Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR hap programin e Salloneve kulturore për artin bashkëkohor “Grand Hotel Pomorie”

Foto: arkiv

Nga data 3 deri më 9 nëntor në qytetin Pomorie zhvillohet edicioni i 10 i Salloneve kulturore për artin bashkëkohor “Grand Hotel Pomorie”. Radioja Kombëtare Bullgare po kështu merr pjesë në të.

“Kemi edicion pranveror dhe të vjeshtës – tregon drejtori artistik i aktivitetit, Stojko Peev. – Ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të salloneve janë znj. Biserka Hënkova – Drejtore ekzekutive e Grand Hotel “Pomorie” dhe z. Rumen Draganov – Kryetar i Këshillit të drejtorëve të hotelit. Atyre u detyrojmë gjithçka. Vitet e fundit për ne, krijuesit e Bullgarisë, janë të vështira, sepse shteti sikur abdikoi në angazhimet saj ndaj nesh. Dhe ne gëzohemi, se ka njerëz, se ka shoqëri private, të cilat mendojnë për artin dhe na zgjatin dorë.”

Në fillim sallonet organizoheshin si plenër për artin bashkëkohor, por shumë shpejtë u shndërruan në një qendër tërheqëse për krijuesit nga sferat e ndryshme të artit. Në to kanë marrë pjesë emra të njohur nga fusha e kulturës si regjisori Rangel Vëllçanov, aktorët Naum Shopov, Cvetana Maneva, Vlladimir Penev, skulptori Georgi Çapkënov, virtuozi i violinës Vasko Vasillev dhe shumë të tjerë. Tani edicioni i tyre i dhjetë jubile do të mbledh të gjithë që kanë marrë pjesë në to gjatë viteve. Ja dhe disa detaje për programin:

“Sot fillojmë me mbrëmje kushtuar Radios Kombëtare Bullgare, më saktë 80 vjetorit të medias – thekson z. Peev. – Drejtpërsëdrejti në eterin e programeve “Horizont” dhe “Hristo Botev” do të shpallen çmimet nga art-projekti i Radios Kombëtare “Radioja dhe komunikimet në shekullin e XXI – ura drejt së ardhmes” nga Drejtori i Përgjithshëm z. Radosllav Jankullov dhe nga akademik Svetlin Rusev, piktor i njohur bullgar. Pas kësaj do të ketë koncert të “Teodosij Spasov Trio”-së. Ky është gjesti ynë ndaj përvjetorit të Radios Kombëtare Bullgare, e cila është partner mediatik i aktivitetit dhe unë mendoj se bashkëpunojmë shumë mirë. Ditën tjetër hapet ekspozita multimediatike “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri – dritë dhe shpirt” – një përulje ndaj piktorit tonë të madh. Ajo është vepër e Fondit Kombëtar të Dhurimit “13 shekuj Bullgaria”. Do të prezantohet nga prof. Gredi Assa, Drejtor ekzekutiv i Fondit. Po këtë ditë do të organizojmë debate me pjesëmarrjen e historianit prof. Bozhidar Dimitrov mbi temën “Turizmi kulturor,  mit apo realitet.”

Banorët dhe mysafirët e qytetit Pomorie do të kenë mundësinë të shohin filmin “Khan Asparuh”, kushtuar themeluesit të Bullgarisë buzë lumit Danub, të bisedojnë me regjisorin e tij akad. Ljudmill Stajkov. Në këtë film ai rikrijon personazhin e sundimtarit të madh. Në program është përfshirë edhe mbrëmja poetike e Ljubomir Levçevit, mbajtës i çmimeve prestigjioze ndërkombëtare. Në të do të interpretohen edhe këngë sipas vjershave të tij, do të ketë fjalim edhe një kritik letrar. “Unë gjithashtu do të marrë pjesë, sepse personalisht z. Levçev më ftoi të lexojë vjersha të tij”, vë në dukje Peevi.

Të ftuarit në Sallonet e artit bashkëkohor janë muzikantët spanjoll Lucas Masciano dhe Paco Zarate. Përpara koncertit do të shfaqet filmi i Televizionit Kombëtar Bullgar “Midis qiellit dhe tokës”, kushtuar muzikantit Masciano. Aktiviteti përmbyllës është vernisazhi i piktorëve të njohur bullgarë. Pas mbylljes së Salloneve të artit bashkëkohor ekspozita do të udhëtojë për në qytetin Burgas, ku do të jetë e hapur deri më 15 dhjetor në Galerinë e arteve në qytet.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD