Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1951 - Ansambli Kombëtar “Filip Kutev” – fillimi

БНР Новини
Foto: philipkoutev.com

Ansambli Kombëtar për Këngë dhe Valle Popullore “Filip Kutev” që prej dekadash është një prej simboleve muzikore të vendit tonë. Mijëra janë koncertet, dhjetëra janë vendet, në të cilat këngëtarët, instrumentistët dhe valltarët e kanë entuziazmuar publikun, duke e ngritur më këmbë. Është e pamundur madje të përfytyrojmë se sa njerëz në botë e kanë dëgjuar emrin e Bullgarisë, në saje të ansamblit të parë shtetëror, i cili arriti ta bashkojë artin tonë muzikor, koreografik dhe folklorik. Ai u themelua në vitin 1951 dhe sot e mban emrin e themeluesit të tij Filip Kutev.

Në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare janë ruajtur kujtimet e kompozitorit për fillimin:

“Në vitin 1951 ishte dhënë urdhër shtetëror për t’u krijuar ansambli folklorik në Bullgari. Shkasi për këtë ishte kori “Pjatnicki”, i cili në vitin 1949 erdhi për vizitë te ne dhe lëri një gjurmë të madhe. Filloi të flitet se edhe ne mund të themelojmë një ansambël të tillë, pasi kemi një folklor kaq të pasur. Me realizimin e idesë isha ngarkuar unë. Nuk ishte punë e lehtë. Vendosa të grumbullojë të gjitha këngëtarët, valltarët dhe interpretuesit e talentuar nga të gjitha krahinat e vendit. Pasi kjo ndodhi, erdhën disa probleme të tjera, të cilat gjithashtu u zgjidhën. Detyra më e rëndësishme para meje ishte lidhur me drejtimin në të cilin të ecë ansambli. Pjesëmarrësit e parë nuk ishin kualifikuar. Kjo nuk ishte e rastit, unë kisha preferuar talentet natyrale, autentike. Seleksionova këngë me tekste kuptimplota, melodi të bukura dhe ritmikë të pasur nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë. Ne e nxorëm artin tonë popullor nga muzeu dhe i dhamë atij një jetë të re. “Qëllimi im strategjik” ishte që pasi e krijoj ansamblin, tërë vendi të mbulohet me një rrjet prej grupesh folklorike. Për fat të mirë kjo ndodhi pa “urdhër nga lart”. Filluan të vijnë te ne njerëz nga mbarë vendi dhe të pyesin se si të organizojnë edhe ata kore dhe orkestra popullore. Sot ato janë qindra dhe po kryejnë një punë shumë fisnike – po kërkojnë, ruajnë dhe e përpunojnë folklorin e vendlindjes. Si rezultat i themelimit të ansamblit u krijua një lëvizje – e tubimeve popullore. Atje njerëzit këndojnë dhe vallëzojnë në mënyrën, në të cilën janë mësuar nga nënat, etërit, gjyshat dhe gjyshërit. Ne i përkrahim këto tubime, sepse ato e paraqesin folklorin autentik, nga i cili do të mësohemi për gjithmonë dhe i cili është pa fund.”


Për fillimin na tregon edhe Maria Kuteva, bashkëshortja e kompozitorit tonë të njohur. Ajo është folkloriste, filologe e ansamblit që prej vetë themelimit të tij. Tregimi i saj na jep detaje shumë të rëndësishme për kohën dhe situatën kulturore, në të cilën gjendet grupi i porsakrijuar.

“Në fillim ishte shumë vështirë – thotë ajo. – Në atë kohë Filip Kutev ende punonte në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore, ku ishte kryetar i degës muzikore. Ai i bindte kolegët e tij në domosdoshmërinë për krijimin e një ansambli folklorik. Atëherë tashmë kishte pjesa, të krijuara mbi bazën folklorike. Na gëzonte shumë drama koreografike “Nestinarka” e Marin Goleminovit. Por kjo ishte një muzikë, e kompozuar me mjete shprehëse akademike. Entuziazëm më të madh shfaqën kompozitorët, të cilët punonin në këtë drejtim – Petko Stajnov për shembull dhe kuptohet Marin. Na ndihmoi shumë një njeri, i cili ishte shumë kompetent. Ky ishte kompozitori Dimitër Nenov.

Gradualisht i shoqi im i bindi institucionet shtetërore, nga të cilat varej gjithçka. Me rekomandim të tij Margarita Dikova u bë udhëheqëse e ansamblit koreografik, kurse Ivan Kavallxhiev filloi të punojë me orkestrën. Për kostumet përgjigjej Neva Tuzsuzova. Kjo ishte një lumturi e madhe për ansamblin, sepse ajo gjithashtu e kishte pikëpamjen e vet për ansamblin – ta ruajë stilin, por të marrë parasysh ligjet e skenës. Nganjëherë cilësitë më interesante të shembujve folklorikë mbeten në hije, në qoftë se automatikisht transferohen në podiumin e koncertit. Këngët e para të krijuara nga Filip Kutev, kishin qëllim për t’i mësuar këngëtaret se si të këndojnë në kor. Këto ishin vajza me zë shumë të bukur, por pa arsim muzikor. Ato ishin kaq të lumtura për t’i dëgjuar këngët e veta, të interpretuara në ansambël.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD