“Animimi është arti i vetëm i vërtetë i lirë, i cili ka lindur në shekullin tonë. Përpara animimit e ardhmja është më e ndritshme” – me këto fjalë të animatorit të njohur botërisht hungarez Xhon Hallas gjatë tetorit të vitit 1979 u hap Festivali Ndërkombëtar i Filmave Vizatimore në Varna. Pesë botimet e tjera zhvillohen njëherë në dy vjet gjatë një interesi mjaft të madh dhe një njohjeje ndërkombëtare. Në sajë të festivalit, qyteti i Varnës po kthehet në një nga kryeqytetet e animimit botëror krahas me Anesi, Zagreb, Otava dhe Hiroshima. Pas ndryshimeve demokratike në Bullgari gjatë vitit 1989 festivali i Varnës e ndërpret historinë e vet deri në vitin 2011, kur përpjekjet shumëvjeçare të animatorit të njohur bullgar Anri Kulev kurorëzohen me sukses dhe pas 22 vjetëve në mënyrë festive hapet edicioni i shtatë. Kurse sivjet është edicioni i 10.
“Çdo gjë, e cila është krijuar nëpër botë vitin e kaluar është në Varna – tregon Anri Kulev. – Morëm për seleksionim më shumë se 800 filma, komisioni zgjodhi 87 prej tyre prej 34 vendeve, të shpërndarë në 5 kategori. Kështu që, një nga aksentët e festivalit sivjet është vet programi i konkursit. Gjëja tjetër shumë interesante është juria prestigjioze ndërkombëtare, e cila jo vetëm që do t’i selektojë fituesit, por do të tregojë në retrospektivë krijimtarinë e vet. Në juri janë Profesori Ivan Veselinov, një autor bullgar, një piktor i shkëlqyer dhe regjisor me një përvojë shumëvjeçare në animim. Zhan-Ljuk Sllok nga Belgjika. Ai dhe studioja e tij janë të specializuar në zhvillimin e punishteve të filmave vizatimore për fëmijë. I bën në Evropë, në Afrikë në përgjithësi nëpër të gjithë botën. Zhan-Ljuk bëri diçka unikale gjatë vitit të fundit – krijoi film të animuar me fëmijë të verbër. Njeriu tjetër në juri Mihaill Alldashin është nga Rusia. Autorja e madhe franceze Fllorans Miaj – pedagoge në lëndën e animimit, një piktore jashtëzakonisht e mirë dhe energjike. Dhe në fund profesori Oto Allder nga Zvicra, i cili po kështu jep mësim në animim dhe merret me kritikë të filmave. Në festival ai do të paraqesë një film dokumentar “Fryma e gjeniut: Fjodor Hitruk”.
Hapja e festivalit qe e shoqëruar nga prezantimi i dy ekspozitave. E para zbulon artin e mjeshtrit çek të animimit Jan Shvankmajer në galerinë e qytetit në Varna. Për vit të katërt të radhës merr pjesë dhe në ekspozitën e komikeve. Kësaj radhe ky është “Spiro-një hero me 5 yje”, që është treguar në hyrjen e Qendrës së Kongreseve dhe të Festivaleve. Ai është për vizitë në sajë të ndihmës së Delegacionit Valonia – Bruksel.
Sipas traditës një pjesë nga programi i Festivalit janë dhe takimet e mëdha të studentëve. Për profesionalistët dhe adhuruesit e artit të animimit janë përgatitur 3 leksione të posaçme, të zhvilluar nga lektorët e huaj dhe prezantimin e 7 universiteteve prej 6 vendeve. Mes tyre janë Universiteti i Ri Bullgar dhe Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Filmor. Një xhirim i posaçëm do të mbledh më të mirën nga projekti ndërkombëtar i studentëve të filmit me metrazh të shkurtër – “10 ditë nga 10 filma”.
Është menduar dhe për më të vegjlit. Për vit të radhës në program janë parashikuar punishte të vizatimit.
“Një grup studentësh nga Universiteti i Ri Bullgar bashkë me shokët tanë nga vendi i posaçëm për fëmijë në Varnë filluan punë me fëmijët – tregon Anri Kulev. – Me një çadër të hapur të posaçme ata vizituan lagjet e mëdha të kryeqytetit tonë detar dhe me një shou shumë interesante i detyruan fëmijët të fillojnë të pikturojnë dhe të mendojnë si animatorë. Kurse prej 3 ditëve punojmë në qendrën e fëmijëve të Kopshtit Detar, ku më të vegjlit krijojnë filma të vërtetë të animuar. Kemi parashikuar dekorata, kurse filmat të cilat ata do të krijojnë do të transmetohen në një ekran të madh. Një nga qëllimet e këtij festivali është t’i kthejë fëmijët në sallë dhe ti mësojë që ata vet të krijojnë art.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..