Veliçka dhe Veli Çaushevi janë bashkë që nga vitet studentore në Akademinë e Artit Muzikor, Valltar dhe Figurativ në qytetin Pllovdiv. Të dy ata janë muzikantë popullorë. Ajo është këngëtare, ai i bie tamburasë, kontrabasit, kitarës, pianos. Janë të mendimit se ngjashmëria e emrave të tyre personal nuk është e rastit. Në shumicën e rasteve i gëzojnë një bashkë mëndim të plotë. Në situatat e tjera iu shpresojnë mirëkuptimit dhe dashurisë. “Ky është çelësi te harmonia jo vetëm në një familje, por edhe në mbarë shoqërinë” – rrëfen Veli. Kohët e fundit në tregun muzikor doli albumi i tyre të përbashkët “Jeta është muzikë”. Tepër të larmishme janë meloditë dhe ritmet që mund të dëgjohen në të. Përveç folklorit ka vepra etno, xhaz, pop. Ku fshihen rrënjët e kësaj larmie mësojmë nga biseda me familjen artistike.
Këtu është vendi të shpjegojmë, se karakaçanët janë një grup etnik, i cili në të kaluarën jetonte në mënyrë nomade midis trojeve të Bullgarisë dhe Greqisë së sotme. Gjuha e karakaçanëve përbën një dialekt i greqishtes. Nga ky grup etnik i ka prejardhjen tërë fisi i të atit të Veliçkës.
Veli lindi në qytetin Kotell, ku mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorikë. Ai është përfaqësues i alianëve – një grup jo i madh etno fetar, i cili është me fe islamike, por respekton dhe zbaton ritet e krishtere.
“Alianët tek ne janë një grup i vogël, për të cilin ka pak të dhëna – tregon Veli. – Alianë ka në rajonet lindore të malit Rodopa dhe në Bullgarinë Veriperëndimore, kryesisht në qytetet Razgrad dhe Omurtag. Folklori bullgar ka ushtruar një ndikim të fortë mbi muzikën e tyre. Tërë familja ime përbëhet nga këngëtarë dhe instrumentistë. Gjyshi im punonte vegla muzikore. Ai më bëri veglën e vjetër muzikore me emrin bullgarija. Mësuesja ime e parë e muzikës ishte Marija Gradeshlieva. Ajo më dha tamburanë në duart. Në shkollën muzikore isha në klasën e Hristina Kojçevës. Kompozimin e mbarova te profesori Dimitër Tëpkov, nga i cili kam kujtime të paharrueshme. I bie edhe vegla të tjera muzikore. Ndoshta edhe për këtë edhe e bija Diana tani mëson violinë. Krahas kësaj ajo këndon shumë bukur.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u..