Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi edicioni i parë i çmimeve vjetore folklorike “Boris Mashallov”

БНР Новини

Përfundoi edicioni i parë i çmimeve vjetore folklorike. Gjatë vitit 2014 ato u ishin kushtuar këngëtarit të madh popullor Boris Mashallov dhe 100 vjetorit të lindjes së tij.

I quajnë çmimet vjetore “Oskarët folklorikë bullgarë”. Dhe kjo nuk është shaka. Kategoritë, në të cilat bëhet nominimet janë më se dhjetë, ndërsa për rezultatin përfundimtar fjalën e kanë specialistët, dëgjuesit dhe adhuruesit e artit popullor. Mikpritës i edicionit të parëm ishte qyteti Smoljan. Që në fillim të vitit ishte shpallur çmimi për kontributin e tërësishëm që mori këngëtarja legjendare nga Dobruxha, Verka Siderova.

Ideja për çmimet vjetore i përket Konstantin Llazarovit – ish interpretues i valleve popullore, themelues i radios folklorike “Menci” (Gjyma). Sipas tij, çmimet janë një njohje për arritjet e instrumentistëve, këngëtarëve etj. Jepen për shfaqje profesionale në fusha të ndryshme si edhe për trashëgimi të rëndësishme jo materiale folklorike. Nominimi bëhet në bazë të sistemit të caktuar, votimi është në sajtin e çmimeve vjetore. Ato janë individuale ose kolektive. Ja se çfarë tregoi Konstantin Llazarovi për Radio Bullgarinë: “Dua t’i falënderoi posaçërisht Dobrinka Georgievës – vajzës së Boris Mashallovit, e cila në dha leje të vendosim emrin e tij në titullin e çmimeve të para vjetore. I jemi mirënjohës edhe bashkisë së Smoljanit për mbështetjen, si edhe të gjithë sponsorëve, pa të cilët nuk do të mbahej kjo festë. Të mëdha janë meritat e Adrian Petrovit – kryeudhëheqës artistik i ansamblit “Rodopa”, i cili punoi me vetëmohim për spektaklin e mrekullueshëm. Dobrinka Georgieva përgatiti tekstin me të cilin prezantuam para publikut momentet më të rëndësishme nga rruga krijuese e Boris Mashallovit. Dëgjuam me publikun këngën e tij emblematike të incizuar “Ka filluar të belbëzojë qengji”. U krijua një atmosfere shumë emocionuese, publiku u ngrit në këmbë për të shprehur respektin e tij ndaj këngëtarit të paharruar. Krahas të gjitha çmimeve të tjera, fituam edhe çmimin për sponsor të vitit. Për mua është me rëndësi, se ka njerëz nga fusha e biznesit të cilët ndajnë mjete për zhvillimin e artit folklorik.”

Në kategorinë “Instrumental të vitit” ishte dalluar pjesa “Lamtumirë” nga albumi i çiftelisti Georgi Petrov. Ai u nda nga jeta para disa muajve, por nominimi ishte bërë që në muajin shkurt. Georgi Petrovi ishte pa konkurrencë për këtë dallim.




Një prej personaliteteve të padiskutueshëm në garë ishte fyelltari Nedjallko Nedjallkov, i dalluar për albumin e tij të ri “Dua të them”.

“Ideja për këto çmime është shumë e mirë – tha Nedjallko Nedjallkovi. – Kategoritë e shpallura përfshijnë solistë, duete dhe trio, koreografi etj. Në kategorinë për trashëgimi të gjallë folklorike ishte dalluar riti “nestinarstvo”( kërcim mbi prush). Çmimin e mori një grua që është valltarja më e moshuar. Më gëzon shumë fakti, se ka një forum të tillë i cili mbledh krijues nga të gjitha fushat. Më pëlqen shumë ideja e Konstantin Llazarovit dhe do të mbështes në të ardhmen. Organizatorët kanë vendosur çdo vit t’u kushtojnë çmimet emrave të mëdhenj në muzikën popullore, që kanë lënë gjurmë në histori. Vitin tjetër dhënia e çmimeve do të bëhet në qytetin Trojan – vendlindja e këngëtares së madhe popullore Gjyrgja Pinxhurova, për shkak të 120 vjetorit të lindjes së saj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD