Si çdo vit gjatë shtatorit BE u bënë thirrje qyteteve të komunitetit të ndajnë një javë për refleksion mbi çështjet e mobilitetit në qytet dhe më në veçanti të eksperimentojnë variante për mospërdorimin e përkohshëm ose kufizimin e automjeteve. Sivjet rreth 2 000 qytete evropiane u përfshinë në Javën Evropiane të mobilitetit, e cila kaloi nën moton “ Rrugët tona, zgjedhja jonë”. Apel për të inkurajuar njerëzit të “rikthejnë” mjediset në qytet dhe të krijojnë qytetin, në të cilin duan të jetojnë. “Për një kohë të gjatë automjetet personale përcaktonin mënyrën sipas së cilës planifikoheshin qytetet. Por sot çdo vit ekonomitë tona humbasin rreth 100 mlrd euro për shkak të trafikut të madh, të mos flasim për pasojat për motin dhe shëndetin e njerëzve” – deklaroi në hapjen e Javës zëvendëskryetari i KE Siim Kalas, që përgjigjet për transportin. Ndërsa kolegu i tij për mjedisin Janez Potoçnik shtoi, se “kur bëhet fjalë për mobilitetin personal, në të vërtetë kemi zgjedhje, ndërsa zgjedhja e mirë ushtron ndikim të ndjeshëm mbi shëndetin tonë dhe cilësinë e jetesës”. Kështu që le të zgjedhim ajër më të pastër dhe hapësira urbane, që janë të ndërtuar për njëzetit. Qytetet janë për qytetarët, jo për automjetet”.
Sofja është njeri prej qyteteve, të cilët me siguri kanë nevojë të lirohen nga pjesë prej automobilave të tyre, pasi është edhe kryeqyteti me ajrin më të ndotur në BE. Vitet e fundit interes të madh gjatë Javës së mobilitetit gëzojnë aktivitetet që janë lidhur me nismën globale PARK (ing) Day- shndërrimin për një ditë të parkingjeve në zona të gjelbra ose vende për dëfrime. Ndoshta për këtë, se parkingjet publike në Sofje janë shumë pak dhe automobilat tashmë kanë pushtuar pjesën më të madhe të trotuareve dhe korsive pranë tyre. Ditën e fundit të javës, më 19 shtator, në 28 vende të Sofjes zonat për parkim ndryshuan destinacionin e tyre. Një piano e madhe ishte vendosur në parkingun pranë Galerisë Kombëtare Artistike. Në vend tjetër në qendër, në rrugën “Sllavjanska” ishte improvizuar një kopsht i vogël me lule, gurëza dhe ujë, kushtuar mësuesit të madh shpirtëror bullgar Petër Dënov. Ishin ekspozuar dhe 5 komplete ushtrimesh të tij për shpirtin dhe trupin. Jo larg këtij vendit banorët e Sofjes mund të merrnin pjesë në përgatitjen kolektive të ajvarit, specialiteti i dashur i gjysheve tona gjatë vjeshtës. Ajo i ishte kushtuar 40 vjetorit të shpikjes bullgare të pajisjes për pjekjen e shpejtë të specave, të quajtur – çushkopek.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..