Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aroma e bukës, e cila ngjall kujtimet e fëmijërisë

БНР Новини

Diku ndër kujtimet e fëmijërisë sime është furra e bukës në Bankja dhe rreshtat e njerëzve, të cilët presin për të mbushur nga 2-3 qese me bukë. Furra ka edhe sot dhe bukët janë me lloje të ndryshme. Por gjatë viteve të fundit harruam jo vetëm rreshtat, por edhe aromën karakteristike dhe shijen e dikurshme të bukës që sapo ka dalë nga furra. Lajmi i mirë është se ka entuziastë, të cilët duan të ringjallin traditat e vjetra. Ndër ta është Bogdan Bogdanov nga qyteti Stara Zagora. Para 8 vjetëve ai filloi të bënte bukë për vetveten dhe miqtë e tij ishin aq të impresionuar me rezultatin, se e inkurajuan që të vazhdojë të merret me këtë punë. Dhe njeriu i ri me arsim në sferën e ekonomisë hapi një furrë. Sot buka e tij shitet menjëherë pas prodhimit.

Me çfarë ndryshohet buka e tij?

“Ndryshohet me këtë se është prodhuar pa maja, vetëm nga mielli, uji dhe kripa, të gjitha ingredientët janë natyralë. Për fat të keq sot një bukë e tillë pothuaj nuk mund të blihet – është i bindur Bogdani. – Para 100 vjetëve kjo ka qenë buka e secilës shtëpie. Sot janë pak njerëzit, të cilët në shtëpitë e tyre bëjnë bukë pa maja. Të tjerët blejnë bukën nga dyqanet. Në prodhimin e bukës në sasi të mëdha bëhen kompromise të shumta me cilësinë e ingredientëve dhe me procesin e prodhimit. Dhe kjo ndikon drejtpërsëdrejti mbi shëndetin e njerëzit.”

Me përqendrimin e prodhimit të bukës në një vend, filloi dhe prodhimi industrial i majasë, e cila përshpejton shumë procesin, tregoi gjithashtu Bogdan Bogdanov. Nëse për prodhimin e bukës pa maja, apo me “maja të egër”, siç është i njohur tharmi i natyrshëm, ka nevojë për dy ditë, me majanë fabrike ajo prodhohet për dy orë. Në të kaluarën furrtarët kanë përdorur sasi shumë të vogla të majasë dhe kanë bërë të ashtuquajturën “brumë majaje”, e cila sot gjithashtu nuk mund të blihet askund. Në këtë metodë gjithashtu zhvillohet proces i fermentimit acid-laktik dhe shija dhe aroma janë më të forta dhe më të mira, sesa me metodën, që sot përdoret në prodhim. Ka nevojë për një kulturë më të lartë të njerëzve në këtë fushë.

Снимка“Njerëzit nuk dinë çfarë është buka e bukur, lexojnë ingredientët në pakon e bukës që e blejnë në dyqan, por nuk mund të kuptojnë asgjë – shpjegon Bogdan. – Një pjesë e madhe e sëmundjeve tona është shkaktuar nga ushqimi, që e konsumojmë. Nuk është e fshehta se në ushqimet e prodhuara në mënyrë industriale ka shumë toksina. Shkaku për pothuaj të gjitha sëmundjet e barkut janë sasitë e mëdha të ushqimeve brumore, të prodhuara me maja. Buka pa maja nuk shkakton probleme të tilla. Gastriti dhe diabeti janë sëmundje bashkëkohore dhe lidhen me përdorimin e majasë së brumit. Para disa vitesh isha në një leksion të profesorëve në Francë, të cilët në vazhdim të 40 vjetëve kanë studiuar mënyrën e ushqimit të francezëve. Përfundimi i tyre është se diabeti dhe sëmundjet kanceroze janë shkaktuar nga buka e prodhuar në mënyrë të keqe. Në bukën e prodhuar me maja shtohet sasi më të mëdha sheqeri për aktivimin e fermentimit. Kështu krijohet një mjedis shumë i përshtatshëm për zhvillimin e qelizave me ndryshme kanceroze.”

Në procesin e prodhimit të bukës Bogdan Bogdanovi përdor miell gruri, thekre dhe tepe të fermerëve, të cilët kanë mjaft dituri për kultivimin e drithërave dhe prodhimin e miellit. Recetat konkrete që ai përdor në furrë janë rezultat të shumë eksperimenteve. Përzien grurin me thekrën sepse mendon se kështu bashkon shijen e grurit me aromën dhe vitaminat e thekrës. “Sipas hulumtimeve të mia, paraardhësit tanë kanë mbjellë në arat e tyre disa lloje drithëra, për të pasuruar miellin, shpjegoi bukëpjekësi. Sot ai dëshiron të ringjallë traditat e bukës. Mendon të përhapë dituritë e tij me kurse online, por ka edhe ide të tjera.

“Libri i fundit për bukën në Bullgari është shkruar në vitin 1947 – pohon bukëpjekësi i ri. – Në fakt tek ne ka vetëm dy libra për bukën dhe pavarësisht se ajo është ushqimi ynë kryesor, ne nuk dimë pothuaj asgjë për të. Për këtë arsye një nga qëllimet e mia është që të shkruaj një libër për këtë që e di për bukën. Ideja lindi para pak kohe, por po mbledh informatë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD