Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maleshevo këndon dhe kërcen

БНР Новини
Foto: arkiv

Festivali “Maleshevo këndon dhe kërcen” u themelua në vitin 2004 me ide të prezantojë folklorin e pasur të Bullgarisë Jugperëndimore. Organizatori i ngjarjes është bashkia Strumjani. Themelet i vuri Valentin Çelikov – kryeqytetasi i atëhershëm i Strumjanit dhe ekipi i tij. Në vitin e parë ndër pjesëmarrësit kishte disa ansamble nga Republika e Maqedonisë dhe në vitin tjetër forumi tashmë u bë ndërkombëtar. Ai e mban emrin e malit, në të cilin ndodhen rreth 20 fshatrave, të bashkuara në bashkinë Strumjani. Sipas traditës skena e festivalit ndodhet në fshatin Mikrevo, ku ka disa ansamble të njohura folklorike.

“Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit folklorik ndërkombëtar mirëpres më se 2800 pjesëmarrës – tregon drejtorja e tij, Snezhana Stoimenova. – Ka përfaqësues të më se 20 grupeve bullgare, më se 300 janë artistët nga Maqedonia, tri janë ansamblet nga Serbia. Publiku pret me padurim programet folklorike të ansambleve nga Turqia, Greqia, Shqipëria, Moldavia. Prej disa viteve, bashkë me Radion Bllagoevgrad dorëzojmë çmimin e posaçëm për interpretues të ri. Jemi shumë të kënaqur sepse në skenën tonë dalin nxënës nga shkolla muzikore nga qytetet Bllagoevgrad, Kjustendill, Sofje etj. Sipas vlerësimit të ekspertëve, festivali ynë është ndër 5 forumet më të mira folklorike në Bullgari me kontribut në ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë folklorike. Ky ishte dhe shkaku, për të cilin morëm çmimin “Leva e artë” të Këshillit Ndërkombëtar të Organizatorëve të Festivaleve për Folklor dhe Arte Tradicionale në Veliko Tërnovo. Festivali ka karakter konkurrues dhe pjesëmarrësit konkurrohen në kategori të ndryshme, të cilat janë shpallur dhe mund të shihen në sajtin e ngjarjes. Në juri marrin pjesë specialistë të njohur në fusha të ndryshme të artit folklorik. Nuk janë pak dhe nismat shoqëruese. Sivjet ato i janë kushtuar përvjetorit të 60-të të skulptorit të njohur bullgar Ivan Rusev. Ai vetë për herë të parë merr pjesë në forumin, i cili organizohet çdo vit në “Qytetin prej mermeri” të ndërtuar prej tij në Qendrën e Arteve “Ilinden”. Përpiqemi të kombinojmë traditat e larmishme folklorike, të prezantuara në skenën e festivalit me atmosferën artistike të Qendrës së Arteve dhe veprat e artit figurativ.”

Zonja Stoimenova na shpjegoi se forumi është me titull “Para 60 miliona vjetëve – lumi” dhe filloi më 18 tetor. Më 23 tetor kryebashkiaku Emil Iliev inauguroi ndërtesën e modernizuar të muzeut. Ekspozita e parë në të i është kushtuar përvjetorit të dhjetë prej fillimit të gërmimeve arkeologjike të vendbanimit parahistorik Ilindenci – Masovec. Vendbanimi ka qenë populluar me bujqit e parë në këtë rajon 5700 vjet para Krishtit. Janë ekspozuar materiale të gjetura gjatë gërmimeve – vegla prej gruri, kockave apo baltës, stolisje dhe amulete, figura kulti etj. “Qëllojmë të bëjmë prej festivalit, ngjarjeve artistike dhe gërmimeve historike një produkt të ri turistik. Nga tërë zemra u uroj sukses të gjitha pjesëmarrësve të festivalit “Maleshevo këndon dhe kërcen”, të cilët konkurrohen për prizën e madhe dhe për dekoratat në kategoritë e ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD