Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hitet e Stefan Diomovit në një spektakël të veçantë

БНР Новини
Foto: Bulfoto

“Krijimtaria e Stefan Diomovit ka qenë mbështetje si në kohëra të vështira, ashtu dhe në momente të gëzueshme” – ka thënë një dëgjues nga qyteti Velingrad. Kjo shprehje dëshmon për nderimin e thellë ndaj kompozitorit tonë. Stefan Diomov ka qenë udhëheqës i dy formacioneve “Tonika” dhe “Tonika SV”. Pavarësisht faktit se jetojmë në kohë komercializimi, Stefan Diomov vazhdon të kënaqë fansat e tij me muzikën zbavitëse që krijon. Mbi cilin projekt është duke punuar kompozitori?

“Vanja Kostova do të jetë njëra nga këngëtaret të cilat do të marrin pjesë në koncertin e ardhshëm. Koncerti do të mbahet në ditën e dytë të konkursit “Burgasi dhe deti”, më 2 gusht – vë në dukje Stefan Diomov. – Do të koncertojnë po ashtu Toni Dimitrova, Orlin Goranov, grupi “Pesë stinët”, disa formacione të fëmijëve etj. Dua të bëj koncert me këngët e mia më të preferuara për publikun. Sigurisht që do të prezantoj dhe këngët e reja që kam bërë. Me kalimin e kohës numri i kompozimeve u rrit aq shumë se s’mund t’i llogarisë të gjithat. Bile tallemi me shokët se detyra jonë nuk është të zgjedhim këngët që do të interpretohen në koncert, por ato të cilat nuk do të përfshijmë në të. Koncert me hite nuk është e vështirë ta bësh, por koncert ku prezantohen këngët e reja është përgjegjësi e madhe. Shpresoj se do ta bëj publikun për vete dhe ai do të nisë të këndojë kompozimet e reja.”

Spektakli i Stefan Diomovit do të jepet së pari në qytetin Burgas dhe pas kësaj në qytetet e mëdha të Bullgarisë. “Dua të paraqes para publikut këngët e mia më të bukura por me aranzhim të ri”, thotë kompozitori. Si arrini të ktheni një këngë në hit?

“Nuk mund të them se jam prej autorëve me pak këngë për nga numri por këngë cilësore. Kam kompozime të cilat nuk më pëlqejnë aq shumë por për një arsye ose një tjetër dëgjohen dendur. Është e vërtetë se një hit krijohet vështirësisht. Gjithmonë e kam thënë se kënga patjetër duhet të përmbajë disa elemente që të popullarizohet. Që të bëhte një këngë hit i vërtetë, ajo duhet të ketë melodi të shkëlqyer, tekst kuptimplotë, aranzhim të mirë dhe natyrisht këndim shumë të bukur. Më vjen mirë se këngët e mia dëgjohen më shumë se 30 vjet.”

Shifra pesë është me simbolikë për Stefan Diomovit. Aq është numri i formacioneve që ka udhëhequr kompozitori. Nuk është e rastit se grupi i fundit quhet “Pesë stinët”. “Sepse përveç stinëve të vitit kalendarik, na erdhi në mendje se ka edhe një stinë tjetër – atë të zemrës”, thotë Stefan Diomov. Kuarteti i tij meritoi çmimin e parë të konkursit “Burgasi dhe deti” gjatë 2012-ës, duke u paraqitur me këngën “Mesnata”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD

“Pikëpyetje të mahnitshme”… Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" po shkojnë në turne

Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..

botuar më 24-06-25 8.20.PD