Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruska Simeonova flet për ansamblin “Pirin”

Ruska Stoimenova
Foto: arkiv personal

Në fund të vitit të kaluar Ansambli Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore “Pirin” shënoi 60-vjetorin e tij. Biografia e ansamblit është shumë e pasur – më se 7 mijë koncerte në dhjetëra vende të huaja dhe kontinente të ndryshme. Ansambli ka përjetuar çaste të paharrueshme me fansat e tij nga mbarë bota. Njëra nga themelueset është znj. Ruska Stoimenova, e cila ka punuar kohë të tërë si soliste e ansamblit.

“Para shumë vitesh pashë një njoftim në gazetë, rrëfen këngëtarja popullore Ruska Stoimenova. – Në atë kohë njerëzit e thjeshtë jo gjithmonë mund të merrnin informacione për aktivitete të tilla. Plus që profesioni i interpretuesit popullor nuk ishte i popullarizuar në vend. Prindërit nuk i lejonin fëmijët që të nisnin në këtë rrugë. Kishin frikë për udhëtimet e shumta të ansamblit dhe për udhëheqësit, të cilëve duhej t’u besonin fëmijët e tyre. Një meritë shumë të madhe kanë Zllatko Kocev, udhëheqësi i parë i ansamblit dhe Kostadin Rujçev, valltar dhe koreograf i parë. Ata shkonin në shtëpitë e vajzave dhe djemve të talentuar dhe u flisnin prindërve të tyre për rëndësinë e ansamblit. Dy vjet bënim prova në qytetin Petriç. Vatra kulturore “Vëllezërit Milladinovi” ishte bërë shtëpia jonë. Atje gjendeshin dhe po ashtu dhomat e fjetjes. Më kujtojnë hapat e parë në skenë. Nuk ishte e lehtë. Kishim momente shumë emocionuese në skenat botërore. Nuk mund të llogariten interpretuesit të cilët kanë kontribuuar në zhvillimin e ansamblit “Pirin”. Këtu patjetër duhet të përmend këngëtarin e talentuar Ilia Argirov. Maria Tomova dhe Zhivka Kostadinova ishin dueti më i mirë në historinë e ansamblit “Pirin”. Nuk do të harrohen kurrë  këngët e Elena Karakashevës, Vasillka Karadelievës, Tatjana Sërbinskës e shumë të tjerë.


Ndër personalitetet e dalluara në ansamblin “Pirin” është dhe Prof. Kirill Stefanov, i cili pesë dekada ishte udhëheqësi artistik. Ai është autori i përpunimit më të bukur të këngëve në repertorin e ansamblit. Disa prej tyre u përfshinë në CD-në e dytë të “Misterit të Zërave Bullgarë” (1991). Producenti i këtij të fundit është Marsel Selie dhe albumi ua solli çmimin “Grami” të gjithë pjesëmarrësve në të.

“Njerëz të pazëvendësueshëm nuk ka, por ka njerëz të jashtëzakonshëm, thotë znj. Stoimenova. – Prof. Stefanov është njëri bujar – pedagog, muzikant, udhëheqës dhe sikur e dinte çfarë na priste ditën e nesërme. Ishte njeri largpamës dhe komunikonte me të gjithë të tjerët. Brezi i ri gjithashtu është i mirë – Stojka Germanova, Dimana Cureva etj. E di se sot kushtet ndryshojnë shumë dhe janë më të vështira se sa ishte në të kaluarën. Besoj se muzika tradicionale duhet të kombinohet me qasjen bashkëkohore te folklori.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Opera e Varnës fton të nënshtruarit e Kupidit t’i dhurojnë vetes një mbrëmje muzikore

Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..

botuar më 25-02-09 8.30.PD

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD