Në Bullgari, sipas traditës birësimi gjithmonë ka qenë gjë sekrete. Shkaqet për këtë janë të ndryshme: frikë nga humbja e dashurisë së fëmijës, shqetësime se, “do të dalë në dukje mungesa e aftësisë pjellore”, frikësime se, familje do të bëhet objekt i thashethemeve të komshinjve. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë nga birësuesit vendosin hapur të tregojnë të vërtetën. Dhe ky është shansi që shoqëria të kuptojë se, birësimi nuk është një gjë e turpshme, as e tmerrshme, por një akt i denjë dhe akoma një mënyrë tjetër për ardhjen e një fëmije në familje. Kuptohet se, një temë e veçantë është se përse në një kohë paqe ka kaq shumë fëmijë, të privuar nga ledhatimet prindërore dhe përse nuk punohet mbi parandalimin e dukurisë, pavarësisht nga baza e pasur normative.
Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtje të Fëmijës, ndaj këtij korriku ata të cilët presin të birësojnë fëmijë janë 1567 veta, kurse fëmijët e regjistruar për birësim janë 3248. Në këtë numër nuk hyjnë fëmijët pa një pëlqim prindëror për një birësim të plotë dhe këta me dokumente të parregulluara. “Mjerisht, është e dukshme tendenca drejt pakësimit të kandidatë-birësuesve të regjistruar – pothuajse përgjysmë në krahasim me vitin 2008, derisa numri i fëmijëve për birësim po shtohet”, konstaton Rosica Ivanova, juriste nga Asociacioni Bullgar i të Birësuarve dhe Birësuesve.
Pavarësisht nga kjo statistikë, gjatë ditëve të fundit në vend shpërtheu një skandal me korrupsion gjatë procedurës së birësimit. Sipas publikimeve në mediat, familjet birësojnë fëmijën e shumëpritur kundrejt një shume parash nga 5 deri më 15 mijë euro. Një nga televizionet private incizoi pa dijeni avokaten, e cila zbuloi skemën e korrupsionit përpara gazetarit në rolin e kandidat-birësuesit.
“Kur ka një sinjal për parregullsi, ai duhet të hetohet menjëherë nga organet kompetente – komenton Rosica Ivanova. – Këto krime nuk duhet të mbeten në heshtje. Këshilla jonë ndaj të gjithë kandidatëve për birësim të fëmijës është në qoftë se kanë të dhëna të tilla, menjëherë të informojnë organet kompetente. Nga ana tjetër, kur birësuesit marrin pjesë në një skemë të tillë, ata po kështu kryejnë krim dhe nuk kanë interes të tregojnë për këtë.”
Sipas zonjës Ivanova, nuk ka domosdoshmëri prej ndryshimeve serioze në legjislacion në fushën e birësimit. Shteti ka mekanizma të zhvilluar mirë. Por procesi duhet të optimizohet, dhe para së gjithësh të evitohet formalizmi, të ngulmohet te përcaktimi më i thelluar i kandidatëve dhe të motivacionit të tyre përpara përfshirjes së tyre në regjistër, nënvizon juristja.
“Shpesh tek ne vijnë njerëz me një motivacion jo dhe kaq mirë të qartë. Nganjëherë dëshira e tyre është e ndezur nga një synim të mirëfilltë njerëzor, por njëkohësisht egoist të jenë prindër me çdo kusht. Dhe kur të vijnë problemet në familjen, që nuk i ka pasur të qartë vështirësitë e mundshme dhe përgjegjësinë e vet personale për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, shpesh formohet një mospërputhje. Prindi thotë: unë nuk mund të marr vesh me këtë fëmijë, ai është i keq, i paedukuar, agresiv. Ata e kanë përfytyruar birësimin si një përrallë pa fund”, sqaron një nga problemet gjatë birësimit zonja Ivanova.
Nganjëherë përfytyrimet jo realiste janë bazë për ndërprerjen e birësimit dhe një varg traumash për fëmijët. Prandaj metodika e arsimit për kandidat-birësuesit, duhet të ndryshojë në një drejtim më praktik, mendon Rosica Ivanova: “Prindërit jo gjithmonë janë të gatshëm të përballojnë problemet, më në veçanti kur birësojnë një fëmijë më të madh. Ai vjen në familje me jetën e vet të deritanishme dhe mentalitet. Dhe pavarësisht se është pranuar me shumë dashuri, mjedisi për të është i ri, ndryshimi – tronditës. Shumë shpesh fëmijët reagojnë ndaj një ndryshimi të tillë me agresion dhe pa u përmbajtur.”
Në momente të tilla birësuesit e akuzojnë veten se, nuk janë prindërit e përshtatshëm dhe shumë rrallë kërkojnë ndihmë. Kjo tregon sesa e rëndësishme është përgatitja e kandidat-birësuesve. Prandaj sivjet Asociacioni Bullgar i të Birësuarve dhe Birësuesve dhe Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, krahas aktivitetet e tjera, zhvilluan për herë të parë një Ditë Kombëtare Informative të Birësimit. Komunikimi me specialistë dhe bashkëmendimtarë është mes premisave që birësimi të kthehet në një udhëtim i shkëlqyer, të përmbushur me sfida të shumta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon..