Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 1965 – krijimi i “Orfeut të Artë”

БНР Новини
Foto: arkiv

Në vitin 1965 në vendpushimin bullgar “Sllënçev Brjag” u zhvillua edicioni i parë i festivalit “Këngë kushtuar Detit të Zi”. Dy vjet më vonë ai tashmë e kishte emrin “Orfeu i Artë”. Krahas konkursit për këngë të estradës bullgare, në rregulloren e tij u përfshi dhe një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë. Aktiviteti zuri shpejt vendin e vet ndër konkurset më të njohura dhe të autoritetshme, u bë anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Muzikore FIDOF, kontribuoi shumë për popullarizimin e këngës bullgare jashtë. Dekada me radhë në skenën e tij kanë tingëlluar zëra, të cilët kanë vënë një gjurmë të thellë në historinë botërore të gjinisë. Mbajtës të çmimit të madh të “Orfeut të Artë” janë disa prej legjendave bashkëkohore bullgare – Bogdana Karadoçeva, Lili Ivanova, Kamelia Todorova, Neli Ragellova etj. Ndër laureatët e huaj radhiten emrat e Zheniferit (Franca), Alla Pugaçovës (Rusia), Fara Marias (Kuba). Në apogjeun e famës së konkursit si miq nderi në program kanë marrë pjesë disa prej yjeve më të mëdha të viteve 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar – Zhozefin Beker, Zhilber Beko, Adamo, Al Bano dhe Romina Pauër, Toto Kotunjo, Boj Xhorxh, Filip Kirkorov... Këta janë vetëm disa prej emrave të shkruar në historinë e “Orfeut të Artë”.

Por le të kthehemi drejt vitit 1965 dhe fillimit të tij. Një nga këngët e dekoruara quhet “Pani Eva”. Muzika është e Atanas Bojaxhievit. Teksti është i Bogomill Gudevit. Interpretimi është i Kirill Semovit në ritmin e valles moderne në atë kohë – “bosa nova”. Eva është një e huaj, e cila vjen te ne për të pushuar. Ajo dashurohet me vendin tonë dhe gjen gjithashtu Adamin e saj.

Drejtori i parë i “Orfeut të Artë” është Genko Genov. Ai ka mbaruar Akademinë Muzikore Bullgare në Sofje. Është pianist, një njeri me imagjinatë të madhe dhe aftësi menaxheri. Në vitin 1965 ai filloi punë si muzikolog në organizatën turistike shtetërore “Ballkanturist”. Me ide të tij u krijua konkursi “Këngë kushtuar Detit të Zi”, i cili zhvillohej në vendpushimin “Sllënçev Brjag”. Së pari seleksionoheshin 50 këngë të autorëve bullgarë – një arritje e vërtetë e asaj kohe. Për fat të keq në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare janë ruajtur pak materiale për fillimin. Madje nuk ka incizim të zërit të Genko Genovit.

Bogomill Nonev është gazetar dhe një prej udhëheqësve me përvojë më të gjatë të Radios Kombëtare Bullgare. Duke treguar për degën “Reklama” të Radio Sofjes (kështu quhej Radioja Kombëtare Bullgare në atë kohë) zoti Nonev na përmend të gjitha organizatat, me të cilat media ka qenë partnere në vitin 1965:

“Sivjet kishte akoma një radio-aktivitet – “Orfeu i Artë”, krijuar nga drejtori i “Ballkanturist”. Një ditë ai erdhi tek unë dhe më tha se do që festivali të fitojë një popullaritet gjithnjë e më të madh. Rashë dakord për të marrë pjesë. Në atë kohë ndërmarrja turistike dispononte mjaftë mjete, ajo paguante të gjithë honorarët. Ne morëm pjesë në pasqyrimin e ngjarjes.”

Kompozitori Angell Zaberski është mbajtës i çmimit të parë në vitin 1965 me këngën “Kaliakra”. Në tekst është rikrijuar legjenda bullgare për 40 vajzat e rrëmbyera nga sunduesit osmanë. Që të shpëtohen, ato janë hedhur në det. Në krye ka qenë më e bukura prej tyre – Kaliakra.

“Teksti u shkrua nga redaktorët e “Redaksisë së Letërsisë” pranë Radio Sofjes Sllava Semirova dhe Emilia Zaharieva – thotë kompozitori. – Isha shumë i lumtur se kënga ime fitoi vendin e parë në “Këngët kushtuar Detit të Zi”. Shumë kohë ajo ishte ndër këngët më të dëgjuara në eterin e radios. Për mendimin tim Mimi Nikollova është një nga këngëtaret më të mira. Këngët e interpretuara nga ajo janë ndër faqet më të mira të historisë sonë. Për mua ishte një nder i madh se pikërisht ajo e paraqiti këngën time, si dhe dirigjenti Emill Georgiev.”

Historia e “Orfeut të Artë” ruan akoma shumë ngjarje, por le të ndalojmë këtu.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD

1987: Fillojnë protestat shoqërore kundër helmimit me gaz të qytetit Ruse

Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..

botuar më 15-06-06 3.10.MD

Viti 1986 – Si kalon koha e hareshme e fëmijërisë

Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..

botuar më 15-05-30 12.15.MD