Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria merr pjesë me projekte për lidhjen energjetike të Evropës

БНР Новини
Foto: BGNES

Vendet anëtare të BE u morën vesh të lëshojnë shumën prej 647 mln eurosh për programin e quajtur “Mekanizëm për lidhjen e Evropës”. Financohen vetëm projektet e rëndësishme tashmë të miratuar të cilat sigurojnë zhvillimin e energjetikës dhe pavarësinë energjetike. Kryesisht mjetet janë të destinuar për transportimin e gazit dhe energjisë elektrike në rajonin e Evropës Lindore dhe Juglindore dhe Detit Baltik. Projektet e miratuara bullgare janë në vlerë 4 mln euro, financim më të madh do të marrë Hidrocentrali elektrik “Çaira” me teknologji për pompimin e ujit midis dy digave të vendosur në lartësi të ndryshme. Financimi evropian i miratuar për Greqinë gjithashtu ka lidhje me vendin tonë, sepse parashikon ndërtimin e lidhjes nga TEC-i “Marica Iztok” drejt rrjetit grek të shpërndarjes.

Në frymën e idesë për lidhjen energjetike të Evropës në Sofje u zhvillua Konferenca e V Regjionale Energjetike, kushtuar sigurisë dhe zhvillimit energjetik. Morën pjesë mbi 120 ekspertë nga 11 shtete dhe sipas fjalëve të Zëvendëskryeministrit mbi çështjet ekonomike Ekaterina Zaharieva të gjitha shtetet nga BE do të punojnë bashkërisht për krijimin e bashkimit energjetik, sepse Evropa tashmë ka vërtetuar, se është e bashkuar, se arrin t’i jep ballë çdo krize. Deri tani Bullgaria ka bërë pak për diversifikimin e furnizimeve të gazit, prandaj ndërtimi i lidhjeve interkonektore me shtetet fqinje u bë detyrë prioritare e qeverisë teknike të Georgi Bliznashkit. Sipas fjalëve të Zv/kryeministrit Zaharieva për sigurinë energjetike me rëndësi është menaxhimi i mirë i shoqërive shtetërore, liberalizimi i sektorit dhe efektiviteti energjetik. “Energjetika nuk është vetëm sistemi i furnizimit me gjake i ekonomisë, por ka rol kyç për zhvillimin e saj” – tha Zaharieva në hapjen e takimit. Gazetarët shfaqen interes për parametrat konkrete të furnizimeve të gazit për Bullgarinë, duke pasur parasysh bisedimet midis Moskes dhe Kievit për furnizimet e karburantit blu. Sipas ministrit Zaharieva vihet re se është pakësuar furnizimi i gazit për Bullgarinë, sepse në vend të presionit të zakonshëm prej 38 barë, janë konstatuar 34. Ky fakt çon në pyetjen a do të mbarojnë rezervat alternative të karburantit dhe a do të kalojnë dimrin bullgarët pa ngrohje. Por sipas ministres Zaharieva vend për shqetësim nuk ka:

“Situata ndiqet çdo ditë, që të mos lejohet rrezik për krizë evbentuale të gazit. Kolegët nga i ashtuquajturi “shtab i krizës” çdo ditë zhvillojnë mbledhje – nënvizoi Zaharieva. – Duke pasur parasysh rrezikun nga kriza e gazit KE bëri teste dhe rekomandoi një sërë masash për secilin shtet, për Bullgarinë një pjesë prej masave është të intensifikohet puna për  ndërtimin e lidhjeve interkonektore, në rastin tonë me Rumaninë, e cila është pothuaj  gati, por për fat të keq nuk do të përdoret gjatë këtij dimri. Tani për tani nuk është shpallur tender për zbatues të ri dhe kemi sigurimin, se zbatuesi rumun do të përfundojë punën e nisur.”

I ftuar në Konferencën Energjetike në Sofje ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe Jonathan Allen. Ai komentoi projektin “Rryma Jugore” për transportimin e gazit drejt Evropës dhe sipas mendimit të tij nuk ka rëndësi të madhe ekonomike, por më tepër është projekt politik, i udhëhequr nga ideja të kalohet anës Ukrainës dhe të përkeqësohet edhe më shumë situata atje. Sipas Jonathan Allen me rëndësi kryesore për pavarësinë energjetike në BE janë lidhjet energjetike midis shteteve.

“Tani për tani Bullgaria nuk ka rrugë për furnizimin e gazit nga shtetet fqinje, por lidhja midis Bullgarisë dhe Greqisë do të ndërtohet së shpejti – tha ambasadori Allen. – Ky është projekti prioritar gjatë tre vjetëve të fundit dhe ai tashme është te finalizimi. Por rëndësi ka jo vetëm lidhja mes Bullgarisë dhe Greqisë, por  resurset në tërë rajonin. Ka mundësi për transportimin e gazit nga Veriu në Jug. Ka mundësi për lidhje interkonektore midis Bullgarisë dhe Rumanisë, po kështu edhe me Serbinë. Mund të optimizohen furnizimet nga Rumania dhe për këtë qëllim po ndërtohet një kompani transkufitare e gazit. Tani kryesorja është të optimizohen lidhjet interkonektore dhe nuk është reale të mendohet që secili vend mund ta bëjë këtë vet. Duhet të kërkohen mbështetja dhe koordinimi në nivelin evropian. Kjo është një mundësi e mirë për vendet e Grupit të Vishegradit plus Bullgarinë dhe Rumaninë të cilat të prodhojnë dhe të shesin energji elektrike dhe gaz. Kështu tërë rajoni do të zërë pozicionin prijës në Evropë në shpërndarjen e energjisë së prodhuar.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD