Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirë se erdhët në qytetin Etropole

БНР Новини

Etropole është një qytezë që ndodhet 81 km larg Sofjes. Përshtypje bëjnë shtëpitë e tij të ruajtura nga koha e Rilindjes bullgare. Disa prej tyre janë kthyer në hotele atraktive familjare dhe ofrojnë kushte të mira për pushim mes natyrës së bukur të malit Ballkan.

Kulla e sahatit dhe Muzeu HistorikNdër kuriozitetet e qytetit  është Kulla e sahatit nga viti 1787 që ndodhet në qendrën e tij. Ajo është e lartë 20 m dhe është ndërtuar me gurë lumorë dhe shtuf gëlqeror. Në fillim ishte menduar si një kullë mbrojtëse, por një shekull më vonë është transformuar në kullë sahati. Në të kaluarën Etropole kishte famën e qendrës zejtare. Në Muzeun Historik, i cili është përfshirë në listën me 100 objektet turistike kombëtare, vizitorët njihen me sende unikale të jetesës, të punuar nga ustallarët e dikurshëm. Vet godina e muzeut është monument arkitekturor. Është ndërtuar në vitin 1853 dhe fillimisht është përdorur si konak. Pas Çlirimit në të ishte vendosur Bashkia, pas kësaj Këshilli Popullor i qytetit, ndërsa nga viti 1968 është kthyer në Muze historik.

Pamje nga EtropoleMë shumë për qytetin Etropole dhe për koleksionin e pasur të muzeut tregon përgjegjësja Tanja Denova:

“Në 10 sallat e ekspozitave kemi treguar trashëgimin kulturore-historike të rajonit dhe të qytetit Etropole. Banorët e parë të Etropoles kanë qenë trakët. Ata janë vendosur këtu gjatë shekujve VII-VI para Krishtit. Ka disa hipoteza për prejardhjen e emrit të qytetit. Njëra është, se vjen nga emërimi trak “etropara”, që do të thotë lumë të shpejtë. Supozimi tjetër lidhet me fjalën e vjetër bullgare “ëntropole” ose fushë e brendshme, e mbyllur. Etropole është vendosur në rrugë të vjetra kryesore, që kanë lidhur Bullgarinë Veriore dhe lumin Danub me Trakinë dhe Maqedoninë. Ky fakt ka kushtëzuar mirëqenien ekonomike të qytetit në të kaluarën. Me sende të ndryshme të jetesës dhe stoli kemi treguar në sallën “Arkeologji” jetën e trakëve në trojet tona. Gjatë Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare Etropole ka qene njëra prej qendrave kryesore që furnizonte shtetin bullgar me hekur, bakër dhe ar. Më vonë, gjatë shekujve XV-XVII, qyteti bëhet  qendër e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të metaleve. Në kohën e Rilindjes këtu kanë lulëzuar 42 zanate si argjendaria, përpunimi i bakrit, prodhimi i çelësave etj. Në sallën qendrore të muzeut kemi treguar mjeshtërinë artistike të bullgares dhe ndjesinë e saj ndaj bukurisë. Ekspozita përfshin kostume autentike, karakteristike për rajonin tonë, si kostumi tipik i nuses dhe veshjes tipike qytetare të vajzave që quhej “gizia”, kostumi i përditshëm me fustan pa mëngë dhe rroba burrash. Në të kaluarën Etropole ka qenë  një qendër e rëndësishme shpirtërore dhe arsimore. Në sallën e ekspozitave në katin e dytë ka vepra të Shkollës artisitike-kaligrafike të qytetit nga shekulli i XVII.”

СнимкаNdër kuriozitetet e tjerra të Etropoles është dhe shtëpia e Arnaudëve nga viti 1850, që është bërë një muze interesant. Dikur shtëpia ka qenë pronë e tregtarit vendas Nikollço Arnaudov. Në ditët tona objekti frekuentohet nga shumë turistë, që dëshirojnë të njihen me orenditë e një shtëpie tipike rilindëse në Etropole.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: museum-etropole.com dhe etropole-bulgaria.blogspot.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kukerë nga Bansko do të promovojnë Bullgarinë në një episod të ri të "Evropa nga lart"

Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film..

botuar më 24-01-14 6.10.PD

Ski pistat e Borovecit janë të hapura për skiim natën

Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e..

botuar më 24-01-12 6.05.PD

Gazetat britanike rekomandojnë Plovdivin si një vend për turizëm dhe "la dolce vita"

Qyteti më i vjetër në Evropë është magjik dhe ndodhet në një vend ku nuk e prisni aspak, shkruan botimi britanik “The Times” në një artikull të gjerë për Plovdivin. "Plovdivi i mbushur me art do t'ju befasojë me kombinimin e tij të artit të..

botuar më 24-01-10 9.46.PD