Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përsëri në klasifikimet botërore turistike për vitin 2014

БНР Новини
Foto: BTA

Natyra dhe malet e bukura, bregdeti diellor, qytetet rilindëse dhe vendbanimet etnografike, histori mijëvjeçare... Siç bëhet e qarë, e gjithë kjo pasuri, që përbën kartëvizitën e Bullgarisë para botës, u bën përshtypje të madhe të huajve. Prandaj nuk është e çuditshme, se vit me radhë vendi ynë zë vend mes pozicioneve të para në disa prej klasifikimeve më prestigjioze turistike. Lajmi i mirë është, se përveç si destinacion detar me çmime të leverdishme, ai vlerësohet gjithnjë e më shumë si vend për itinerare rurale, aventureske dhe kulturore për udhëtarët më kureshtarë.

Kështu për shembull National Geographic rekomandon qytetin pranë Sofjes – Pernik, dikur qyteti  i minatorëve, si një prej destinacioneve më të mira dimërore. Botimi i këshillon lexuesit të vizitojnë festivalin e lojërave me maska “Surva”, në të cilin prezantohen kolektiva amatore nga të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë.

Gjatë vitit 2014 Sofja zuri vend në klasifikimin e “17 vendeve që duhet të vizitohen përpara qe të bëhen të njohura”. Sipas redaktorëve të sajtit informativ amerikan “The Huffington post” qyteti mban në vetveten frymë rinore de kozmopolite, të gërshetuar me kisha piktoreske, tregje të hapura dhe arkitekturë nga koha e Perandorisë osmane. Sajti i njohur publikon dhe dy artikuj të mëdhenj, kushtuar Bullgarisë, ku jepen 10 arsyet për shkak të të cilave ia vlen të vizitosh vendin. Mes tyre janë gajdet, trëndafilat, veroret, kosi etj.

Edhe një qytet tjetër i Bullgarisë – Plovdiv, hyri në dy klasifikime botërore gjatë vitit 2014. “The Daily Telegraf” e përkufizoi si njeri prej 6 qyteteve më të vjetra në botë ku vazhdimisht rritet popullsia. Sipas publikimit ai është themeluar gjatë vitit 4000 para Krishtit, por ekzistojnë dëshmi, se në territorin e tij ka pasur një vendbanim më të lashtë, të ngritur rreth vitit 6000 para Krishtit. Plovdivi gjeti vend edhe në klasifikimin e guidës “Lonely planet” për qytetet më të mira në botë për vitin 2014. “Më në fund Plovdivi doli nga fshikëza e tij: me rrugicat e tij të hijshme me kalldrëm, shtëpitë e bukura, dyqanet e shumta me artikuj artizanalë, muzetë interesante dhe çmimet joshëse për blerje”, shkruajnë redaktoret.

Edhe një tempull karakteristik i Sofjes zuri vend në klasifikimin prestigjioz gjatë vitit 2014. Sinagoga e Sofjes u përfshi në Top 20 të tempujve më të bukur në botë, sipas botimit të autoritetshëm “Architectural Digest”. Sinagoga më e madhe në Ballkan zuri vendin e 16 në klasifikim. “Është ndërtuar në vitin 1909 nga arkitekti austro-hungarez Fridrih Grunanger në stilin mavritan dhe venecian, ndërsa interieri i saj madhështor përfshin  mozaik venecian dhe kolona prej mermeri”, lexojmë në sajtin e botimit.

Edhe gjatë vitit 2014 vendi ynë ishte vend i dashur për pushime për turistët rusë. Këtë e konfirmon klasifikim i koncernit prijës turistik TUI, i cili radhiti Bullgarinë në vendin e dytë të Top3 të destinacioneve më të preferuara evropiane prej rusëve. Para saj është vetëm Spanja, ndërsa në vendin e tretë të preferencave të tyre është Greqia.

Si rusët, ashtu edhe turistët anglezë preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në Bullgari. Vendi ynë ishte klasifikuar në vendin 8 të Top 10 për destinacionet më të mira për pushime verore gjatë vitit 2014 nga botimi anglez “Rough Guides”. Redaktorët e tij kanë mbetur të mahnitur prej plazheve të bukura afër Varnës. Ata këshillojnë të kënaqemi me rërën e artë dhe me pijen në ndonjë prej lokaleve të vogla në bregdet. Bullgaria krahasohet me Kroacinë, por rekomandohet si një destinacion për pushim më të lirë dhe që nuk është shumë i njohur.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD