Muzika, dhe më në veçanti xhazi e çoi Vllada Tomovën në kolegjin e njohur “Berklee College of Music” në Boston. Atje, larg atdheut të saj ajo zbulon për vete folklorin bullgar. Filloi të dëgjojë incizimet e “Misteri i zërave bullgarë”, të mësojë nga këngëtaret popullore Janka Rupkina dhe Kremena Stançeva. Prezantoi para kolegëve dhe miqve te saj qëndrimin e vet për folklorin tonë. “Mendoj, se rrënjët janë në thelbin e njeriut dhe mbi to duhet të ndërtojmë”. Këto fjalë të Vllada Tomovës kanë përpjesëtimet e tyre reale – “Përralla ballkanike”. Gjatë shtatorit albumi ishte prezantuar në Dyqanin Meloman në Sofje, por jo vetëm si kompakt disk.
“Në ansamblet e mia vokale-instrumentale përveç meje nuk ka bullgarë të tjerë – vazhdon Vllada Tomova. – Disa janë nga Amerika, të tjerë – nga Izraeli, Zvicra, Greqia. Ata ngarkojnë pjesët e interpretuara me ndjeshmërinë dhe përvojën e tyre muzikore. Bashkë bëjmë muzikë etno, e cila ka “aromë” të veçantë. E dua folklorin autentik. Është me rëndësi të madhe ta ruajmë, është mirë dhe zbulojmë ku ai ndërthuret, ku ka huazime nga muzika e popujve të tjerë. Puna ime me korin folklorik të grave “Zëra të qartë” është përqendruar mbi këngën popullore bullgare. Jam e gëzuar, se aktualisht kam 15 këngëtare të mrekullueshme, 5 prej tyre janë nga Bullgaria, të tjerat – nga Amerika, Polonia, Rusia dhe Austria. Kolektivi është i mrekullueshëm dhe shpresoj që vitin tjetër do të vizitojmë Tubimin kombëtar të krijimtarisë popullore bullgare në Koprivshtica. Në vitin 2014 kalova dy muaj në atdhe dhe përsëri u dashurova në qytetin Sozopoll. Në vitet e adoleshencës atje kam qenë me shoqëri të ndryshme me piktorë, artistë dhe muzikantë. Tani mora pjesë në koncertin e Teodosij Spasovit Xhaz Kuintet në festivalin “Apolonia”. Aktualisht jam duke përgatitur një album me këngë të autorit. Në të do të ketë muzikantë të ftuar, ndërsa në njërën prej këngëve, që i është kushtuar Bullgarisë, do ta ftojë Teodosij Spasovin. Pjesa më e madhe e këngëve do të jenë në anglisht dhe nuk kanë pikë takimi me folklorin bullgar.”
“Trëndafili i Llazarit” është një album i bukur – rrëfen Vllada Tomova. – Ai përfshin këngë të hebrenjve spanjollë, që kanë populluar rajonin e Mesdheut dhe të Ballkanit. Ideja e aranzhimeve është e bashkëshortit tim. Në kapakun e albumit është një trëndafil bullgar – që është pjesë e tufës së luleve që më dhuroi ai. Këtë trëndafil e vura në vazo dhe ai lëshoi rrënje, e mbjella dhe çelën tre lule njëkohësisht. Ky është një analog – së pari duhet të kesh rrënje të forta, pas kësaj mund të fluturosh dhe të lulëzosh. Në këtë kuptim dy albumet e mia “Përralla ballkanike” dhe “Trëndafili i Llazarit” për mua janë një kthim tek rrënjët dhe një afirmim. Kështu ndihem e gatshme për lule të reja.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografitë janë ofruar nga Vllada Tomova
Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas..
Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..