Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stranxha enigmatike

БНР Новини
Tempulli i shenjtë Begliktash

Mbase nuk do të gjesh një vend më të egër dhe të shkëputur nga qytetërimi. Por në qoftë se vendos të nisesh nëpër rrugët e tij, të cilët mezi kalojnë përmes bimëve të dendura mund të humbasësh. Sepse në malin Stranxha zot është jo njeriu, por natyra në të gjithë madhështinë dhe bukurinë e saj të panënshtrueshme!

Kalaja romake RusokastroE njohim më tepër për shkak të qytezave detare të saj Sinemorec, Varvara, Carevo dhe Llozen, të cilët gjatë verës mbushen me turistë. Shumë pak kujtohen të hedhin pas shpine betonin e nxehur dhe zhurmën e njerëzve, që të drejtohen ndaj brendësisë së malit. Mes palëve të saj njeriu mund të ndeshet me zbulime befasuese si megalite të harruara nga koha, vende të shenjta ose shenjtore sekrete. Disa prej tyre janë kthyer në atraksione turistike, por pjesën më të madhe të tyre duhet vet t’i zbulosh, duke kapërcyer pyje të dendura dhe fusha të zhuritura nga dielli. Një udhëz e pjerrët dredhon nëpër majat e malit, rreth mureve të kalasë romake Rusokastro dhe të çon drejt e në shpellën “Ruskina dupka”, për të cilën supozohet se ka qenë një tempull i shenjtë trak nga shekulli i V përpara lindjes së Krishtit. Ky vend i virgjër, i rrethuar me legjenda për kuçedra dhe vajza të rrëmbyera, është i njohur mes njerëzve vendas me vetitë çudibërëse të ajazmës së vet. Në afërsi zbulon kishën e restauruar kohët e fundit “Shën Gjergji Fitimtar”. Në të mund të ndezësh një qiri dhe t’i përkushtohesh mendimeve filozofike. Në përgjithësi në Stranxha njeriu shumë lehtë shkëputet nga stresi i përditshëm, që të mund të zhytet në një përmasë krejt tjetër. Kurse këtu mbeturinat mistike dhe të pazbuluara nga lashtësia të vërejnë në çdo hap.

Kisha “Shën Gjergji Fitimtar”Një skaj i përshtatshëm për të afruar me të kaluarën dhe për meditim në periudhën e lindjes së diellit është tempulli i shenjtë megalit Begliktash në një largësi jo më shumë se 5-10 kilometra nga hotelet tona buzë detit. Përbën një konstruksion të madhërishëm prej blloqeve prej guri. Në qoftë se i shikon me vëmendje do të vëresh se janë të punuara nga dora e njeriut, e cila me një përpikëri të çuditshme ka prerë, rrethe, vaska, shkallë. Nuk dihet sesi por prej këtyre gurëve, të cilët rëndojnë me dhjetëra tonelata, kanë qenë të lëvizur dhe të renditur në konfiguracione të çuditshme me qëllim të përshtatet hapësira e shenjtë për hajnitë. Kurse përball hyrjes të këtij tempulli të lashtë e të shenjtë është vendosur karrigia e kryepriftit, në të cilën çdo një turist nxiton të bëj foto. Shkencëtarët supozojnë se kisha është përdorur pa u ndërkryer në vazhdim të dy mijë vjetëve, kurse veprimtaria e tij mbase është ndërkryer gjatë shekullit të V me shpërndarjen e krishterimit nëpër tokat tona.

Besohet se ata që kalojnë përmes shkëmbinjve të Begliktashit do të gëzojnë shëndet dhe kësmet gjatë vitit.Edhe një strukturë të megalitit ndez fantazinë e udhëtarit i cili rrehet mes majave të Stranxhës. Deri te kompleksi fenomenal arkeologjik arrihet vetëm më këmbë ose me një mjet të posaçëm transportues nën udhëzimeve të një ciceroni me përvojë. Por largësia nuk është asnjëfarë pengese për qindra turistët, të cilët çdo vit ndërmarrin një ekspeditë të vërtetë, që të mund të shikojnë vendin Mishkova niva. Në rajon gjendet një kompleks i madh kulti, i përdorur, si varrezë e një kryeprifti, kurse pas kësaj si vend i shenjtë i hyjnisë Apollon. Supozohet se struktura në fjalë ka shërbyer për mauzole të një sundimtari të njohur trak nga shekulli i V deri në shekullin e III përpara Krishtit. Sipas shkencëtarëve, kompleksi është përdorur nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit. Sipas shkencëtarëve, kompleksi është përdorur nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit deri në antikitetin e vonë. Por ajo e cila i tërheq adhuruesit e dukurive të pashpjegueshme janë, gërmimet arkeologjike në rrëzat e majës Gradishte. Sipas legjendave, bëhet fjalë për një varrezë të fshehtë të hyjneshës egjiptiane Bastet, e cila, që të mund t’i marrë hakë ekspeditës shkencore, e cila ka guxuar të shkel qetësinë e saj gjatë vitit 1981, ka dërguar një pjesë nga anëtarët e saj në mallkim kurse disa dhe... në vdekje.

Kompleksi i kultit në Mishkova niva akoma po studiohet nga arkeologët.Por Stranxha nuk është vetëm mistikë por dhe histori. Mali mahnit me aromën e bimëve të egra, me këngët e shpendëve, si dhe me dredhat e veta të shpalosura deri në horizont si një mëndafsh i cili valëvitet nga era. Por çfarë të themi për pyjet e saj shekullore? Në brezat e tyre më heje të thella vlojnë ujërat e lumenjve të vegjël dhe të mëdhenj. Veleka dhe Ropotamo janë më atraktive për turistët. Derisa lundron nëpër sipërfaqen e tyre të qetë vëren breshka, kuaj uji dhe kafshëza të tjera, si dhe një bimtari të pazakonshme për gjerësitë tona. Midis të tjerave vjeshta është një shkak i shkëlqyer të vizitosh Qendrën e Mbrojtjes së Natyrës “Poda” rreth qytetit Burgas. Gjatë kohës së migracionit këtu vijnë përfaqësues të mbi 250 llojeve të shpendëve, që të mund të pushojnë, të hanë. Jana Goçeva nga Shoqëria për Mbrojtje të Shpendëve tregon:

Shëtitje me varkë mbi lumin Ropotamo ofron takim me natyrën e egër të malit Stranxha.“Për stinë mund të numërohen mbi 300 mijë lejlekë migrues – me fjalë të tjera kjo është pak a shumë i gjithë popullimi evropian i lejlekut të bardhë! Përveç kësaj mund të krenohemi me shumë pelikanë, me shpendët grabitqarë. Qielli këtu përmbushet me shpendë gjatë muajit prill dhe pas kësaj në vjeshtë. Ky kompleks prej liqeneve rreth Burgasit është diçka si oazë për rrugën e tyre migruese, prandaj është i mbrojtur si një pjesë nga rrjeti evropian Natura 2000.”

Në Qendrën e Mbrojtjes së Natyrës “Poda”, që është pjesë prej 100 Objekteve Turistike Kombëtare, mund të vëzhgoni lejlekun e bardhë.Stranxha me vendet e veta mijëvjeçare të shenjta dhe me pyjet e veta me hije të dendura, është oazë jo vetëm të shpendëve por dhe të natyrës së egër, por dhe për secilin i cili kërkon qetësi dhe rrugë mbrapsht drejt vetvetes. Mali të fton të zbulosh të paktën një grimcë nga bukuria e saj e papërsëritshme, të rrethuar me shumë fshehtësi dhe magji.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD

Bashkia Çepellare pret mysafirët e saj me një rrugë të re turistike

Këtë verë, të ftuarit e bashkisë Çepelare do të mund të diversifikojnë pushimet e tyre në natyrën e bukur të Rodopeve me një tjetër rrugë malore. Bëhet fjalë për shtegun e ri turistik “Laboratori i shpellës, Stara Pllanina, shpella e Topçetos, shtylla e..

botuar më 24-06-08 10.30.PD