Në fund të vitit të kaluar Ansambli Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore “Pirin” shënoi 60-vjetorin e tij. Biografia e ansamblit është shumë e pasur – më se 7 mijë koncerte në dhjetëra vende të huaja dhe kontinente të ndryshme. Ansambli ka përjetuar çaste të paharrueshme me fansat e tij nga mbarë bota. Njëra nga themelueset është znj. Ruska Stoimenova, e cila ka punuar kohë të tërë si soliste e ansamblit.
“Para shumë vitesh pashë një njoftim në gazetë, rrëfen këngëtarja popullore Ruska Stoimenova. – Në atë kohë njerëzit e thjeshtë jo gjithmonë mund të merrnin informacione për aktivitete të tilla. Plus që profesioni i interpretuesit popullor nuk ishte i popullarizuar në vend. Prindërit nuk i lejonin fëmijët që të nisnin në këtë rrugë. Kishin frikë për udhëtimet e shumta të ansamblit dhe për udhëheqësit, të cilëve duhej t’u besonin fëmijët e tyre. Një meritë shumë të madhe kanë Zllatko Kocev, udhëheqësi i parë i ansamblit dhe Kostadin Rujçev, valltar dhe koreograf i parë. Ata shkonin në shtëpitë e vajzave dhe djemve të talentuar dhe u flisnin prindërve të tyre për rëndësinë e ansamblit. Dy vjet bënim prova në qytetin Petriç. Vatra kulturore “Vëllezërit Milladinovi” ishte bërë shtëpia jonë. Atje gjendeshin dhe po ashtu dhomat e fjetjes. Më kujtojnë hapat e parë në skenë. Nuk ishte e lehtë. Kishim momente shumë emocionuese në skenat botërore. Nuk mund të llogariten interpretuesit të cilët kanë kontribuuar në zhvillimin e ansamblit “Pirin”. Këtu patjetër duhet të përmend këngëtarin e talentuar Ilia Argirov. Maria Tomova dhe Zhivka Kostadinova ishin dueti më i mirë në historinë e ansamblit “Pirin”. Nuk do të harrohen kurrë këngët e Elena Karakashevës, Vasillka Karadelievës, Tatjana Sërbinskës e shumë të tjerë.”
Ndër personalitetet e dalluara në ansamblin “Pirin” është dhe Prof. Kirill Stefanov, i cili pesë dekada ishte udhëheqësi artistik. Ai është autori i përpunimit më të bukur të këngëve në repertorin e ansamblit. Disa prej tyre u përfshinë në CD-në e dytë të “Misterit të Zërave Bullgarë” (1991). Producenti i këtij të fundit është Marsel Selie dhe albumi ua solli çmimin “Grami” të gjithë pjesëmarrësve në të.
“Njerëz të pazëvendësueshëm nuk ka, por ka njerëz të jashtëzakonshëm, thotë znj. Stoimenova. – Prof. Stefanov është njëri bujar – pedagog, muzikant, udhëheqës dhe sikur e dinte çfarë na priste ditën e nesërme. Ishte njeri largpamës dhe komunikonte me të gjithë të tjerët. Brezi i ri gjithashtu është i mirë – Stojka Germanova, Dimana Cureva etj. E di se sot kushtet ndryshojnë shumë dhe janë më të vështira se sa ishte në të kaluarën. Besoj se muzika tradicionale duhet të kombinohet me qasjen bashkëkohore te folklori.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..