Stanimira Petrova me vendosmëri hedh poshtë përfytyrimin, se boksi nuk është për femra. Në kohë kur Bullgaria gjithnjë e më rrallë arrin dallime të larta në fushën e sportit, jo për mungesë të potencialit, por të politikës së ndjekur, ajo me burrëri fitoi kupën botërore në kategorinë deri në 54 kg. E para për femra në boksin bullgar. Kjo u bë në Kampionatin Botëror të Boksit në Xhexhu të Kores, ku bullgarja e hijshme fitoi arin pas pesë fitoreve bindëse kundër rivaleve të forta, mes të cilave kishte mbajtëse të medaljeve evropiane dhe botërore. “Në çdo një ndeshje dilja sikur për finale. Dhe në fakt luajta 5 finale”, zbulon sekretin e saj kampionia. Kështu ajo ka realizuar ëndrrën e vet – të dëgjojë himnin e Bullgarisë nga shkalla e lartë e nderit.
“Në këtë garë isha shumë e sigurt në forcat e mia. E vetmja gjë për të cilën mendoja ishte të zbavitem në ring. Dhe në gjysmëfinalet dhe finalet, kur ndjeva mbështetjen, që më japin Bullgaria, të gjithë miqtë dhe të afërmit e mi, i thashë vetes se luaj për Bullgarinë. Desha që bullgarët të ndihen krenarë”, ndan Stanimira në një intervistë për “Radio Bullgarinë”.
“Në qoftë se nuk kisha përvojën dhe aftësitë e grumbulluara në fushën e taekuondos, nuk mendoj se suksesi do të vinte aq shpejtë. Prej këtij sporti jam mësuar lëvizjen e pandërprerë me këmbët – anës, djathtas, përpara, mbrapa, siç thonë disa “të kërcejë” mbi ring. Nga taekuondos e kam edhe ndjesinë për distancën, tajming-un, çastin e saktë, kur duhet të goditësh, të bllokosh kundërshtarin.”
Si grua a e ka pasur të lehtë të kapërcejë barrierën psikologjike të godasë një njeri? “Nga herë e kam të vështirë dhe ndërpres. Por në fund të fundit ne kemi hipur në ring për këtë” – thotë Stanimira, duke theksuar, se jashtë ringut është njeri tjetër. I pëlqen të vizatojë, të kërcejë, të frekuentojë koncerte, të dëfrehet si çdo një vajzë në moshën e saj. Kuptohet, kur ka çast pushimi në të përditshmen e saj intensive, sepse sporti është në vendin e parë.
Si parime udhëheqëse në jetën e saj vajza nga Asenovgradi përkufizon vetëdisiplinën dhe vetëpërmbajtjen, të cilat janë me rëndësi të madhe në ring, ku njeriu duhet të jetë i qetë. “Kur është i qetë, ai mund të tregojë aftësitë e tij të plota. Sepse në momente të tërbimit, njeriu nuk mund të mendojë dhe atëherë mund të humbë”, saktëson në përfundim Stanimira Petrova.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Angell Rusev fitoi në mënyrë të jashtëzakonshme titullin e tij të pestë radhazi evropian në Kampionatin Evropian në Moldavi, pas një zhvillimi jashtëzakonisht dramatik të garës te peshëngritësit 55 kilogramë. Bullgari 23-vjeçar bëri vetëm një..
Bullgari Karlos Nasar është shpallur “Peshëngritësi më i mirë në Evropë” për vitin 2024 në klasifikimin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes dhe degës evropiane të Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë. Viti i kaluar ishte më i..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në kategorinë 97 kg të stilit klasik, ai mposhti me rezultat 7:1 Lucas Lazoganis nga Gjermania...
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në..