Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prapë në fronin e gjimnastikës ritmike

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Pas një pauze 18 vjeçare ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi medaljet e arta në shumëgarëshin e Kampionatit Botëror në qytetin turk Izmir. Sportistet me trajnere Ina Ananieva pa asnjë gabim prezantuan dy kompozimet – me tri topa dhe me dy shirita dhe me pesë shkopinj zhongleri. Pas suksesit në shumëgarëshin vajzat e ansamblit bullgar fituan dhe dy medalje të argjendta në finalin e topave dhe shiritave. Kështu ato edhe një herë ripohuan pozitat e tyre të gjimnasteve më të mira në botë.

Reneta Kamberova, Mihaella Maevska-Veliçkova, Cvetelina Najdenova, Cvetelina Stojanova dhe Hristijana Todorova – ato janë emrat e kampioneve botërore të gjimnastikës ritmike. Afro 18 vjet Bullgaria priti këtë sukses. Herën e fundit një ansambël bullgar i gjimnastikës ritmike u bë mbajtës i medaljes së artë në Mondialin e vitit 1996 në Budapest. Titulli fituar në Izmir është medalja e dhjetë për ansamblet bullgare – pas medaljeve të viteve 1969, 1971, 1981 deri në 1989, 1995 dhe 1996. Në një nga intervistat e para pas suksesit krye trajnerja e ansamblit kombëtar Irina Ananieva tha, se medaljet e arta vajzat bullgare i fituan në sajë të ushtrimit origjinal, që dallohej nga ushtrimet e pjesëmarrëseve të tjera të kampionatit. “Jemi tepër të ngazëlluar dhe të lumtur. E kishim të qartë, se herët ose vonë do të marrim atë që meritojmë. Që nga çasti kur fillova të punoj me këto vajza, qëllimi im kryesor ishte të fitojmë një medalje në shumëgarëshin, sepse kjo është disiplina bullgare. Gëzohem, se e arritëm këtë sukses në këtë kampionat botëror, sepse vajzat gjatë tërë vitit në të gjitha garat treguan se janë shumë të mira.”

Prapa çdo suksesi botëror qëndron shumë punë, virtyte të shumta, qëndrueshmëri psikike dhe fizike, një përgatitje e planifikuar shumë mirë. Në Izmir Bullgaria arriti të rikthehet në majë, pra atje ku qëndronte vite me radhë gjatë erës së të ashtuquajturve “vajza të florinjta”. Ilijara Raeva, Diljana Georgieva, Lili Ignatova, Adriana Dunavska – gjimnastet me trajnere Neshka Robeva fituan të gjitha titujt e mundshëm në periudhën e viteve 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar. Atëherë flitej edhe për “shkollën bullgare” në gjimnastikën ritmike. Pas një amullie jo vetëm në gjimnastikë, por në mbarë sportin profesional në Bullgari, gjimnastet e Bullgarisë prapë janë në krye. U urojmë atyre të qëndrojnë në fronin e gjimnastikës ritmike vite të tëra me radhë!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktorija Tomova u kualifikua në raundin e dytë të turneut me bar në Bad Homburg

Viktoria Tomova filloi me fitore pjesëmarrjen e saj në turneun e tenisit në bar në Bad Homburg të Gjermanisë, me një fond shpërblyes prej më shumë se 802 mijëeuro. Bullgarja, e cila kaloi kualifikimet, fitoi me 6:1, 6:3 ndaj përfaqësueses së..

botuar më 24-06-24 9.23.PD

Vozitësi i oqeanit Stefan Ivanov synon të kalojë Oqeanin e Veriut me një varkë me rrema

Vozitësi i njohur bullgar i oqeanit Stefan Ivanov po shkon në një shëtitje me varkë me vozitje nëpër Oqeanin Arktik, njoftoi BTA. Në vitin 2023, ai mori pjesë në një tjetër ekspeditë që vendosi 8 rekorde botërore Guinness në Oqeanin Jugor, pasi..

botuar më 24-06-20 10.07.PD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova arriti një renditje rekord në karrierën e saj në tenis

Tenistja më e mirë bullgare, Viktoria Tomova , arriti një renditje rekord në karrierën e saj. Në renditjen e përditësuar të WTA, ajo u ngjit në vendin e 63-të me gjithsej 1035 pikë. Deri më tani, renditja më e mirë e Tomovës ishte pozita e 64-të..

botuar më 24-06-17 2.44.MD