Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkrahje miqësore në Berlin ndaj Bullgarisë

Bojko Borisov dhe Angela Merkel
Foto: BGNES

Që në fillim të procesit të bisedimeve të Bullgarisë me Bashkimin Evropian Gjermania deklaroi se do të jetë avokat i Sofjes në rrugën e anëtarësimit. Tetë vjet pas aderimit të saj në Bashkimin Evropian Bullgaria përsëri po kërkon ndihmën e Berlinit. Vizita e parë zyrtare e Kryeministrit të rizgjedhur bullgar Bojko Borisov ishte pikërisht në kryeqytetin gjerman në kërkim të përkrahjes gjermane për daljen elegante nga kazusi i ndërlikuar “Rryma Jugore”. Bojko Borisov mori përkrahje miqësore, por siç duket edhe pas takimit të tij me Merkelin kazusi i gazit do të mbetet i ndërlikuar.

Nëpërmjet politikanit me ndikim më të madh në Bashkimin Evropian Bullgaria kërkoi përkrahje për rolin e dëshiruar të shpërndarësit të gazit në Ballkan. Ideja është që me mjetet evropiane të ndërtohet një qendër gazi afër Varnës, nga ku do të shpërndahen furnizimet ruse të gazit për Evropën Jugore. Mirëpo mbi këtë çështje Merkel mbajti heshtje. Në të njëjtën kohë, bën përshtypje se pas ndalimit të projektit “Rryma Jugore” Gjermania, “tehu” i sanksioneve evropiane kundër Rusisë, zbuti tonin ndaj Moskës. Në një konferencë të përbashkët me Bojko Borisovin Angela Merkel e vuri theksin te “përvoja shumë e mirë e ekonomisë gjermane me partnerin e saj të sigurt Rusia”. Duke pasur parasysh situatën politike dhe megjithë dallimet, marrëdhëniet ekonomike duhet të krijohen mbi bazën e besimit të përbashkët. Le të mos harrojmë se megjithë sanksionet e BE-së Rusia mbetet një prej tregjeve më të rëndësishme për industrinë gjermane. Konkretisht për projektin e gazit, që nuk do të realizohet, kancelari i rekomandoi Bullgarisë “për të shqyrtuar me Rusinë çështjet juridike përgjegjshëm dhe duke pasur parasysh situatën reale”, kurse Gjermania do të ndihmojë “me sa mundet”. Siç duket Berlini nuk ka në plan të rrezikojë partneritetin e tij me Rusinë për shkak të problemeve të Bullgarisë me “Rrymën Jugore”.

Në sfondin e zhvillimit më të ri të krizës financiare në Rusi shkaqet e vërteta për ndalimin e projektit bëhen gjithnjë e më të qarta: zhvleftësimi i rublës, çmimet e naftës, që po ulen, dhe sanksionet e BE-së e bën projektin e gazit një nismë shumë luksoze, gjë që tani për tani nuk është e leverdishme për Moskën. Kriza në Ukrainë e ndryshoi shumë gjendjen politike në Evropë, kurse një prej detyrave të projektit “Rryma Jugore” ishte dobësimi i Ukrainës si vend transiti të gazit rus.

Në fakt, Bullgaria nuk mbetet me duar krejtësisht të zbrazëta. Gazi rus mund t’i mos drejtohet Bullgarisë, por vendit tonë iu drejtuan paratë e fondeve evropiane. Këto janë mjete shumë të rëndësishme për ekonominë tonë sesa të ardhurat eventuale të “Rrymës Jugore”. Do të ishte naive, në qoftë se të dyja temat, të cilat në shikim të parë janë absolutisht të ndryshme, nuk lidhen me gjendjen e ndërlikuar gjeopolitike.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria në zgjedhjet evropiane

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 9 qershor 2024 kaluan pa lëkundje të veçanta për formacionet drejtuese politike. Partia Popullore Evropiane dhe socialistët mbeten në krye dhe ndoshta do të vazhdojnë të ndjekin politikat e tyre të përshkruara...

botuar më 24-06-10 2.11.MD

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD