“Zërat kozmikë” është një prej formacioneve të para korale, të krijuar pas vitit 1989, kur filluan ndryshimet politike dhe ekonomike në vendin tonë. Sot, dy dekada pas provës së parë, kori popullor i grave është ndër institucionet më të autoritetshme në gjininë e tij. Koncerti i parë ishte në fillim të janarit të vitit 1995, në kuadrin e “Festivalit muzikor të Vitit të Ri”. “Patëm sukses të madh. Pak kohë më parë kishim incizuar CD tonë të parë” – kujton Vanja Moneva, themeluese dhe dirigjente e kolektivit. Prej saj do të mësojmë hollësira të tjera interesante për historikun e “familjes kozmike”.
Vanja Moneva ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore në klasën e dirigjentit të madh bullgar koral prof. Vasill Arnaudov. Kontakti i saj i parë me një kor popullor ndryshon drejtimin e kërkimit të saj profesional. Kjo u ndodh në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, kur dirigjon Korin Popullor të Grave pranë Radios Kombëtare Bullgare.
Anna Jordanova është njëra prej koristeve që më gjatë është në këtë kor. “Jam në kor nga viti 2002. Për mua është ëndërr i realizuar puna me një dirigjente të tillë dhe me një kolektiv të tillë koral. Ai është familja ime e dyte, duke pasur parasysh se në kor është dhe motra ime. Kemi udhëtuar shumë, kemi pasur shumë momente emocionuese. Mbaj mend një koncert në katedralen e njohur në Vjenë. Ishte shumë ftohtë, kur i erdhi radha solistes Bojka Prisadova, një këngëtare e mrekullueshme nga krahina e Rodopeve, zëri i saj në sfondin e kupolës së ngrirë tingëlloi si një zile e kristaltë dhe e bukur. Sikur katedralja u hap drejt qiellit. Kurrë nuk do të harrojë këtë çast të mrekullueshëm dhe emocionues. Në vitin 2014 arritëm të incizojmë një kompakt disk dopio, patëm shumë koncerte, morëm pjesë në projektin e Millço Levievit “Udhëtim në dy bota”, bashkë me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..