Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimensionet e tolerancës në botën globale

БНР Новини
Foto: annakrasteva.wordpress.com

Në javën e shpallur nga OKB-ja të tolerancës, më 6 shkurt në Sofje do të zhvillohet një debat nën moton “Lumi i tolerancës”. Cilat janë sfidat moderne përpara tolerancës dhe cilat aspekte të kësaj problematike janë aktuale për Bullgarinë? Mbi temën bisedojmë me profesoreshën Anna Krësteva nga Qendra për studimet e migracionit, etnike dhe të refugjatëve pranë Universitetit të Ri Bullgar, bashkorganizator i forumit.

“Në epokën e globalizimit, kur jetojmë me të gjithë botën dhe virtualja shkurton distancat, shikojmë forma të larmishme të dallimit kudo rreth nesh. Si të mësohemi të jetojmë me të tjerët, njerëzit me fe të ndryshme, vlera dhe mënyrë të jetesës. Tema është shumë e gjerë. Do mund të dallojmë disa aspekte. Vetëm përpara ditëve u zhvillua debat për fanatizmin dhe çfarë mund të bëjë shteti, që të mund të rezistojë. Një nga pjesëmarrësit argumentoi tezën se, Evropa mund të konsiderohet vetëm si një qytetërim i krishterë dhe se vetëm krishterimi mund të jetë ajo bazë, e cila të mund të pajtojë të gjitha dallimet e tjera. Unë dhe kolegët e mi dalluam një kuptim tjetër për identitetin evropian, më të hapur ndaj të tjerëve. Çështja është sesi politikanët, si kultura të mund t’u përgjigjen sfidave. Në bazë të vijës së dialogut, të përfshirjes së urave mund të arrihet deri në një kuptim pozitiv për të jetuar me tjetrin.”

Në atmosferën e nderë pas tragjedisë me botimin francez “Charlie ebdo”, në plan të parë del problemi me “marrëveshjen” e kësaj tematike. “Lumi i tolerancës” ka kërkuar një rekurs interesant:

“Kjo tryezë e rrumbullakët kërkon të verë theksin mbi këtë sesi të lidhim sfidën e madhe të të jetuarit së bashku. Rasti “Sharlie ebdo” i mprehu jashtëzakonisht reagimet politike, e folura u mbipolitizua. Ne duam ta vendosim diskursin në një gjini më pozitive dhe vëmë aksentin mbi nocionin dialogjik-tolerancë. Prandaj kemi ftuar tregimtarë të mëdhenj si për shembull shkrimtarin më të lexuar bullgar Gjeorgji Gospodinov, një nga shkrimtarët më të dashur Alek Popov. Sepse arti në mënyrë shumë fine mund të ndajë identitetet, sesi njeriu i zakonshëm të përjetoj jetën e vet me të tjerët, cila është alkimia e komunikimit interkulturor.”

Përvoja historike na ka mësuar të jetojmë në mirëkuptim me njerëzit nga etnoset e ndryshme, fetë e ndryshme. Jo rastësisht pikërisht Bullgaria i hap gjerësisht dyert për refugjatët nga gjenocidi armen, si jo rastësisht bullgarët shpëtojnë nga deportimi hebrenjtë e vet, pavarësisht se vendi atëherë të jetë aleat i Rajhut. Por pas viteve të izolimit pas Murit të Berlinit, vala e re në masë e refugjatëve nga Siria, sikurse na gjeti të papërgatitur. A doli një mit toleranca bullgare?

“Vështirë mund të themi se, sot bullgari është më shumë ose më pak tolerant. Ka bullgarë të cilët zgjedhin jotolerancën në format e saj më ekstreme të ksenofobisë dhe të racizmit dhe në të njëjtën kohë shikojmë shumë të tjerë, të cilët zgjedhin tolerancën, solidaritetin dhe ndihmën e përbashkët. Vala e refugjatëve vuri në sprovë çështjet e përhershme derisa është tolerant bullgari. Pamë dy reagime të polarizuara. Njëri që ai i frikësimit, të cilin brokerat e frikësimeve menjëherë e kapitalizuan. Parti ekstremiste në mënyrë momentale e kthyen këtë çështje humane në problem të frikësimit. Flitet për këta njerëz jo si ikës nga lufta, por si njerëz të cilët përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare, se mes tyre ka terrorist potencial, të cilët të paktën për momentin nuk kemi parë. Në polin tjetër, dua ta nënvizojë këtë, në mënyrë krejtësisht spontane, jo të organizuar, u shfaqën aksione të shumta të solidaritetit të shoqërisë civile, grupe të shumta për të drejtat e njeriut, njerëz të rinj, hapën dhe treguan një energji të madhe në rrjetet sociale. Në praktike ata e zëvendësuan shtetin gjatë vitit të parë të ndërlikuar të valës së refugjatëve në emër jo thjesht të tolerancës, por në emër të solidaritetit, të përgjegjësisë së ndarë të jemi kaq më tepër bashkë, sa mund ta kërkojë një situatë e vështirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD