Ëmbëltori bullgar Radi Stambollov është zv/kryetar i Asociacionit Evropian të Kulinarëve “Euro-Toques” në Bullgari. Ai është i njohur me qasjen e tij inovative dhe krijuese. Pohon se gatimi i ëmbëlsirave është “aventurë për qiellzën”. Gatimi i fundit i bullgarit është sushi i ëmbël, i cili gjithnjë e më shumë popullarizohet në botë dhe patjetër do të vendoset në tryezën e Vitit të Ri në Japoni. Në “Tokën e Lindjes së Diellit” Bullgaria njihet shumë mirë me kosin që importon dhe me qindrat koncerte të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Tani sushi i ëmbël është vizioni i ri i Bullgarisë në Japoni.
Ideja për gatimin inovativ i ka ardhur bullgarit rastësisht. Para disa vitesh Radi Stambollov ka shkuar te pronari i një zinxhiri të suksesshëm të “fast food”-it për bashkëpunim. Rastësisht e ka hedhur menunë me sushi dhe ia ka thënë vetes “sushi prej çokollate, pse jo”.
“Interesi për ëmbëlsirën time është jashtëzakonisht i madh në mbarë botën, sikur pritet në radhë për t’u blerë automobil i shtrenjtë – shpjegon Radi Stambollov. – Sushi im kërkohet nga restorantet, kompanitë e furnizimit me ushqime dhe në vendet evropiane me aftësi të madha paguese. Vendet skandinave, p.sh., janë gati të lëshojnë produktin tim në zinxhirët e dyqaneve. Kërkesa kanë bërë Kina dhe Libani.”
Aktualisht funksionon një fabrikë e vogël për sushin prej çokollate e cila fabrikë plotëson kërkesat për tryezat festive të vendeve skandinave dhe Rusisë. Problemi është se çdo gjë bëhet në mënyrë manuale, siç bëhet me sushin tradicional prej peshku. Sfida më e madhe është që të gjendet teknologji e veçantë, sepse artikujt e nevojshëm për sushin prej çokollate kërkojnë veti jo të zakonta. Fijet e holla të çokollatës së zezë të cilat e përqafojnë sushin sikur janë alga, duhet të jenë shumë plastike, por çokollata zakonisht është i thyeshme. Në shikim të jashtëm kurrë nuk do të dalloni sushin prej çokollate nga sushi prej peshku. Procesi i bërjes së këtij të fundit ka qenë i vështirë. Peshku bëhet me çokollatë të bardhë, kokrrat e orizit formohen me pluhur kokosi, ndërsa ngjyra e kuqe e putargës nxirret nga luleshtrydhet. Ngjyrat e ndryshme të sushit kanë të bëjnë me llojet e ndryshme të frutave të thata.
Për fat të keq bullgari nuk mund ta patentojë produktin e tij, sepse në fushën e kuzhinierisë nuk ka patenta. Radi Stambollov është njohur me inicialet “RS chocolatier”. Ëmbëltori tregon se edhe kulinarët e tjerë bullgarë kanë ide inovative dhe krijuese. Sipas tij në ditët e sotme tregu bullgar është shumë kapriçioz. Në udhëkryq mes Azisë dhe Evropës gatimi bullgar i ëmbëlsirave kombinon traditat e të dyja kulturave, është i hapur për eksperimente dhe i përshtatshëm me shijet e ndryshme.
“Produktin bullgar e balancojmë në mes tregjeve të ndryshëm – thotë Radi Stambollov. – Me përmbajtje më të vogël të sheqerit për vendet skandinave dhe nga ana tjetër – me më pak yndyrë për tregun rus. Vitet e fundit Bullgaria bëri revolucion në gatimin e ëmbëlsirave. Së pari zëvendësuam kremin e yndyrshëm me atë pa yndyrë. Pastaj filluam të përdorim më shpesh gjizën dhe tani ëmbëlsirat i bëjmë me jogurt që është shumë aktual. Bullgaria mund të ofrojë ëmbëlsira të lehta të cilat t’u përgjigjen kërkesave të secilit treg.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: radistambolov.eu
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..