Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bllagoj Najdenov: “Unë jam maksimalist, luftoj vetëm për arin”

БНР Новини
Në Botërorin në Sofje gjatë muajit prill Bllagoi tregoi se është ndër shpresat e reja duke fituar medaljen e artë.
Foto: bgboxing.org

Shpeshherë idetë e mira linden rastësisht. Edhe historia e Bllagoj Najdenovit filloi si lojë fëmijësh. Kur ka qenë 12 vjeçar, duke dalë nga banja, i mbuluar me peshqirë, i është drejtuar të atit: “Shih, unë jam Mike Tyson”. Dhe kështu babai i tij e ka regjistruar atë në boks. Vite të tëra i riu është përkushtuar tërësisht në këtë sport me ndihmën e trajnerit personal Asparuh Georgiev dhe Federatës Bullgare të Boksit.

Foto: BGNESSuksesi i Bllagoj Najdenovit është shpërblimi më i madh për të. Në Botërorin e Boksit për të Rinj në Sofje gjatë muajit prill bullgari fitoi arin kundër ish kampionit nga Kazakistani, Vadim Kazakov në kategorinë deri në 81 kilogramë. Dy vjet më parë Bllagoj Najdenov ishte bërë kampion te adoleshentët në Kampionatin Evropian të Boksit.

Foto: bgboxing.orgKatër muaj pasi fitoi arin në Sofje, garuesi i klubit prestigj të boksit “Sllavia” u ktheu në Bullgari me edhe një medalje tjetër të artë. Gjatë gushtit në qytetin kinez Nanxhin u mbajt Olimpiada për të rinjtë, nga Bllagoj Najdenov meritoi një nga gjithsej 3 medaljet e para për Bullgarinë. Për suksesin e arritur në Kinë, boksieri bullgar u shpërblye me çmimin “Bullgaria e Artë” dhe u shpall sportisti i muajit gusht nga gazetarët më të mirë sportivë në vend. Për çka mendonte Bllagoj Najdenov në ndeshjen e fundit në Nanxhin, mësojmë nga vetë ai: E besoja pak a shumë se do të bëhesha kampion olimpik, sidomos pasi fitova titullin botëror. Nuk kisha asnjë dyshim. E dija se do të meritoja titullin e kampionit olimpik.”

Ky besim në fitoren nuk është për t’u çuditur: “Psikologjia është shumë e rëndësishme në sport. Gjithmonë duhet të mendosh se do të korrësh fitore. Në qoftë se i ke dyshime, atëherë gjërat nuk të dalin”, thotë kampioni i ri i boksit.

Para disa ditësh u bë e qartë se Bllagoj Najdenov nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Boksit për adoleshentët, i cili do të mbahet në Zagreb. Boksierit bullgari i nevojiten ditë pushimi. Çfarë janë planet e mëtejshme të Bllagoj Najdenovit?

“Unë i bëj gjërat hap pas hapi – pohon boksieri i ri. – Tani kam nevojë për pushime. Kur të afrojnë ditët e garës, do të mendoj. Unë jam maksimalist, luftoj vetëm për arin. Medaljet e tjera nuk më kënaqin.”

Për Olimpiadën 2016 në Rio de Janeiro të Brazilit është herët të mendohet. Ajo do të futet në rendin e ditës pas kualifikimeve. Qëllimi i radhës i Bllagoj Najdenovit është Kupa “Stranxha”, çmimi më prestigjioz i boksit bullgar. Dihet se sukseset në sport kërkojnë trajnime të lodhshme. “Gjatë tërë vitit kemi bërë trajnime. Që nga janari ishim në bazën sportive në malin Rila. 2014-a ishte një vit i vështirë”, thotë Bllagoj. A mendon boksieri 18 vjeçar se nuk përjeton gjërat e zakonta për moshën e adoleshencës?

“Ka kohë për gjithçka. Ndonjëherë me djemtë kur jemi në trajnime na dilet natës, por sporti është në vend të parë. Kur arrijmë rezultate të mira, pastaj ndihemi shumë mirë dhe për momentin kjo është kryesorja.”

Në lidhje me ndeshjen e shumë pritur midis yllit bullgar të boksit Kubrat Pulev dhe rusit Vlladimir Kliçko më 15 nëntor, boksieri i ri komentoi: “Besoj se Kubrat do të fitojë. Ne jemi bullgarë dhe atij i urojmë suksese.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris

Tenistja jonë më e mirë Viktoria Tomova do të garojë në Lojërat Olimpike në Paris, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. Të hënën do të shpallen zyrtarisht pjesëmarrësit single, por tashmë është e qartë se mes tyre është edhe tenistja bullgare..

botuar më 24-06-06 11.39.PD

Rositsa Dençeva e nisi me fitore në Roland Garros

Rosica Dençeva u kualifikua në raundin e dytë të kampionatit të hapur të tenisit të Francës për vajza pas fitores vendimtare (6:2, 6:2) ndaj australianes Alana Subasic, e cila mori pjesë me një "wild card". Në ndeshjen e radhës tenistja bullgare do..

botuar më 24-06-04 11.26.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov për herë të parë do të luajë në çerekfinale në Paris

Grigor Dimitrov regjistroi paraqitjen e tij më të mirë në Roland Garros. Pas suksesit ndaj Hubert Horkaç, ai do të luajë në çerekfinale, ku e pret italiani Janik Siner. Bullgari ra disa herë në fushë pasi ai nuk donte të humbiste asnjë goditje. Në..

botuar më 24-06-03 8.51.PD