Këto ditë në ekspozitën “Autosport International” në Britaninë e Madhe me interes u prit vetura SIN R1, projekt i përbashkët bullgaro-britanik. Ideja është e Rosen Daskallovit nga qyteti buzë lumit të Danubit – Ruse. Para katër vjetëve bullgari e ka prezantuar veturën në Angli – atdheun e sporteve motorike.
“Vetura ka dy versione. Njëri është ai rrugor – shpjegon Rosen Daskallov. – Motori është me 450 kuaj fuqi i “General Motors”, kutia e shpejtësisë është manuale me gjashtë marshe e një prodhuesi të mirë evropian. Dizajni, shasia dhe elementet e tjera janë bashkëpunim me partnerët nga Anglia. Versioni tjetër është krijuar për gara. Dhe konkurrohet me marka si “Ferrari”, “McLaren”, “Porsche”, “Lamborzhdini”.
Pse është interesante vetura SIN R1?
“Mua nuk më pëlqejnë veturat të cilat e kanë motorin përpara, janë më të rënda dhe vështirësisht drejtohen. Kjo është karakteristike për BMW. Vetura jonë është e tipit GT dhe nuk peshon përpara. Motori gjendet në qendër dhe aty është dhe kutia e shpejtësisë. Raporti bosht i përparmë-bosht i pasmë është 40:60 për qind, që është gjë e mirë. P.sh. ky raport te marka “Porsche” është 25:75 për qind.”
Emri i veturës vjen nga fjala angleze “sin” që do të thotë mëkat. Sepse puna mbi veturën ka harxhuar shumë kohë dhe krijuesit nuk kanë pasur kohë për familjet e tyre.
Vlladimir Iliev, ish garues automobilistik ka nxitur strategjinë për pjesëmarrjen e veturës në Kampionatin Evropian GT të Federatës Ndërkombëtare Automobilistike. Ky aktivitet mbahet brenda 6 fundjavave në 6 shtete të ndryshme. Taksa vjetore e pjesëmarrjes është 60 mijë euro.
“Kemi dëshirë të madhe që njerëzit ta identifikojnë Bullgarinë jo vetëm me emigrantët, temë shumë të diskutuar në Britaninë e Madhe për sa i përket tregut të punës, ose me karamelet bullgare “Sezoni” të cilat i kishim hapur në stendën automobilistike – thotë Rosen Daskallov. – Njerëzit duhet të dinë se vetura SIN R1 është projekt bullgar.”
Rosen Daskallovi bashkëpunon me 25 entuziastë të rinj, të cilët janë gati për ta bindur botën se seritë evropiane GT4 mund të realizohen vetëm nga bullgarët. Kërkohen katër pilotë bullgarë ose të huaj të cilët të marrin pjesë në kampionat.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë nga arkivi personal i Rosen Daskallovit
Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..
Tervell Zamfirov u bë kampioni i botës te të rinjtë në sllallomin gjigant paralel të snowboardit. Kjo është medalja e dytë për Bullgarinë pas argjendit të motrës së tij Malena . Në finalen e kampionatit në Zakopane (Poloni), Tervell Zamfirov mposhti..
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Malena Zamfirova fitoi vendin e dytë në garën paralele të sllallomit gjigant në Kupën e Botës Snowboard në Krinica, Poloni. Snowboardistja bullgare mori pjesë për herë të parë në një garë të Kupës së Botës pasi kapërceu..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën..