Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të madhe të montuar nën majë, njofton pirinnews.com.
Koncerti u mbajt i fshehtë deri në minutën e fundit për të ofruar një surprizë të këndshme për turistët e zonës. Nga maja Todorka, muzika klasike dëgjohej në të gjithë malin dhe në qytetin Bansko, thonë skiatorët që e shijuan përvojën. Orkestra “Aramis” përbëhet nga të rinj nga Gjermania dhe Bullgaria, të cilët ekzekutojnë me talent dhe emocion vepra muzikore botërore. Koncerti i tyre mes shkëmbinjve me borë ishte në harmoni me madhështinë e natyrës. Kauza e tyre është të kontribuojnë në mbrojtjen e planetit përmes muzikës, njoftuan organizatorët e koncertit.
Ky nuk është koncerti i parë që mbahet në Pirin për një qëllim të mirë. Në vitin 2021, më 26 shkurt, në majë violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vassilev ekzekutoi pjesën "Dimri" nga Vivalld. Ekzekutimi virtuoz u realizua në një violinë “Kallkani” nga viti 1714.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...
Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Mars . Në të, ajo bën pyetje që janë gjithnjë e më të..