Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregjet e Fermerëve bëjnë hapët e parë në Bullgari

БНР Новини
Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Më 10 tetor në një nga parqet qendrore të kryeqytetit, u organizua një Festival i Tregjeve të Fermerëve. Qëllimi ishte “të tregohen përparësitë e kësaj forme të shitjes së drejtpërdrejtë” midis bujqve dhe konsumatorëve. Pak e çuditshme është të popullarizohen gjëra, që ekzistojnë që prej kohe. Mirëpo, në Bullgari për dy dekada arritëm të dëbojmë prodhuesit nga tregjet. Dhe një nga shkaqet ishte leximi i gabuar i aplikimit të normave evropiane për ushqimet. Si rezultat fermerëve dhe zanatçinjve të imtë iu imponuan normat dhe rregullat e detyrueshme për më të mëdhenjtë. Kjo nuk ndodhi pa përkrahjen e prodhuesve të mëdhenj të produkteve bujqësore dhe të lëndëve të para. Prodhuesit e vegjël nuk e kishin fjalën. Brenda 25 viteve të lirisë, demokracisë dhe ekonomisë së tregu as prodhuesit e vegjël arritën vet të rregullojnë tregje, as shteti u ndihmoi atyre. Këtë e bënë konsumatorët, të cilët u bashkuan në një rrjet për sigurimin e ushqimit cilësor. Dhe më interesante është, se teknologjitë e reja të informacionit rikthyen për një jetë të re forma më e vjetër e shitjes direkte të produkteve bujqësore. U krijuan rrjete virtuale të konsumatorëve, të cilët vet kërkuan prodhuesit e imtë të mallrave me cilësi dhe vet organizuan furnizimin.

СнимкаNjëra prej këtyre rrjeteve “Hrankoop” ishte në thelbin e rimëkëmbjes së tregjeve të fermerëve në katër prej qyteteve më të mëdha të Bullgarisë – Sofja, Pllovdiv, Burgas dhe Varna. Kjo ndodhi me ndihmën financiare të BE-së, politika e përbashkët bujqësore e të cilit favorizon pikërisht rrjetet e vogla të furnizimit. Thënë me fjalë të tjera – minimum ndërmjetës dhe distancë më të shkurtër midis konsumatorit dhe prodhuesit. Inkurajohet gjithashtu krijimi i tregjeve vendore, në të cilët frutat, perimet dhe produktet e tjera bujqësore nuk transportohet më se 120 kilometra deri te tregu.

“Vendosëm të ndihmojmë krijimin e tregjeve të fermerëve, të cilët mund të nxjerrin prodhuesit e vogël dhe të mesëm nga situata e keqe në të cilën ndodhen shumica prej tyre në Bullgari – shpjegon Ivajllo Popov nga Shoqata Ekologjike “Për Tokën”. – Edhe bullgarët, si të gjithë njerëzit e tjerë dëshirojnë të ushqehen me produkte cilësore. Nuk ka rëndësi aq të madhe a do të jetë e certifikuar se është prodhim organik, ose vetëm do të jenë të respektuara normat ekologjike të rritjes. Në të gjitha rastet një ushqim i tillë do të jetë më i miri, se sa ushqimi, që blejmë nga zinxhirët e mëdhenj tregtarë. Dhe nuk është e rastit, që politika e re e përbashkët bujqësore iu shpreson distancave të shkurtra të furnizimeve. Kooperativat ushqimore dhe tregjet e fermerëve janë një shembull të mirë për një qëndrim të tillë edhe tek ne.”

Urdhëresa 26 e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimeve për shitje direkte të produkteve bujqësore, miratuar në vitin 2010, u impononte fermerëve të vegjël norma pothuajse aq të rrepta, se sa prodhuesve të mëdhenj. Ajo ishte tepër restriktive për produktet e blegtorisë. Në praktikë ajo nuk u aplikua, me përjashtim të prodhuesve të mjaltit dhe vezëve. Korrigjimi i saj i fundit nga korriku i këtij viti pak e ndryshoi situatën. Sipas udhëheqësit të Fondacionit “Bioselena” Stoillko Apostollov faktet janë elokuente. “Gjatë katër viteve të para pas miratimit të urdhëresës u regjistruan vetëm tri ndërmarrje të vogla të përpunimit të qumështit dhe të mishit. Pas korrigjimit të saj të fundit muajin korrik u regjistruan pesë ndërmarrje të reja.” Edhe Ivajllo Popovi e përkrah këtë tezë:

“Është tepër treguese, se tashmë ka një listë me bujq, që dëshirojnë të përfshihen në tregjet tona. Para kohe, ne i ftuam prodhuesit, ndërsa tani vet ata na kërkojnë.”

СнимкаNë Festivalin e Tregjeve të Fermerëve në Sofje erdhën prodhues nga krahinat fqinje. Disa prej tyre ofruan produkte organike. Si për shembull Zllatina Dimçeva, e cila ofronte gliko me fruta ekzotike.

“Tani për tani mënyra e vetme të arrijmë deri te klientët janë tregjet e fermerëve – tregon ajo. – Prodhimi ynë, që kërkon më shumë punë, nuk mund të konkurrohet me prodhimin në masë, që ofrohet në tregjet konvencionale.”

СнимкаBletari Nikolla Nikollov nga fshati Borovan rrethi i qytetit Vraca krahas mjaltit ofronte edhe lëngje natyrore.

“Lëngjet tona janë të prodhuara me mjaltë dhe limona, në vend të sheqerit dhe limontozit, që janë më të dëmshme për organizmin – shpjegon ai. – Ato lëngje mund të ruhen vetëm në frigorifer, por shija e tyre është më e mirë. Ofrojmë lëngje nga fiku, mendra, shtogu. Ne kemi shumë koshere dhe shesim prodhimin tonë kryesisht në tregjet e fermerëve në Sofje.”

СнимкаShazlin Babikjan punon karamele, çokolate dhe ëmbëlsira të ndryshme me dorë. Ajo e shes prodhimin e vet nëpërmjet internetit. Në festival ajo u tregonte fëmijëve 4 – 5 vjeçar si të bëjnë bonbone prej produkteve të shijshme dhe të papërpunuara.

“Për shembull ëmbëlsia e produktit mund të sigurohet me fruta të thara si fiq, hurma, kajsi. Për ngjitjen mund të shfrytëzohen arra ose bajame të bluara, kakao. U tregoj fëmijëve edhe si bëhet çokolata dhe si duket fruta e kakaos.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Maria Dimitrova-Pisho



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD