Media më e vjetër elektronike, e cila ka lindur gjatë shekullit të XIX-të, ka festë. Në bazë të propozimit të Akademisë Spanjolle të Radios gjatë muajit nëntor të vitit 2011 UNESKO-ja pranon 13 shkurtin ditën e lindjes së radios të OKB-së gjatë vitit 1946 për ditë Botërore të radios. Sivjet përmes, ditës Botërore të radios, UNESKO-ja tërheq vëmendjen drejt të rinjve jo vetëm si dëgjues të radios, por dhe si gazetarë, producent dhe drejtues të programeve.
Radioja Kombëtare Bullgare, e cila kohët e fundit mbushi 80 vjet, është mbartëse e një tradite të fortë shoqërore dhe kulturore. Me të dyja programet e veta kombëtare “Horizont” dhe “Hristo Botev”, me radiostacionet e veta regjionale, me grupet e veta muzikore sot “shtëpia jonë e vjetër” është mes institucioneve më të autoritetshme kulturore në vend. Teknologjitë e reja hyjnë në Radion Kombëtare Bullgare përmes “Programeve të Multimedias”, që përfshijnë internet-radion “Binar” dhe Radio Bullgarinë – një program me dëgjues në 11 gjuhë. Në lidhje me jubileun ishim mikpritës të Konferencës Ndërkombëtare me pjesëmarrës të cilët bëjnë përshtypje me rangun e vet. “Të rinjtë dhe radioja” ishte mes temave të debatuara.
Kristian Fog, drejtues i degës së radios në Këshillin Evropian për Radio dhe Televizion, ka ide sesi njerëzit e rinj të mund të tërhiqen drejt radios së mirë të vjetër.
“Këtu bëhet fjalë për një nga mundësitë e shumta për tërheqjen e të rinjve, me fjalë të tjera për një platformë teknike, e cila përdoret nga i ashtuquajturi brez i mesëm. Kjo fare nuk është e mjaftueshme – mediat shoqërore duhet të propozojnë dhe përmbajtje përkatëse, të “flasin” në gjuhën e të rinjve dhe t’i tërheqin si auditor”.
Mark Savari është drejtor mbi cilësinë në Radion Zvicerane. Sipas tij “Duhet të jemi një fener ndriçues në stuhinë dhe në mjegullën e cila ne rrethon” për njerëzit e rinj.
“E rëndësishmja në këtë rast është të na kenë më shumë besim – jo vetëm për shkak të cilësisë së produktit, referencat e tij, seriozitetin e kështu me radhë – vazhdon ai. – Por duhet të marrim parasysh të gjitha kanalet, që të mund të arrijmë deri tek ta – nga tweet-et me përmbajtjen e një programi të dhënë dhe ftesë për pjesëmarrje në të – jo vetëm me pyetje dhe qëndrim mbi temën, por dhe me kuotë për një plejlistë personale. Kjo takohet shpesh në programet tona të natës për më të rinjtë, të cilët shpesh zëvendësojnë drejtuesit e vërtetë gjatë zgjedhjes së muzikës.”
Në Ditën Botërore të Radios, e cila i është kushtuar të rinjve dhe radios, prioritet kanë kolegët nga “Binar” – internet radioja tonë është vetëm 3 vjeçare, por ka një vend të denjë të fituar mes auditorit. Redaktori i përgjithshëm i tij Milen Dimitrov sqaron sesi tërhiqet auditori në rrymën e pafund të informacionit:
“Vetëm përmes përmbajtjes unikale. Këtë e tregojnë të gjitha instrumentet analitike në internet hapësirën. Auditori i ri, formalisht e quajmë kështu, ndërron tepër shpejt preferencat e veta dhe prandaj përmbajtja duhet të jetë e orientuar drejt interesave të saj. Në këtë është funksioni i mediave shoqërore dhe të operatorëve – të jenë në një hap me modën, po të jetë me të vërtetë kështu, të përcaktojnë dhe ndonjë farë tendencash.”
Gazetarja Antonia Antonova është që nga vet krijimi i “Binarit”. Ajo e ndien veten në vendin e vet, sepse dhe si krijimtari dhe si komunikim dhe si ekzistencë në mjedisin e saj është online. Ajo është e lirë të zhvillojë fantazinë e vet të drejtojë pyetje dhe të kërkojë përgjigje mbi temën “Jetë Qytetari” në të gjitha përmasat e saj. Ëndërron të jetë e dobishme dhe ka mënyrën e vet:
“Ajo që po bëj me kënaqësi dhe mendoj se ka kuptim është thyerja e realitetit përmes prizmave të humorit. Më pëlqen shumë që tekstet e mia të jenë zbavitëse. Nuk mendoj, se zbavitësja dhe qesharakja nuk janë serioze, përkundrazi ky qëndrim është shumë i hapur drejt realitetit. Kjo sipas meje, është një mënyrë shumë e mirë të tregohen mangësitë në shoqëri.”
Dhe kolegia Bellosllava Dimitrova është rritur në një mjedis radioje. Ajo po kështu është që nga krijimi i “Binarit”, që e tërheq me të gjitha format e veta të reja. Për të poezia është një mënyrë jetese. Pavarësisht nga rinia e saj, ajo vendos të prezantojë poetë pak të njohur bullgar, duke përdorur kujtimin tingëllor të Radios Kombëtare Bullgare “Fondi i Artë” Kështu ajo krijon rubrikën “Poetët lexohen vet”.
“Këta janë njerëz, për të cilët kam dashur të mësoj më shumë – njerëz të denjë, të cilët nuk kanë qenë në konjukturën e pushtetit. Ata kanë qenë të destinuar të jenë vetëm, por me dëshirë të vet. Poetë, të cilët kanë dashur të ruajnë dinjitetin e vet, të ruajnë poezinë, sepse ajo është dokument – për veprimet e tua, për qëndrimin tënd ndaj botës, por atë të cilin ke qenë i aftë ose i paaftë të krijosh.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..