Para pak kohe mjeshtri i njohur bullgar i prodhimit të violinave Apostoll Kalloferov mbushi 70 vjeç. Përvjetori u shënua me një koncert në të cilin ishin të pranishëm muzikantë me famë botërore, të cilët interpretonin në instrumente, të prodhuara në atelienë e tij që ndodhet në periferitë e Sofjes.
Kalloferovi e trashëgoi zanatin e të atit, i cili kishte fituar disa konkurse ndërkombëtare dhe ishte afirmuar si mjeshtër evropian dhe botëror. Ka marrë pjesë edhe në zhvillimin e artit të prodhimit të violinave në Bullgari.
“Fëmijëria ime është lidhur me profesionin e të atit – tregon bashkëbiseduesi ynë. Kur isha i vogël luajtsha në oborrin para ateliesë së babait tim, shpesh herë klientët e tij thoshin: “Djali i Ivanit me siguri do të bëhet mjeshtër i violinave”... Mbarova Teknikumin për përpunimin e drurit dhe për arkitekturë të brendshme me specialitetin “Gdhendje mbi dru”, më vonë dhe Akademinë e Arteve. Kjo më ndihmoi shumë në zhvillimin tim të ardhshëm si mjeshtër i violinave.”
Sipas Kalloferovit, përzgjedhja e materialit është me rëndësi vendimtare për tingëllimin e instrumentit. Në shekullit e XVIII – në kohën e Stradivarit dhe të mjeshtërve të mëdhenj të violinave në Kremonë, është afirmuar panjasi druri më i përshtatshëm për korpusin e instrumentit, ndërsa kapaku, i cili është membranë, prodhohet prej bredhi. Mund të lavdërohemi, se në Ballkan materiali ynë dallohet me vetitë e tij akustike, kjo varet nga klima, dheu... Zoti Kalloferov për prodhimin e instrumenteve të tij merr bredh nga malet e Rodopeve, ndërsa panjën e siguron nga mali Stara planina. Sipas mjeshtrit, që materiali të jetë i mirë dhe cilësor, drurët duhet të jenë rritur në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, në pyll të dendur, ku vegjetojnë vetëm 3-4 muaj në vit, ndërsa që materiali drusor të jetë e pjekur duhet të jenë kaluar 100 vjet. Në lidhje me mjeshtërinë e prodhimit të violinave, Apostoll Kalloferovi thotë:
“Jo rastësisht përdoret termi “ndërtimi i violinës”, sepse violina është ndërtim. Ajo është një ndërtesë e vogël arkitekturore – kuti dhomë miniaturë akustike, e cila ndërtohet në bazë të parimeve të arkitekturës, ku elementi kryesor i ndërtimit është harku. Harqet e kapakut të sipërm dhe të poshtëm kujtojnë urat romake. Përfytyroni këtë instrument të vogël delikat, i cili peshon vetëm 200-300 gr, por ai duhet t’i rezistojë presionit të madh të korpusit prej 28 kilogramësh. Jeta e instrumentit është shumë e gjatë, mbijeton disa breza, prandaj duhet të punohet me shumë kujdes dhe dashuri.”
Para shumë vitesh Apostoll Kalloferovi ka bërë stazh pune në Francë tek mjeshtri i violinave me famë botërore Jean Bauer (Zhan Boer).
“Kisha fatin e madh të bëjë stazh tek një mjeshtri i violinave me autoritet ndërkombëtar. U njohëm në vitin 1972 në Konkursin Ndërkombëtar “Mbretëresha Elizabet” në qyteti Liezh të Belgjikës. Ai ishte kryetar i jurisë, ndërsa unë fitova medaljen e argjendtë, sepse çmimi i parë nuk u dha. Atëherë ai me ftoi të bëjë stazh tek ai. Atje kam mësuar mënyrën tradicionale të prodhimit të veglave muzikore, tek babai im e kisha mësuar stilin më novator. Kështu pata mundësinë të kombinojnë dy tendencat në prodhimin e violinave në saj të të cilave kam suksese deri më sot.”
Apostoll Kalloferovi ka prodhuar mbi 250 instrumente, shumica prej të cilave janë blerë në Francë. Violina të tij përdorin violinistët e mëdhenj bullgarë Georgi Badev dhe Angell Stankov. Djali i mjeshtrit të violinave – Ivan, ka mbaruar Institutin “Antonio Stradivari” në Kremona të Italisë. “Gjithmonë kam thënë se isha i lumtur të trashëgojë profesionin e të atit, tani jam dy herë më i lumtur, se djali im trashëgon dhe vazhdon traditën familjare” – thotë me krenari bashkëbiseduesi ynë, Apostoll Kalloferov.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..