Në fillim të verës kur ditë të tëra shiu s’ka pushuar, në Sozopol vjen një burrë, i cili e ka kaluar fëmijërinë në këtë qytet bregdetar. Ai mban me vete 10 shishe vodka për t’u përmbytur në to. Në atë Sozopol nuk shohim hotel pas hoteli dhe tufë turistësh si është pamja e sotme e qytetit. Kamera ka xhiruar një det jashtëzakonisht të bukur – të qetë dhe njëkohësisht të stuhishëm me plazhe të pastra, si dhe shtëpinë e vjetër prej druri e cila mban kujtime të dhimbshme dhe faj. Ky vend a mund t’i shërojë plagët e së kaluarës, t’i japë së ardhmes shpesë dhe kuptim? Filmi “Përmbytja e Sozopolit” i xhiruar sipas romanit me të njëjtin titull të Ina Vëllçanovës, jep këto përgjigje. Regjisori i filmit është Kostadin Bonev, i cili ka fituar shumë çmime bullgare e ndërkombëtare për dokumentarët që ka sjellë. “Përmbytja e Sozopolit” u shpërblye me çmimin e skenarit më të mirë dhe me çmimin e personazhit më të mirë femëror. Këtë të fundit e mori aktorja Snezhina Petrova në Festivalin e Kinematografisë Bullgare “Trëndafili i Artë”. Aktiviteti i dha start Festivalit “Kinomania”.
I pyetur “Cilat janë anët e forta të skenarit dhe si e adaptuat historinë e romanit në ekran?”, regjisori Kostadin Bonev u përgjigj kështu:
“Rrallëherë më ndodh që një roman të më pëlqejë aq shumë se ta sjell atë në ekran. Por në rastin tonë kjo ndodhi. Në lexim të parë të romanit nuk e mendoja se filmi sipas tij do të bëhet aq i suksesshëm. Me autoren bashkëpunuam goxha kohë – 4-5 vjet derisa të sjellim variantin e fundit.”
E kaluara, e ardhmja dhe ëndrrat bashkëjetojnë në filmin “Përmbytja e Sozopolit”. Pse?
“E gjithë jeta përbën një kombinim të së kaluarës dhe së ardhmes. Këto të fundit ekzistojnë paralelisht – vuri në dukje regjisori Kostadin Bonev. – Ne vazhdimisht jemi në kontakt me të afërmit tanë, të cilët nuk jetojnë më, duke i kujtuar ata. Jeta jonë shoqërohet nga kujtimet e ndodhive para 20 ose 30 vjetësh, dhe neve na duket se ngjarjet kanë ndodhur dje apo pardje. Pra, ndonjëherë biem në një gjendje shumë të çuditshme ku ideja jonë për të kaluarën bëhet më reale se gjërat që po na rrethojnë.”
Sipas Jush çdokush e ka Sozopolin e vetë, atë Sozopol të së kaluarës, por i cili po përmbytet. Cili është Sozopoli Juaj?
“Besoj se ky do të jetë një Sozopol i bukur, sepse kam kujtime të bukura për këtë qytet. Një qytet pas të cilit u ridashurova në film. Besoj se ky do të jetë Sozopoli në të cilin publiku gjithashtu do të bjerë në dashuri, megjithë se pamjet e tij të sotme janë të ndryshme se ato në të kaluarën.”
Muzika në film është e kompozitorit Nikollaj Ivanov. Ky i fundit ka themeluar grupin e parë etno-ambient “OM”. Kostadin Bonev bashkëpunon me kompozitorin vite të tëra. Muzika është element shumë i rëndësishëm i një filmi sepse edhe ajo përcjell mesazhe. Regjisori tha se tani filmi “Përmbytja e Sozopolit” kërkon publikun e vet të huaj.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..