnë aftësitë e tyre. Element i detyrueshëm i buqetës “Tryeza e larmishme” është “tepsia e shefi”. Në të kulinari Ivanov sipas traditës gatuan fasule të shijshme, të kombinuar me shumë perime dhe proshutë të tymosur.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: A.R.I.Z.7



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD