Nëpër trojet bullgare luga shfrytëzohet që nga koha më e lashtë. Në muzetë nëpër mbarë vendin ruhen lugë të ndryshme për nga forma dhe madhësia të punuara sipas epokës – prej argjile, prej guri, prej druri. Më shpeshtë në përrallët, këngët popullore dhe besimet përmenden lugët prej druri. Në praktikë lugët e drunjta janë përdorëse, që shfrytëzohen në shtëpinë bullgare që nga koha më e lashtë. Dhe pavarësisht se para shekujsh në mënyrën e jetesës qytetare hyrën mjetet prej metali për ushqim, lugët e drunjta edhe më sot kanë vendin e tyre. Për më tepër se vitet e fundit specialistët e ushqimit të shëndetshëm këshillojnë të gatuajmë vetëm me vegla të drunjta.
Si të gjitha përdorëset e tjera, lugët posedojnë cilësi të ndryshme në varësi të materialit prej të cilit janë të punuara. Për përgatitjen e ushqimit lugët më të mira janë prej dushku, ahu, panje mali. Për ritet i kushtuara prishjes së syrit të keq shfrytëzohen lugë prej vidhi, frashri dhe shkoze. Shumë gjyshe, që namatisin për magjitë e tyre preferojnë lugët prej bushi. Edhe në këngët e kolendarëve përmenden lugët prej bushi. Në to vajza ose amvisja “hanë dhe pinë me lugë dhe pjate prej bushi”. Ndoshta është mirë të përmendim, se bushi është ndër bimët për të cilët ka ndalesë të futen në shtëpi. Ai shfrytëzohet kryesisht në ritet e varrimit dhe në meshat e përshpirtjes. Vetëm Ditën e Krishtlindjes bushi mbahet në shtëpi për tufat e kolendarëve.
Sipas një besimi, lugë e hedhur përmbi kokën e shpëton njeriun nga frika. Sipas këtij riti në lugë vihet pak kripë dhe pak uji dhe kështu luga hidhet prapa kurrizit të njeriut. Besimi është, se luga duhet të bien me anën konkave, ashtu siç vihet zakonisht në trapezë.
Forca mbrojtëse e lugës shfrytëzohet edhe ditët e para pas lindjes, kur nusja nuk duhet të dalë nga shtëpia. Ajo del vetëm në se në dorë ka kandil të ndezur ose hudhër. Ndër sendet e detyrueshme është edhe luga e drunjtë lidhur me një fije të kuqe.
Nëpërmjet lugës njerëzit marrin edhe shenje të ndryshme, paralajmëruese. Në se në trapezë ka një lugë më shumë se sa janë njerëzit, atëherë do të vijë ndonjë mysafir. Në se njeriu ha me dy lugë, ai do të martohet dy herë. Dy veta nuk duhet të hanë me një lugë të njëjtë sepse do të grinden.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Llazarovden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së..
Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) . Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..