Më 23 shkurt u themelua Asociacioni i Trajnerëve të Futbollit në Bullgari. Në komitetin organizativ janë disa nga emrat më të njohura të futbollit bullgarë. “Njerëzit e vetëm në futboll, të cilët deri tashti nuk kishin organizatë të vet janë trajnerët. Mirëpo, pikërisht ata kuptojnë më shumë nga futbolli” mendon Stefan Grozdanov, njeri nga nismëtaret. Specialisti i futbollit Dimitër Dimitrov-Hero mendon, se trajneri bullgar sot është më shumë i përgatitur, se sa para 20 vitesh. Mirëpo, pse kjo nuk jep rezultatet e pritura?
Përgjigja e kësaj pyetjeje jep Stojço Mlladenovi kryetrajner i skuadrës CSKA. Ai i përket brezit të artë të futbollit bullgar të viteve 80-të të shekullit XX-të. “Trajneri bullgar është shumë i aftë. Mirëpo, si pa mjete mund të bëhet seleksionimi. Si të tërhiqen futbollistë? Si të jenë motivuar, pasi nuk u paguhen rroga nga 2-3 muaj. Si ta motivosh të dalin në terren dhe të plotësojnë udhëzimet taktike?!” – bënë pyetje retorike Mlladenovi dhe vazhdon:
“Trajneri bullgar nuk është tepër i respektuar. Fati i tij është në varësi të ndonjë fitore ose të ndonjë humbjeje. Në Bullgari mungon respekti ndaj neve. Në vendet e tjera trajneri është numër një. Pronarët i kanë besim plotësisht, sepse ai mban tërë përgjegjësinë. Kur trajneri merr një skuadër, ai përgjigjet me autoritetin. Në futboll ka rezultate negative, të cilët ngandonjëherë nuk janë në varësi të trajnerit, por nga cilësia e futbollistëve, nga seleksionimi. Trajneri në Perëndim ka sedër. Kur vendosin ta çlirojnë nga puna, ai është i siguruar dhe është i mbrojtur. Në Bullgari nuk është ashtu. Dhe kur skuadra humb ndonjë ndeshje janë gati ta dëbojnë. Kështu jo vetëm trajnerët me përvojë, por edhe ata që nisin këtë rrugë dhe janë të talentuar po zhduken si kuadro.”
Sipas Mlladenovit në Perëndim trajnerët bullgarë janë më të respektuar, se sa në vendin amtar.
“Trajnerët gjoja janë të përgatitur mirë, por rezultatet janë për t’u mjeruar – bënë një bilanc i hidhur trajneri Velisllav Vucov. – Skuadra përfaqësive bullgare radhitet ndër ekipet e dobëta. Skuadra e të rinjve nuk arnë të klasifikohet për vendet më të përparme. Skuadrat e klubeve, përveç asaj “Ludogorec”, nuk arrijnë të klasifikohen, sepse ekipe më të dobëta e mundin. Në Bullgari ka afro 1000 trajnerë. Ne duhet të bashkohemi dhe të mendojmë situatën. Deri tashti qëndruam në heshtje, sepse në se ndonjëri prej nesh do të deklaronte diçka, atëherë Bashkimi Futbollistik vendoste gjoba. Në të njëjtën kohë, nëse do të thuhet diçka kundër ndonjë trajneri, ai nuk mund të mbrohet.”
Ideja e strukturës së re është të sigurohet qetësi dhe mbrojtja e trajnerëve, të paraqiten ide dhe të jepen rekomandime, lidhura me kampionatin, me licencimin e klubeve dhe trajnerëve, me këmbimin e përvojës midis brezave. Asociacioni do të regjistrohet në UEFA dhe do të mbajë lidhje me organizatat e ngjashme në Evropë. Do të studiojë përvojën e ekipeve evropiane dhe do të luftojë të metat në futbollin bullgar. Për shembull në Kroaci ligji ndalon, që klubet të ndërrojnë trajnerët më se 2 herë për vit. Vetëm për shembull ekipi bullgar “Sllavija” për një vit kishte nja 5-6 trajnerë. Kjo nuk u lejoi atyre të shfaqin mundësitë. Një shembull tjetër i pakënaqshëm në futbollin bullgar është heqja e trajnerit nga grupi B me motivin, se loja e futbollistëve nuk ishte e bukur, megjithëqë ai ka arritur të nxjerrë skuadrën në krye. Në vendin e tij emërohet ndonjëri tjetër, trajner i ndonjë skuadre të grupit të njëjte dhe me rezultate më të dobëta. Themeluesit e Asociacionit kanë për qëllim jo t’i kundërvihen Bashkimit Futbollistik Bullgar, por bashkë të zgjidhin problemet. Kjo është rruga për realizimin e ëndrrës, e cila bashkon të gjithë – futbollistë, trajnerë, tifozë: të shikojnë një skuadër përfaqësive të fortë, skuadra të forta të klubeve, futbollistë bullgarë, të cilët përhapin lavdinë e Bullgarisë anë e mbanë botës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..