Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1950 – “Ta fshijmë historinë apo jo?”

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Mbi 500 janë incizimet e ruajtura në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare, të cilat ruajnë kujtesën prej tingujsh të Bullgarisë dhe të Evropës. Kjo na jep mundësi për të dëgjuar edhe gjatë shekullit të XXI-të zërat e krijuesve të mëdhenj bullgarë si kompozitori Panço Vlladigerov, piktori Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri, aktori Konstantin Kisimov... Si dhe: mbreti Boris III, Lev Tolstoj, Albert Ajnshatjn, Sergej Esenin etj. Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare u themelua zyrtarisht në vitin 1957, por në fakt grumbullimi i arkivit prej tingujsh filloi që pas themelimit të radios në vitin 1935. Sipas Sillvia Emirjanit, drejtoresha e “Fondit Arkivor” të Radios Kombëtare Bullgare, ai ka arritur të ruajë zërat e shumë njerëzve, të cilët në vitet e komunizmit ishin shpallur renegatë, për shembull incizimet e violinistit virtuoz Vasko Abaxhiev dhe të xhazmenit Millço Leviev. Por ka dhe përjashtime. Gjatë viteve 50 të shekullit të kaluar, në kushtet e komunizmit, radioja nuk kishte mundësinë për t’i ruajtur të gjitha arkivat prej tingujsh. Për këtë përsëri mësojmë nga Fondi i Artë. Incizimi është i një prej nëpunësve me stazh më të gjatë – i regjisorit të zërit në Radion Kombëtare Bullgare – Ivan Haxhijski. Ja se çfarë tregon ai për atë kohë, duke biseduar me Sillva Tihovën:

“Dihet për një rast të tillë, kur pas 9 shtatorit të vitit 1944 (atëherë në vendin tonë vendoset regjimi prosovjetik) janë asgjësuar të gjitha pllakat dhe kjo për faktin se ka pasur muzikë të papërshtatshme.

Krijuam një komision bashkë me shefen e fonotekës – Penka Nikollova dhe unë – ne të dy. Duhej të rishikojmë se çfarë kishte në fondin e fonotekës, sepse pothuaj nuk kishte shirita magnetofoni. Të gjitha pllakat e gramafonit me këngë naziste, marshe, me Vagnerin, ato të cilat i preferonte Hitleri ishin asgjësuar. I dogjëm të gjitha. Atëherë asgjësuam mjaftë incizime. Mbetën vetëm disa prej tyre – marshe naziste, të cilat t’i përdorim në disa radio-pjesë.”

A kishit instruksione të sakta se çfarë pikërisht duhej të asgjësonit?

“Komisioni i dëgjonte. Ne i ofruam titujt dhe përmbajtjen e këngës.”

Ky ishte një komision prej redaktorësh apo prej njerëzish nga jashtë?

“Kishte edhe redaktorë, edhe të tillë nga jashtë?”

Sasia e incizimeve që duhej asgjësuar ishte caktuar nga Komisioni apo jo?

“Po, dhe drejtori i radios duhej të nënshkruhej. Ne asgjësuam mjaftë incizime, ndër të cilat kishte incizime shumë të vlershme.”

Në cilin vit ndodhi kjo?

“Nuk mund t’ju them saktë, por ishte rreth vitit 1950, 1951. Kjo ndodhte krahas incizimeve. Kjo ishte koha më e trazuar e kalimit të radios nga një sistem transmetimi drejt një sistemi të tillë tjetër. Sistemi ishte centralizuar.”

Sot Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare disponon mbi 110 orë të incizuara. Këto incizime na takojnë me personalitete dhe na kthejnë te ngjarje të kaluara, të cilat janë shumë të rëndësishme për historinë bashkëkohore bullgare dhe evropiane. Me fjalë të tjera – Fondi i Artë është pjesë jo vetëm e pasurisë kombëtare, por edhe e pasurisë evropiane në një kohë, kur një prej qëllimeve kryesore të BE-së është ruajtja e trashëgimisë kulturore të kontinentit. Një shembull i kësaj është krijimi i bibliotekës digjitale, i muzeut dhe i arkivit kulturor “Evropeana”, ku çdo një shtet i veçantë merr vendim me se të marrë pjesë: fotografi, vepra muzikore, dorëshkrime, libra, materiale kinematografike. Atje Fondi i Artë i Radios Kombëtare Bullgare mund të paraqesë vendin tonë me audio-koleksionin e tij të pasur. Por para kësaj mijëra orët e incizuara në shiritat e magnetofonit duhet të digjitalizohen. Ky është një qëllim i rëndësishëm jo vetëm para Radios Kombëtare Bullgare, por edhe para shtetit bullgar – të garantojë ruajtjen e historisë prej tingujsh të shekullit të XX-të. Sepse shiritat e magnetofonit mund të dëmtohen, të digjen. Digjitalizimi tashmë është fakt sa i përket muzikës bullgare folklorike dhe asaj pop, të incizuar gjatë viteve 60. Mund t’i dëgjoni në kanalet tona për transmetim 24 orësh – BGPOP dhe FOLKLOR.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD