Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Groove Atelier” – një vend më i ndryshëm, ku mund të krijosh muzikë dhe të arsimohesh

БНР Новини
Foto: grooveatelier.bg

Gjithçka filloi para disa vitesh, kur Nikolla Gorjallov u kthye në Sofje. Ai sapo e kishte mbaruar konservatorin “Prince Claus” në Groningen të Holandës. Specialiteti i tij është “mjaftë i zhurmshëm” – bateri. Ai filloi të kërkonte një vend, ku të mund të punonte pa i shqetësuar fqinjët. Përveç kësaj muzikanti donte të jepte mësime dhe të ftonte kolegët, që të interpretonin muzikë së bashku. Kështu, ai arriti të takohet me disa prej miqve të tij, me të cilët kishte mësuar në Holandë, dhe mori vendimin për ta organizuar atelienë.

“Fillimi u vu para tre vitesh, por ndoshta viti 2014 ishte më i miri. Pata mundësinë për të ftuar disa muzikantë të huaj, mësues të mi. Në këtë konservator prestigjioz, të cilin e kemi mbaruar bashkë me bashkëstudentët e mi, ka një program të posaçëm arsimor. Atje vijnë lektorë nga SHBA-ja, ku në kuadrin e një jave japin mësime. Që atëherë pash se kjo formë mësimdhënieje i motivon studentët, kur të shohësh para teje një profesionist të njohur, duke pasur mundësinë për ta pyetur dhe të dëgjuar mendimin tij, për të interpretuar bashkë me të muzikë. Kjo të jep një energji të re. Ne mësohemi vazhdimisht dhe kjo e mbush artin tonë me emocione të reja. Jam i lumtur se në saje të “Groove Atelier”, në Bullgari mbërriti Joris Teepe, udhëheqësi i departamentit të xhazit në Groningen. Ai realizoi një workshop shumë të suksesshëm, organizuam koncerte, interpretuam muzikë në Radion Kombëtare Bullgare. Kitaristi i jashtëzakonshëm bullgar Ljudmill Krumov, i cili banon në Holandë, gjithashtu u përfshi. Për mua ishte shumë bukur për ta mirëpritur këtu edhe profesorin tim të baterive Gene Jackson, si dhe Don Braden, i cili e kryeson atje katedrën e saksofonit. Don më tha fjalë shumë të bukura për veprimtarinë time, por më këshilloi për ta krijuar një ekip të përhershëm, me të cilin ta realizojë programin.”

Mësuesit bullgar në “Groove Atelier” janë bashkëstudentë të Nikollës. Këta janë saksofonisti Dimitër Ljolev dhe kitaristi Aleksandër Llogozarov, i cili jep mësime të harmonisë së xhazit. Para disa ditësh mbaroi trajnimi i ritmit nën udhëheqjen e Borisllav Petrovit.

“Unë e quaj këtë trajnim “Atelie të ritmit” dhe jo të baterive, sepse në trajnimin tonë ritmi ishte në thelbin e gjithçkaje. Mësuesit tanë ishin amerikanë, interpretues xhazi. Ata na thonin: “Ju në Evropë preferoni më tepër traditën harmonike, që ka filluar nga krijimtaria e vonshme e Bahut”. Në sistemin e tyre arsimor ritmi është shumë i rëndësishëm, rimti në të gjitha aspektet e tij. Jo vetëm sa u përket baterive, por sa i përket muzikës në përgjithësi. Këtë e tregoj edhe unë para njerëzve, që vijnë në atelie, për të ashtuquajturën “piramidë e ritmit”. Çdo një njësi ritmike mund të ndahet në elemente më të vogla. Të gjithë muzikantët duhet ta njohin këtë piramidë dhe të kenë “një metronom të brendshëm”. Studentët nga Akademia Muzikore Shtetërore i vizitojnë rregullisht kurset e mia. Vijnë dhe shumë adhurues të muzikës. Ambicia jonë është që ta zgjerojmë veprimtarinë tonë dhe këta atelie të zhvillohen me pjesëmarrjen e sa më shumë mësuesve dhe të trajtohen tema sa më interesante.”

Këto ditë zhvillohet një workshop nën udhëheqjen e Lili Ilievës – një këngëtare xhazi, e cila jep mësime të traditës vokale të këtij stili muzikor.

Koncert me Dimitër Ljolevin, Aleksandër Llogozarovin dhe Borisllav Petrovin

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD