Shtatë medalje të arta, gjashtë të argjendta dhe dhjetë medalje të bronzta te meshkujt dhe femrat e moshës mbi 21 vjeç fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e 22-të Botëror të Shotokan Karate-Do në Poloni. Ai u organizua nga organizata Shotokan Karate-Do e Kombeve të Bashkuara (Shotokan Karate Do of United Nations (SKUN), ndër përfaqësuesit e të cilëve është dhe Federata Bullgare e Shotokan Karate-Do. Aktiviteti ishte i një niveli shumë të lartë, me pjesëmarrjen e mbi 1200 karateistëve nga 50 shtete. Për arritjen në finale mesatarisht luheshin nja 4-5 ndeshje. Bullgaria u radhit e treta për nga numri i medaljeve dhe titujve të fituar, megjithëse mjaftë sportistë pësuan trauma, i përgjithësoi rezultatet Aleksandër Sllavkov, kryetari i federatës. Kampionë botërorë te disiplina “kumite” te meshkujt u bënë Hristo Shterev (65 kg), Pllamen Kirillov (70 kg) dhe Radosllav Penov (85 kg), te femrat Nadezhda Mlladenova (55 kg), Adriana Ganeva (60 kg), Borisllava Ganeva (+60 kg), si dhe te skuadrat e femrave të moshës mbi 21 vjeç Adriana Ganeva, Borisllava Ganeva, Llora Rusçeva dhe Kristina Svilenova. Por medaljet e arta të sportistëve bullgarë janë në fakt jo 7, por 8 – bashkë me medaljen e fituar nga Ivo Arsov në garën atraktive për veteranë, e cila është jashtë klasifikimit, saktësoi federata.
Paraqitja e mirë e vendit është rezultat jo vetëm i cilësive të sportistëve bullgarë, por edhe i politikës së Federatës Bullgare të Shotokan Karate-Do për një punë aktive me trajnerët dhe instruktorët në këtë sport në mbarë vendin. Kështu në të gjitha sallat mirëmbahet një nivel shumë i mirë teknik.
Fitore të dyfishtë në garë shënoi Hristo Shterev (65 kg), i cili përveç se u bë kampion botëror në “kumite”, u bë edhe vicekampion në kategorinë “Masters” – kategoria më prestigjioze në Kampionatin e Shotokanit. Në këtë kategori luhen paralelisht dy disiplina – “kata” dhe “kumite”, me një partner. Një detal tjetër kureshtar i garës është se për herë të parë së bashku e morën arin motrat e talentuara Adriana (60 kg) dhe Borisllava (+60 kg) Ganevi – çdo një prej tyre në kategorinë e saj. Ato kontribuuan edhe për fitimin e titullit të skuadrës së femrave.
Karateja nuk do të thotë vetëm betejë, por edhe filozofi, një sistem të lartë vlerash. Federata fillon iniciativa, qëllimi i të cilave është popullarizimi dhe zhvillimi i sportit, si dhe organizimi i aktiviteteve bamirëse, me pjesëmarrjen e kampionëve botërorë. “Këta tituj, të cilët u bënë traditë te ne nuk kanë një rëndësi kaq të madhe, megjithëse prapa tyre ka shumë punë. Duam që të bëjmë gjithnjë e më shumë njerëz për t’u marrë me këtë sport, ta ndiejnë shpirtin e karatesë, deshëm të prekim zemrat e fëmijëve të pafavorizuar – ata me autizëm, bashkë me fondacionin “I Can Too”, fondacion ky që reklamohet nga Antonio Banderas” – na tregon Dimitër Todoranov, trajneri i skuadrës kombëtare. “Ideja është që të zhvillojmë stërvitje të ndryshme demonstrative dhe të grumbullojmë mjete, që ta bëjmë jetën e këtyre fëmijëve më interesante”, shtoi Todoranov.
U bë e qartë gjithashtu se Federata Bullgare e Shotokan Karate-Do do të kandidojë për të qenë mikpritëse e Kampionatit Evropian gjatë vitit 2016.
Shotokan Karate-Do praktikohet në mënyrë të organizuar në Bullgari që nga vitet 80 të shekullit të XX-të. Në vitin 1988 u regjistrua zyrtarisht klubi i parë – “Han Asparuh”. Në vitin 1993 për ditët e kulturës japoneze për herë të parë sportistët bullgarë patën mundësi për t’u stërvitur me ndihmën e trajnerëve japonezë. Që nga viti 1996 e këtej kjo u bë një praktikë e rregullt. Që nga atëherë në vend dy herë në vit zhvillon seminare mjeshtri japonez Kato Sensej – instruktori kryesor i Asociacionit Japonez të Karatesë, mësuam nga Llëçezar Nenov – zëvendëskryetari i Federatës Bullgare të Shotokan Karate-Do.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..