Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ishim djem 16 vjeçar” dhe hitet e tjera të grupit “Faktor”

Foto: arkiv personal

Para 10 vjetëve grupi i rokut “Faktor” bëri një koncert grandioz në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Tani muzikantët rikthehen në skenën e rokut me hite të reja. Kaluan katër dekada që Veselin Todorov, i njohur me nofkën Veso Kokalla, e themeloi grupin. Për këtë periudhë “Faktor” ka nxjerrë 10 albume dhe ishte grupi bullgar më i kërkuar jashtë vendit, në veçanti në SHBA, Angli, Irlandë etj. Disa breza bullgarë u rritën me këngët e “Faktorit”. Në vitin 1989 grupi fitoi çmimin e publikut në Konkursin “Melodia e vitit”. Atëherë muzikantët u paraqitën me hitin “Miq”.

“Koncertin më 14 janar do ta japim në klubin kryeqytetas “Mixtape 5”. Të gjitha këto vite në mungonte skena – thotë Veselin Todorov (bas kitarë, vokal dhe kompozitor). – Besojmë se në këto kohëra të vështira është më mirë t’i interpretojmë së pari hitet e vjetra ku e kemi vënë theksin mbi problemet sociale dhe emocionale. Po ashtu do të interpretojmë dhe këngët e reja. Me vokalin e grupit Ognjan Collov jemi duke punuar mbi albumin e ri, i cili pritet të dalë deri në fund të vitit. Në të do të përfshihet dhe muzikanti Georgi Markov nga grupi “Shturcite”. Koncertin do ta incizojmë në audio dhe DVD që të transmetohet në televizor. Besoj se fansat do të kënaqen me hitet tona të vjetra dhe po ashtu do të vlerësojnë këngët e reja të grupit “Faktor”. E kemi vazhduar tendencën të kërkojmë aktualitetet e kohës. Kemi dëshirë që koncerti të kthehet në një tempull për fansat tanë. Së bashku me ne skenës do t’i ngjitet grupi “Shtatë”, me të cilin patëm koncerte në qytetet Stara Zagora dhe Vidin”.

“Gjithmonë kur të kthehem nga SHBA-ja, organizojmë koncerte me grupin “Faktor” – thotë Ognjan Collov. – E vërteta është se koncerte s’kemi pasur kohë të tërë, vetëm paraqitje episodike në skenë. Që jam rikthyer në Bullgari, kemi dhënë disa koncerte me muzikë rok, të organizuara nga Radioja Kombëtare Bullgare me rastin e përvjetorit të 80-të të medias. Unë bëra një mbrëmje akustike në klubin kryeqytetas “Studio 5” dhe tani jam duke u bërë gati për koncertin e 14 janarit. Koncerti është preludi i turit që do të bëjmë. Jam i emocionuar ta shoh publikun duke interpretuar këngët me të cilat është rritur.”

Albumi i ri i grupit të rokut pritet të dalë me titullin “Faktor 2015”. Deri tani janë gati 10 këngë. Veselin Todorov beson se gjatë stinës së verës albumi i ri do të promovohet në disa qytete të mëdha të Bullgarisë. Përveç kësaj muzikantët e “Faktorit” kanë ambicie të nxjerrin në treg një antologji me të gjitha hitet e periudhës 40 vjeçare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD

Plovdivi bëhet kryeqyteti i kitarës

Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..

botuar më 24-10-03 8.30.PD