Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Trifon Kunev – kundërshtari i përjetshëm i pushtetit

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Foto: arkiv

Le të kthehemi në të kaluarën jo aq të largët, që të kujtojmë “rebelin dhe shkrimtarin me pendë origjinale” Trifon Kunev. Ju ofrojmë disa radha nga teksti i tij i kushtuar periudhës pas grusht shtetit komunist në Bullgari më 9 shtator të vitit 1944:

“9 shtatori rrënjosi themelet e mashtrimeve fashiste në Bullgari pikërisht sipas planeve të krijuesve dhe themeluesve të tij. Teza të madhërishme përhapën krahët e tyre mbi mëmëdheun tonë dhe i dhanë drejtime të reja jetës politike, shoqërorë dhe kulturore të bullgarëve... Historia e bullgarëve duhet të ketë zanafillën e saj nga 9 shtatori. Gjithçka para kësaj date është një qeverisje fashiste me synime prej obskurantisti. Dhe shumë zëra të tjera të fuqishme dëgjohen nga hapësira e Frontit Patriotik, por për ta do të flasim ndonjëherë tjetër. Kishte urdhëresa demokratike për listën e përbashkët zgjedhore, si një shprehje e demokracisë më të qëndrueshme, u organizua mbledhja vullnetare e parave për huan e shtëpisë së popullit, për komitetet liridashëse, për ushtarët e panjohurtë pasionuar pas parave në erën e re, kishte mënyra të reja e hetimit në burgjet dhe kampet e përqendrimit, në të cilët u aplikuan impiante moderne dhe vegla elektrike. Kishte formim vullnetar, si të thuash, të ekonomive kolektive nëpër fshatrat. Çfarë do të ndodhë si rezultat i progresit njerëzor dhe rrugës historike të Bullgarisë së rimëkëmbur – ne nuk dimë. Tani le të përfundojmë bisedën e sotme me parullat energjike të Frontit Patriotik: “Pasi nuk kemi frikë nga bomba atomike, atëherë si ta sillemi me etikë ndaj historisë?”

Për shkak të fejtoneve dhe artikujve në këtë frymë njeri nga humoristët dhe shkrimtarët më të njohur nga gjysma e parë e shekullit XX, ishte persekutuar dhe ishte hedhur në burg shumë herë. Një jetë dhe një krijimtari midis qelive të burgut dhe sallës së Kuvendit Popullor – kjo është shkurtimisht historia e mjeshtrit të lirikës popullore Trifon Kunev. Për arsye, se autoritetet e persekutuan Kunevi shfrytëzonte shumë pseudonime, të cilët i mendonte ashtu, që të tallej me klasën politike bullgare. Ai lindi në fshatin Ëglen, në familjen e një fshatari të pasur, i cili kishte mundësi të mbajë pesë birat të mësojnë. Kështu ata arritën të përvetësojnë profesione si mjek, inxhinier, oficer, agronom, jurist. Në fillim Trifoni u bë mësues në fshatin e lindjes, ndërsa pak më vonë shkoi në Sofje, që të mësojë drejtësi. Këtu ai nisi të shkruajë vjersha. Pas mbarimit të arsimit të lartë, punonte si gazetar dhe botoi disa përmbledhje me vjersha. Ishte pjesëtar i dy Luftërave Ballkanike të viteve 1912 dhe 1913. Pas grusht shtetit më 9 qershor të vitit 1923 u hodh në burg bashkë me intelektualë dhe bujk të tjerë me orientime të majta. Ai u arrestua herën e dytë në vitin 1925 pas atentatit në kishën “Shën Nedelja”. Pas kësaj u bë mysafir i rregullt i burgjeve dhe i policisë. Siç shkruan Hristo Brëzicov: “Asnjeri prej shkrimtarëve bullgarë nuk kishte hedhur aq shumë herë në burg dhe nuk ishte i konsideruar aq shpesh komit të pendës”. Pas 9 shtatorit të vitit 1944 Kunevi për një kohë të shkurtër ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Bullgarë dhe drejtor i Teatrit Popullor. Në vitin 1945 ai hoqi dorë nga ato dy poste dhe bëri provë të mbrojë artistët dhe shkrimtarët e dënuar dhe të persekutuar nga komunistët. Krahas kësaj vazhdonte të botojë fejtone dhe artikuj demaskues të pushtetit, gjë për të cilën u hodh në gjyq. Procesi kundër tij u pezullua përkohësisht, sepse u zgjodh deputet. Pas dështimit të Opozitës së Bashkuar ai u dënua me 5 vjet burg.

Edhe pas daljes së tij nga burgu autoritetet vazhduan ta persekutojnë deri në vdekjen e tij në vitin 1954. Në fejtonin e tij me titull “Pse më fyen shkrimtari Georgi Karasllavov?” Kunevi tregon për presionin, që ushtronte pushteti mbi të për shkak të papajtueshmërisë së tij:

“Pardje në organin e Frontit Patriotik të Bullgarisë u botua një trillim i shkrimtarit të proletariatit Georgi Karasllavov, i kushtuar personalitetit tim dhe veprave të mia politike. Karasllavovi nuk është shkrimtari i parë komunist, i cili më shan dhe gurgullohet me personalitetin tim dhe me veprën time. Para tij një sulm i ngjashëm kundër meje ndërmori edhe bashkëmendimtari i tij – Krum Kjulavkov. Edhe ky shkrimtar të proletariatit gjeti në fundin e shpirtit dhe talentit të tij fjalët më të neveritshme, të cilat i drejtoi mua. Adhuruesit e letërsisë së poshtër do të mbeten të gënjyer, në se presin nga unë një përgjigje të ngjashme të sulmeve të drejtuara te unë. Unë nuk do t’u lë brezave dokumente të shkruara, të cilët pasi do të jenë lexuar, do të meritojnë fjalët: “Shiko çfarë injorantë dhe huliganë kishte ndër shkrimtarët bullgarë”. Dhe tani të përqendrohemi mbi çështjen – pse më ofendojnë ata shkrimtarë? Vallë, të mos ketë frymëzimi i tyre i egër burime personale? Mendoj, se jo. Ata mjeshtër të thashethemeve gazetareske nuk mund të kenë asgjë personale kundër meje. Autorët në fjalë morën urdhër të më diskreditojnë dhe kjo urdhër vjen nga sunduesit e tyre. Pse është e nevojshme, të më poshtërojnë para lexuesve bullgarë dhe të mohojnë veprat dhe personalitetin time para shoqërisë? Përgjigja është shumë e thjeshtë – për arsye, se megjithë edhe në radhët e fundit, luftoj për lirinë e popullit bullgar, për të drejtën e tij dhe për mirëqenien e tij. Sepse jam mik i atyre burrështetasve vetëmohues, të cilët përbuzën postet ministrore, pasurinë dhe jetën e sigurte të politikanëve të nënshtruar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

102 vjet nga Traktati Neuilly dhe trashëgimia e rëndë për Bullgarinë

27 nëntori 1919 është një datë e trishtuar për Bullgarinë. Në këtë ditë u nënshkrua një traktat paqeje në periferi të Parisit Neuilly-sur-Seine, i imponuar ndaj vendit tonë pas disfatës së tij në Luftën e Parë Botërore / 1914-1918 /. Me..

botuar më 21-11-27 7.15.PD
Shën Klimenti i Ohrit

Universiteti i Sofjes kremton ditën e shenjtorit të tij mbrojtës

Më 25 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare kremton klerikun dhe arsimtar të madh bullgar Shën Klementin, Kryepeshkopin e Ohrit. Shën Klementi njihet edhe si një nga nxënësit e vëllezërve Kirill dhe Metodij i cili së bashku me nxënësit e tjerë të të dy..

botuar më 21-11-25 11.39.PD

Me Hyrjen e Nënës së Zotit në tempull festojmë Ditën e Familjes Ortodokse

Më 21 nëntor, në ditën e Hyrjes së Nënës së Zotit në tempull, bullgarët ortodoks festojnë dhe Ditën e familjes së krishterë dhe të të rinjve të arsimuar. Sipas traditës kishtare familjet shkojnë në kishë, që të nderojnë bashkë hyrjen e Mërisë 3..

botuar më 21-11-21 5.35.PD