Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë mund të blejmë me 1 dollar ne vendin tonë dhe në botë

БНР Новини
Në Bullgari për një kartëmonedhë jeshile me imazhin e Benjamin Franklinit mund të blihet një kilogram domatesh.
Foto: BGNES

Edhe ky vit pothuaj se iku. Logjikisht lind pyetja – çfarë mund të blejnë me 1 dollar turistët që do të udhëtojnë për festat e fundvitit?

Ne vendin tonë me 1 dollar mund të blini një kafe me qumësht, 100 gramë çokollatë, një kile bukë të bardhe, kilogram oriz, 5 vezë, 2 kg patate, 2 copë sallatë jeshile, një kroasan, byrek me bozë, dy shishe ujë mineral (nga 1.5 l) nga supermarketi, biletë për transportin urban për një ditë.

Për rakinë me sallatën në mbrëmje dollari do të mjaftojë për kilogram domatesh. Mund të kombinohet – gjysmë kile tranguj dhe gjysmë kile domate. Për meze me 1$ mund të blihet një qese me fara të pjekura luledielli.

Në Moskë – 400 gram bukë të bardhë ose një litër qumësht... ose 2-3 konserva me perime. Një pako cigare ose shishe birrë... Një udhëtim me metronë, dy-tre gazeta...

Në Ukrainë dollari do të mjaftonte për një pako gjalpë, 6 bileta për metronë në Kiev, 2 litra pije freskuese, 10 vezë.

Turqi: biletë për autobusin, shishe gjysmëlitërshe pije freskuese, sanduiç, filxhan me çaj, 2-3 gazeta, litër lëngë portokalli ose molle, gjysmë kilogram banane, dy shishe ujë (nga 0,5 litra), dy bukë.

Në Maqedoni njeriu mund të zgjedhë mes birrës dhe mezes – një detyrë jo e lehtë.

Koreja e Jugut ofron për 1 $ abone për metronë ose maskë për Halloween.

Kamboxha: dy krikëll birre në kohën e të ashtuquajturve “Happy Hour”, kofshë të shijshme të pjekur bretkose me xhenxhefil, tre merimangë të skuqur, 4 litra ujë, 2 kanoçe pije freskuese, 50 gr djathtë blu danez. Për 1 $ mund të lani në lavatriçen 1 kg rroba.

Në Vietnam mund të merrni me qira biçikletë për një ditë, 2 filxhanë kafe me qumësht, 15 minuta kohë bisede me sim-kartën e Mobifonit, një tas supe vietnameze, 250 gram xhenxhefil të sheqerosur, 40 vezë thëllëze, një ose dy gazeta, një DVD, 7 litra ujë, 2 bileta për Tempullin e letërsisë në Hanoj, dy birra të ftohta.

Indi: në Kalkutë me 1 $ mund të ushqeheni bollshëm me oriz, të shoqëruar me lëngje dhe erëza të ndryshme.

Në Laos një birrë të ftohtë, sanduiç me bekon dhe djathtë, 4 copë letër higjienikë, 2 filxhanë kafe, 16 copë banane me madhësi mesatare, një orë të lundroni në Internet (në rajonet turistike – vetëm gjysmë orë), 3 l ujë të pijshëm, dy kroasanë.

Nikaragua – një shishe birrë.

Beliz – banane të skuqura në rrugë.

Në Mandao të Indonezisë me 1 $ mund të paguani një drektë të mirë, që përfshin copë pule të skuqur me oriz, perime, ujë mineral dhe fruta.

Në Mianmar – një filxhan kafe të ftohtë, 4 pako cigare, tableta doksiciklina kundër  malaries për 17 ditë, 4 litra ujë, një stek kanoçesh me pije freskuese, një pomelo, një orë lundrim në Internet.

Shkurtimisht, në qoftë se keni vendosur të harxhoni me mend 1 $ – nuk do të gjeni vend më të mirë se Bullgaria!

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD

Një festë e livandës na zhyt në bukurinë qetësuese të fshatit Sredno Gradishte

Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..

botuar më 24-06-15 11.30.PD

Muzeu i Mozaikëve në Devnja me një ditë të dyerve të hapura me rastin e përvjetorit të tij

Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e  Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..

botuar më 24-06-15 10.00.PD