Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trakët” – spektakli-premierë i Ansamblit “Çinari”

Foto: chinaryfolkdance.com

I krijuar në vitin 1993 me ide të koreografit Asen Pavllov Ansambli “Çinari” është njeri prej kolektivave të parë privatë folklorik në vendin tonë. Në vazhdim të viteve formacioni kishte disa spektakle të suksesshme, bëri turne në SHBA, Gjermani, Francë, Serbi, Moldavi, Itali, Koren e Jugut dhe në vende të tjera. Interpretuesit që bashkon janë valltarë, këngëtarë dhe instrumentistë profesionalë. Sot, më 27 nëntor në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës ata prezantojnë spektaklin e tyre të ri “Trakët”. Sipas z. Pavllov, shfaqja e re është një lexim interesant i trashëgimisë sonë kulturore-historike.

“Spektakli “Trakët” po përgatitet gjatë 2-3 vjetëve të fundit – tregon Asen Pavllov. – Muzikën ua  kam besuar grupit “Bullgara” dhe udhëheqësit të tij Kirill Dobrev, me të cilët kam punuar edhe më përpara. Prezantojmë dhe projektin tonë të ri “Etnotix”, që përfshin vajza të mrekullueshme të reja – 4 mandolina, vokal dhe perkusione. Ekipi im krijoi “Legjendën për maskën mistike”, të cilën do të prezantojmë. Ndërsa në “Legjendën për Orfeun dhe Kozmosin” do të zbuloni mitin për Orfeun dhe Euridiçen. Në shfaqje përdorim dhe mjete të ndryshme me të cilat i shpjegojmë publikut nocione dhe dukuri, sepse jo të gjithë janë njohur me trakët dhe kulturën e tyre. Vende-vende ka tekst të tregimtarit, i cili shpjegon çfarë janë grifonët e etj. Ka disa trajtime të kësaj periudhe të hershme historike, në të cilën është zhvilluar kultura trake. Unë vet kam teori vetjake, por në spektaklin tonë kemi përfshirë vetëm fakte, të cilët konsiderohen nga shkencëtarët si të sigurta.”

Angell Dobrev – interpretuesi i mandolinës, pedagog dhe kompozitor, është ndër solistët e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Ai është dhe udhëheqësi artistik dhe dirigjent i formacionit “Etnotix”. “Ideja për krijimin e “Etnotix”-it i përket udhëheqësit artistik të Ansamblit “Çinari” Asen Pavllov, i cili më ftoi të kryesojë formacionin dhe të shkruajë muzikë për të – tregon Angell Dobrev. – Puna mbi këtë projekt është shumë frymëzuese. Sipas mendimit tim, kjo është një dukuri unike, por unë pata lirinë e plotë të “transparencës së ideve”. Jam shumë i lumtur, se më ofrua kjo mundësi. Intonacionet që kam përdorur janë para së gjithësh bullgare, por kamë përfshirë dhe shumë elemente të huaja muzikore – p.sh. lindore. Mendoj, se tërë formati është pak i pazakonshëm, por ai qëndron shumë mirë në shekullin tonë të XXI.”

Krijuesit e spektaklit “Trakët” i ofruan Radio Bullgarisë një pjesë prej muzikës së Angell Dobrevit nga premiera.

Pjesa quhet “Bakhanale”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD